Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Histori per mendim

miku

Chatoshqip.com
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 15, 2017
Mesazhe
372
Përmbajtja e mëposhtme nuk është histori e vërtetë por, ndoshta, një reflektim i udhëhequr në formë ëndrre,
që ka për qëllim të eksplorojë shkaqet e vërteta të dështimeve tona.
Marr guximin dhe të sugjeroj ta lexosh me kujdes, mundohu të ndalosh leximin për pak sekonda në çdo frazë dhe imagjino çdo ikonë
.

Jam duke ecur në një rrugicë.
Lejoj këmbët e mia të më udhëzojnë.
Shikimi im përqëndrohet tek pemët, zogjtë, gurët.
Në horizont shfaqet skica e mjegullt e një qyteti.
Përqëndroj shikimin tim që ta dalloj më pastër.
Ndjej se qyteti më tërheq pranë tij.

Pa ditur se si, bindem se në këtë qytet do gjej gjithçka kam nevojë.
Të gjitha qëllimet e mia, dëshirat, arritjet e ardhshme.
Aspiratat dhe ëndrrat e mia gjenden në këtë qytet.
Atë që dua të arrij,
atë që kam nevojë,
atë që do doja më shumë të bëhesha,
atë që luftoj,
atë që përpiqem,
atë për të cilën punoj,
atë që do ishte suksesi më i madh i të gjitha përpjekjeve të mia.

Fantazoj se të gjitha këto gjenden në këtë qytet.

Pa hezitim, filloj të drejtohem për atje.
Pas pak, ndërsa kam filluar hapat, rrugica bëhet malore.
Lodhem pak por ska gjë.
Vazhdoj.

Shikoj një hije të zezë më poshtë, në rrugë.
Afrohem dhe shikoj se një kanal i madh pengon kalimin tim.
Frikësohem…hezitoj.
Nervozohem që qëllimi im nuk mund të arrihet kollaj.
Vendos ta kapërcej kanalin.
Bëj prapa, marr vrudh dhe… e kapërcej.
Ja arrij të kaloj.
Rifilloj rrugën time dhe vazhdoj të eci.
Nxitoj drejt qytetit: rruga duket e pastër.

Më habit një humnerë që hapet drejt rrugës time.
Ndalem.
E pamundur ta kapërcej këtë hapësirë.
Shikoj se aty afër ka drurë, gozhdë dhe vegla të ndryshme.
Kuptoj se gjendem atje për ndërtimin e një ure.
Asnjëherë nuk isha i mirë me përdorimin e veglave..
..dhe mendohem të dorëzohem.
Shikoj qëllimin që dëshiroj dhe …ndryshoj mendje.
Filloj ndërtimin e urës.
Kalojnë orë, ditë, muaj.
Ura është gati.
I emocionuar, e kaloj.

Dhe duke arritur nga ana tjetër…zbuloj murin.
Një mur gjigand, i ftoht dhe i lagësht, rrethon qytetin e ëndrrave të mia…
Ndihem i dëshpëruar..
Kërkoj një menyrë që ta shmang.
Nuk ka.
Duhet ti ngjitem.
Qyteti është shumë afër..
Nuk do e lë murin të më bllokojë kalimin.
Filloj te ngjitem mbi mur.

Shplodhem pak minuta dhe marr frymë…
Papritur shikoj, në cepin e rrugës,
një fëmijë duke me parë sikur të më njifte.
Më kujton veten time… kur isha fëmijë.
Ndoshta prandaj dhe guxoj ti shfaq hapur ankesën time.

“Pse kaq shumë pengesa midis meje dhe qëllimit tim?”

Fëmija ngre supet lart dhe më përgjigjet:

“E pse më pyet mua?
Nuk egzistonin deri kur erdhe..
Pengesat i solle ti.”

Ky artikull është një prodhim origjinal – Burimi: ChatoShqip.com
 
Fantastik!
Te faleminderit @miku qe e ndave me ne. ?
 
Wow! Sa e bukur! ?
Është një rrugë që e duam të gjithë, por vetëm ato që nuk dorëzohen e përfundojnë.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.