• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Histori e bukur dashurie

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Jetmira

Contributor
PRINCESS
Mesazhe
6,927
Shkrimtarja jetime: E dija që i dashuri s’do martohej kurrë me mua, fundi i tmerrshëm
Tri histori dashurie me funde të trishta, nuk e kanë gjunjëzuar Lumturie Kodrën, shkrimtaren që u rrit jetime e mundi ta njohë nënën vetëm kur ishte 11-vjeçe, por që jeta nuk e përkëdheli kurrë ashtu siç donte.
Ajo vijon rrëfimin në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” dhe flet për dashurinë e parë, me burrë të quajtur Roberto në qytetin e Korëës. Historia me të siç thotë Lumturia ishte e shkurtër dhe e vrullshme por përfundoi me një fund të tmerrshëm. Ai vdes në momentin që ajo sjell në jetë fëmijën e tyre, djalin e saj të vetëm
“Me Roberton pata një histori të shkurtër, më merrte, më çonte tek vëllai. Ditën kur isha në maternitet e mora vesh nga shoqet se ai kishte humbur jetën në maternitet”,- thotë Lumturia.
Ajo përlotet në studio dhe shton: “Njerëzit e tij nuk i njoha. Unë u largova nga Korça për të mbyllur plagët, shkova tek Nexhmije Hoxha për të kërkuar shtëpi. Unë e dija që nuk do ta merrja për burrë, e dija. Isha e dashuruar dhe kaq. Ne jetimët na shikonin me përbuzje dhe s’kishte s’i ndodhte ndryshe”,- shton ajo.
 
Top