Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Hipokrizia

Zeus

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Maj 16, 2021
Mesazhe
4,316
“Kthehuni nga vetvetja, kthehuni rreth vetvetes, shikoni se si njerëzit me dy fytyra për rreth jush ia shesin apo më mirë te themi ia huazojnë shpirtin “dreqit” në mënyrë që para njerëzve të paraqitën dhe kinse të tregtojnë dhe blejnë mallra të shtrenjta, vetura luksoze, janë në shoqëri me femra bukuroshe, e me siguri njeriu duhet të mendoj dhe ketë logjikë për këtë se çfarë jete kanë dhe bëjnë ky lloj njerëzish në realitet".

Shumë herë duke menduar për natyrën njerëzore dhe personalitetin e tyre, unë shpesh herë ndalem tek një fenomen qe mendojë se në masë të madhe e kanë te gjithë njerëzit, pra mendojë se në raste të caktuara të gjithë njerëzit janë hipokrit!

-E dimë se çfarë është hipokrizia, pra vjen nga fjala greke shtirje!

Hipokrit: Që shtiret sikur është i mirë, i virtytshëm e i dashur, me qëllim që të gënjejë të tjerët; që mban qëndrim me dy faqe, shtirak, shtinjak; që nuk i shpreh haptas ndjenjat, bindjet ose qëllimet e vërteta.

-Hipokrizi mund të thuhet në rast se një person është hipokrit kur veprimet e tij kundërshtojnë besimet e brendshme dhe qëndrimet e pohimeve të tij apo anasjelltas, pra kemi të bëjmë me njerëz që duan të manipulojnë me të tjerët për të krijuar një figurë pozitive tek ata, për një interes të caktuar!

Hipokrizi: Të qenët hipokrit, vesi i atij që mban qëndrim me dy faqe; fjalë, sjellje a diçka tjetër e rreme, që synon të mashtrojë të tjerët.

-Për këtë kategori njerëzish një gjë është e sigurt: përfitimi në mënyra të ndryshme, mënyra të cilat nuk përkojnë me moralin, se për këtë ata edhe shtrembërojnë të vërtetën dhe mundohen të përshtatën sa për sy e faqe!

Hipokrizia është veprimi dënues apo thirrje për dënim e një personi tjetër kur qortuesi është fajtor i veprimit për të cilin ai kërkon që i padituri (i akuzuari) të dënohet. Hipokrizia është shtirja e një njeriu që pohon se zotëron cilësi, (virtyte, morale, besime, parime,) mendime apo ndjenja që në të vërtetë nuk i ka.

Një njeri është hipokrit kur veprimet e tij kundërshtojnë besimet e brendshme dhe pohimet e tij apo anasjelltas.

Hipokrizia përdor manipulimin e njerëzve të tjerë apo mbajtjen e një figure pozitive të

vetvetes tek të tjerët apo për vetveten.

Në psikologji, sjellja hipokrite lidhet ngushtë me gabimin cilësues themeltar: njerëzit anojnë ti shpjegojnë veprimet e tyre sipas rrethanës në të cilën ndodhën, duke çuar në gjykimin e të tjerëve e ndërkohë në përligjjen apo (justifikimin) e veprimeve të tyre.

Po ashtu, te disa njerëz në të vërtetë vërejnë se kanë një karakter të sëmurë të cilin e prezantojnë tek njerëz tjerë.

Kjo quhet projeksion psikologjik.

Hipokrizia është veprimi apo gjendja e të pamohuarit e të qenurit më i mirë se dikush apo të ketë ndjenja apo besime të cilat një njeri nuk i ka.

Hipokrizia më së miri mund të hetohet tek njerëzit e ultë. Kur ti je për çdo ditë me ta dhe përcjellë ato krijesa si ato mundohen të paraqiten në formën me të mirë, mundohen të përdorin fjalor, fjalor me të cilin kur ti do dëgjosh do të të duket se ke te besh me parazitë të rrezikshëm apo më mire të themi me insekte të pa zhvillueme dhe me këtë mund t'i definosh si dyfytyrësha edhe pse ndoshta ky emërtim është shumë i butë për këta tipa njerëzish e që ne ditët bashkëkohore si duket shtohen apo më mirë të themi rriten në sasi.

Të gjithë qeniet njerëzore duhet pranuar kanë pak në shpirt hipokrizinë apo të themi simulimin e kjo është krejt pasojë e rrethit ku jetojmë dhe se ky rreth kërkon këtë nga ne e ne jemi ata të cilët e servojmë.

Por është shumë e rrezikshme kur hipokrizia si në ditët e sotme te shumë qenie njerëzore ka kaluar në mënyrë të jetesës.

Çka mendoni ju me këtë?

Mirëpo është interesant të dihet se si reagojnë hipokritët kur shohin dyfytyrësitë e të tjerëve apo të themi këta dyfytyrëshat tanë kur takohen me hipokritet tjerë, kur ata fillojnë edhe këtyre tua bëjnë jetën banale?

“Kthehuni nga vetvetja, kthehuni rreth vetvetes, shikoni se si njerëzit me dy fytyra për rreth jush ia shesin apo më mirë te themi ia huazojnë shpirtin “dreqit” në mënyrë që para njerëzve të paraqitën dhe kinse të tregtojnë dhe blejnë mallra të shtrenjta, vetura luksoze, janë në shoqëri me femra bukuroshe, e me siguri njeriu duhet të mendoj dhe ketë logjikë për këtë se çfarë jete kanë dhe bëjnë ky lloj njerëzish në realitet".

O njerëz me dy fytyra mos t'i quajmë hipokrit kthehuni nga vetvetja, kjo është rruga më e drejtë dhe më e ndershme, kjo është ajo çka na mban në jetë sepse dyfytyrësia apo hipokrizia na ndan, na benë jo njerëz.

Mendohuni pakëz dhe logjikoni me atë mendjen e juaj të sëmurë se në rrethin tuaj shumica e njerëzve jetojnë jetë të lumtur, as një burrë nuk mashtron gruan e tij, asnjë grua nuk luan me nderin e burrit, edhe këta pra bëjnë jetë, asnjë nuk pretendon se është ai i cili do jetë shpëtimtari i atyre që e rrethojnë por do jetë një prej atyre që do jetoj jetën së bashku me ta.

Por ju jeni ata që jeni kundër këtyre e ju duket se këta janë ata që jeni ju!

Këta janë të sinqertë, këta janë të njerëzishëm, por ku jeni ju???....

Mendoj se ky lloj i njerëzve apo më mire tu them qenieve njerëzore është rreziku permanent për një shoqëri njerëzore.

Duhet të risocializohen këta se përndryshe shoqëria njerëzore do ta ketë të vështirë po që se këta rekrutojnë në radhët e tyre elemente të reja të rrezikshme për shoqërinë normale njerëzore.
- Sokol DEMAKU
 
Njerezit me te felliqur jane ata qe flasin keq per ty,e pastaj te ulen perballe,te qeshin ne fytyre dhe bejne sikur te duan.

Pablo Escobar
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.