Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“Historia e ka treguar”, këto janë shenjat më inteligjente të horoskopit

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,919
Çdo shenjë e Zodiakut ka pikat e veta të forta, por kur flasim për inteligjencë disa përfaqësues të zodiakut dallohen nga të tjerët.Duhet theksuar se ka dy lloje inteligjence: analitike dhe emotive.

Inteligjenca analitike përkufizohet duke përdorur testin e trurit dhe inteligjenca emotive i referohet aftësive intuitive.

Në këto tre shenja të Zodiakut, këto dy tipe inteligjence janë zhvilluar në maksimum.

Kjo nuk do të thotë se njerëzit e lindur nën shenjat e tjera të Horoskopit, janë më pak të zgjuar, vetëm se disa planet kanë një influencë më të madhe në disa karakteristika të personalitetit.

Po cilat janë shenjat më inteligjente të Horoskopit?

1.UJORI

Ujori kontrollohet nga Urani, planeti i lirisë, i ndryshimit, i aftësisë për të parë mundësi të reja.

Ujorët nuk ndjekin kurrë turmën dhe pavarësia e tyre i frymëzon pë ride të reja origjinale.

Kanë një mendje shumë gjeniale dhe janë të aftë për t’u përmbushur në çdo fushë të jetës. Dedikimi i tyre i ndihmon të kenë sukses.

Entuziazmi i tyre ‘infekton’ edhe ata që kanë pranë dhe nëse janë të apasionuar pas diçkaje, janë të gatshëm për të bërë maksimumin vetëm për ta arritur. Avantazhi i tyre kryesor është aftësia për të menduar jashtë skemave.

Ujorë të famshëm:

Galileo Galilei, Bob Marley, Thomas Edison, Jules Verne, Amadeus Mozart


  1. AKREPI

Akrepët shpesh nënvlerësohen, që nga momenti që personaliteti i tyre misterioz mund të fshehë aftësitë e tyre.

Nëse besojnë në diçka apo në dashuri, mund të ‘zhyten’ tërësisht në çështje, sipas interest të tyre.

Nëse hera herës janë në gjendje për të marrë vendime irracionale, janë të gatshëm për t’u rikthyer në rrugën e duhur.

Ndërkohë kanë një ndjeshmëri dhe intuitë shumë të fortë, gjë që rrit nivelin e tyre të inteligjencës emotive.

Akrepët janë karizmatikë dhe tërheqës, gjë që u lejon të bëhen shembull për të tjerët dhe u mësojnë atyre përmes veprimeve që kanë.

Janë perceptues, shumë të mprehtë dhe është thuajse e pamundur t’i mashtrosh.

Akrepë të famshëm:

Bill Gates, Cristoforo Colombo, Pablo Picasso, Grace Kelly

3.Binjakët


Binjakët, të cilët kontrollohen nga planeti i komunikimit, Mërkuri, kanë aftësitë e shkëlqyera të një oratori dhe mendimtari.

Janë hokatarë, zbavitës dhe social. Marrin me shpejtësi në dorë çdo argument dhe dallohen për mendimet logjike të zhvilluara.

Janë të aftë në shumë fusha, duke filluar që nga gjuhët e huaja deri tek zgjidhja e problemeve matematikore.

Binjakët mund të shpjegojnë konceptet më komplekse në mënyrën më të thjeshtë.

Binjakë të famshëm:

Arthur Conan Doyle, Paul Mçartney, Clint Eastwood, Peter I, Johnny Depp, Natalie Portman


Natyrisht, të gjithë shenjat e Horoskopit janë unike dhe secila syresh ka llojin e vet të inteligjencës.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.