Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Historia e errët e Kullës së Londrës

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Historia e errët e Kullës së Londrës​


E2B66F3B-670A-4ADD-8E22-25905F325D8A.jpeg

Sot është një simbol i famshëm i Britanisë së Madhe, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO -s që nga viti 1988. Por kur u ngrit në vitin 1080, ishte sinonim i shtypjes së huaj.Në fakt në fillim Kulla e Londrës ishte fortesa e ndërtuar me porosi të Uilliam Pushtuesit, Duka i Normandisë.
Pasi mundi Haroldin, mbretin e anglosaksonëve, në Betejën e Hastings në vitin 1066, padronit të ri të ishullit iu desh të ruante kontrollin dhe të shtypte çdo rebelim. Kulla e parë (e quajtur Kulla e Bardhë që nga shekulli i 13-të, dhe aktualisht ndërtesa kryesore e kompleksit) kishte pikërisht këtë synim:të ruante qasje në lumin Tamiz dhe t’u kujtonte të gjithëve fuqinë normane.
Teksa i është nënshtruar riparimeve të vazhdueshme, Kulla është përdorur gjithmonë, dhe tregon ende sot të gjithë qëndrueshmërinë e saj. Kjo është arsyeja pse aty ruhen xhevahirët e Kurorës Angleze. Por në të kaluarën Kulla ka qenë një pallat mbretëror, arkiv shtetëror, dhe në disa raste një burg nga i cili ishte e pamundur arratisja.

Burgu i armiqve të Kurorës Britanike
Për një kohë të gjatë britanikët e panë me respekt kullën që dominonte horizontin mesjetar të Londrës. Hyrja në të ndodhej në katin e dytë nga tre katet gjithsej. Por shkallët mund të hiqeshin me shpejtësi në rastin e një sulmi.
Një shembull i shkëlqyer i arkitekturës mesjetare me funksione të dyfishta ushtarake dhe politike, Kulla e Londrës u rrethua disa herë. Por famën më të madhe e fitoi si burg dhe jo si fortesë. Këtu janë burgosur armiqtë e shtetit (Tomas Mor, u burgos në vitin 1534 dhe më pas iu pre koka), apo të afërm të sikletshëm të familjes mbretërore:Ana Bolena, gruaja e dytë e Henrit VIII, së cilës po ashtu iu pre koka në kullë, si dhe Kethtrin Hauard dhe Ledi Xhejn Grej. Në tërësi, në kullë janë burgosur 4 mbretëresha të Anglisë dhe vetëm njëra, Elizabeta I (e burgosur nga Meri Gjakatarja), doli gjallë prej andej.
Por viktimat më të shquara të kullës ishin dy princat Eduard dhe Riçard, djemtë e Eduardit të IV të Jorkut. Ato ishin kohët e errëta të Luftës së Trëndafilave dhe vëllezërit e vegjël, përkatësisht 12 dhe 9 vjeç, u mbyllën në kullë në vitin 1483. Për fatin e tyre nuk pati më asnjë lajm.
Nuk ka prova të sigurta se ata u vranë në kullë. Megjithatë kulla u quajt më vonë Kulla e Përgjakshme. Për ata që burgoseshin në Kullën e Londrës, vdekja mund të ishte një çlirim. Gai Fouks, atentatori që u përpoq të hidhte në erë Mbretin Xhejms I dhe deputetët në vitin 1605, u torturua për 2 ditë rresht para se të ekzekutohej.

Stolitë e monarkisë
Kulla është modifikuar shumë herë. Si kala doli jashtë funksionit me përhapjen e topave, por vazhdoi të ishte një nga vendet simbol të fuqisë së Anglisë. Ishte rezidenca mbretërore deri në shekullin e VII, dhe vendndodhja e thesarit të Madhërisë së Tij deri në fillim të shekullit XIX.
Pastaj ishte një kopsht zoologjik privat deri në vitin 1835. Ndërkohë, vazhdoi të mbante brenda garnizone ushtarësh dhe depo armësh, dhe që prej vitit 1303 stolitë e Kurorës. Kur një hajdut i vodhi ato nga Abej Uestminster, u zhvendosën në atë që besohej të ishte vendi më i sigurt në mbretëri.
23.578 objekte të çmuara, përfshirë diamante, ar dhe gurë të çmuar të grumbulluar nga sovranët anglezë gjatë shekujve, ndodhen ende në Kullën e Londrës, të ekspozuara edhe për sytë e turistëve. Në të kaluarën ato ishin edhe më shumë, por një pjesë e konsiderueshme e koleksionit u shpërnda gjatë viteve të luftës civile dhe Republikës, në shekullin XVII.
Por po aq të famshëm sa fortesat janë edhe rojet e saj, Beefeaters, me uniformën e tyre tipike të kuqe. Ata e kanë marrë këtë emër për shkak të dietës së tyre tradicionale me bazë mishi. Në fakt mbetet ende një pozicion prestigjioz dhe i mirë-paguar, edhe pse privilegjet e të kaluarës janë vetëm një kujtim i largët. Më shumë sesa roje, Beefeaters punojnë tani si guida turistike.
Peripecitë e Urës së Londrës
Nga dritaret e Kullës mund të shihni Urën e Londrës, një tjetër simbol ikonë i qytetit, e ndërtuar shumë më vonë. Ura e Londrës u hap për herë të parë më 1 gusht 1831. Në ceremonimori pjesë edhe familja mbretërore, që ofroi një banket në një pjesë të strukturës.
Por Ura e Londrës, nisi të fundosej me 3 centimetra në vit. Ndaj në vitin 1968, iu shit një biznesmen amerikan, që e çmontoi tullë pas tulle dhe e rindërtoi në Arizona, ku u bë atraksioni i dytë turistik në atë shtet pas Kanionit të Madh. Ndërsa një urë tjetër e Londrës u ndërtua dhe përurua në vitin 1973.

/ Focus – Bota.al
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.