Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Historia e Parajsave në librat e shenjtë:Si janë, ku ndodhen dhe çfarë premtojnë ato

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Historia e Parajsave në librat e shenjtë:Si janë, ku ndodhen dhe çfarë premtojnë ato​




Të parët që ëndërruan Parajsën në botën e përtejshme ishin sumerët, që e quajtën Dilmun. Ajo përshkruhet në një pllakë (që daton në vitin 2500 Para Krishtit) si një vend i pastër dhe i shkëlqyer, ku nuk ka sëmundje apo dhunë. Fjala “parajsë” (paradise) buron nga persishtja e lashtë, ku fjala “piridaeza” do të thotë kopsht, park.
E përkthyer nga grekët u bë “paradeisos”, dhe po kështu u riemërua Kopshti i Edenit në Biblën e të Shtatëdhjetëve, pra në përkthimin në greqisht nga hebraishtja, që ndodhi në shekullin III Para Krishtit. Por ******* ka po aq emra të tjerë sa edhe fe:Sheol për hebrenjtë, Fushat Eliziane për grekët e lashtë, Gan Eden për myslimanët, Tokë e Pastër për budistët, dhe Vaikhunta për Hindutë.
Ato janë të gjitha vende të qeta dhe idilike, të cilat megjithatë pasqyrojnë kulturat e ndryshme nga vijnë. “******* është një dimension simbolik i domosdoshëm për çdo kulturë, sepse ajo është pasqyrimi i një utopie sociale:Në parajsë gjithçka është e përsosur, pasi të gjithë jemi të barabartë dhe të lumtur. Aty nuk ekziston asnjë konflikt midis njerëzve. Ne jemi të gjithë të ndryshëm, por në një trup që është trupi i Zotit.
******* është gjithashtu një vizion i madh psikologjik:Ajo përfaqëson rikthimin në barkun e nënës, ku ndodh më në fund shkrirja e dyve në një”- thotë Masimo Raveri, profesor i besimeve fetare dhe filozofive të Azisë Lindore në Universitetin Ca’Foscari të Venecias.

Ku ndodhet ajo?
Pra ******* është një utopi, që nuk mund të realizohet në këtë jetë. Së pari njeriu duhet të vdesë, në mënyrë që të arrijë në vendin e përjetësisë. Por ku ndodhet ajo? ******* nuk është në Tokë, pasi asnjë eksplorues nuk e ka gjetur ndonjëherë atë. Nuk është as në qiell, sepse astronomët e kanë përjashtuar mundësinë e shikimit të tij.
Përgjatë shekujve, shkenca ka kontribuar në dobësimin e të gjitha teorive gjeografike mbi jetën e përtejme. Megjithatë, shpresa për ta arritur atë është gjithmonë e gjallë. Kisha Katolike nuk e neglizhon këtë nevojë të thellë. Ajo e përcakton Parajsën si “qëllimin fundor të njeriut, dhe si realizimin e aspiratave të tij më të thella, gjendjen e lumturisë supreme dhe përfundimtare”.
Por ajo preferon të frenojë imagjinatën e besimtarëve, apo të tregojë vendndodhjen specifike të Parajsës. “Ky bashkim i bekuar me Perëndinë, dhe me të gjithë ata që janë me Krishtin, etejkalon çdo mundësi të të kuptuarit dhe përshkruarit”-thuhet në Katekizmin e Kishës Katolike.

Suksesi i Krishterimit
Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në fakt, suksesi i fesë së krishterë që nga koha e Perandorisë Romake, i detyrohet pikërisht perspektivave rozë që ofron për jetën e përtejme, ndryshe nga për shembull, Judaizmi, që në fazën e tij më të lashtë e kishte përshkruar jetën e përtejme (Sheolin) si një botë e errët dhe të nëndheshme, ku futeshin pas vdekjes si të mirët ashtu edhe të këqijtë. Më vonë (në shekullin I Pas Krishtit), edhe rabinët prezantuan konceptin e ringjalljes së të vdekurve, dhe folën për jetën e përjetshme në Kopshtin e Edenit.

Qyteti
******* është parashikuar si një vend ideal nga teologët e parë të krishterë, si Shën Thomai. Por teksti i shenjtë që ngacmoi më shumë imagjinatën e besimtarëve është Apokalipsi i Gjonit. Ai përshkruan Jeruzalemin qiellor si vendbanimin e të zgjedhurve pas ringjalljes.
Është një qytet i rrethuar me mure guri diaspri, me shtëpi prej ari dhe kristali, të zbukuruara me gurë të çmuar.
Në sheshin qendror ndodhet Pema e Jetës (e njëjta që ishte në Kopshtin e Edenit), e cila ofron fruta çdo muaj. Paraqitja e Parajsës si një qytet e bëri shumë më konkret vizionin e botës së përtejme, të paktën për protestantët.
Për shembull ungjillori Xhadson Korduoll, nuk kursehet aspak në detajet që jep në librin e tij të vitit 1989 “*******”. Ai e imagjinon Jerusalemin qiellor si një kub me diametër 2414 km, i përbërë nga 1.500 nivele të mbivendosura. Po ashtu ai llogariti se sa mund të jenë deri taninumri të përzgjedhurve të Zotit: 28 miliardë.

Papafingoja

Por premtimi më tundues për jetën e përtejme është ai i Islamit:në Kuran, Gan Edenipërshkruhet si një vend i kënaqësive materiale. Të zgjedhurit mund të shijojnë fruta, mish dhe mjaltë, verë të shijshme, banjo në burimet më të pastra, dhe shumë virgjëresha.
“Por kur i luteni Zotit, kërkoni prej tij Firdeusin, pasi ai është kati më i mirë dhe më i lartë i qiellit”– ka thënë Allahu. Firdeusi është në praktikë Papafingoja e parajsës myslimane, e cila është konceptuar si një ndërtesë 8-katëshe, në majë të së cilës ndodhet froni i Zotit.
“E përbashkëta midis këtyre feve është koncepti se *******, nga një vend i përsosmërisë fillestare, është shndërruar në vendin e përsosmërisë përfundimtare”– shpjegon historiani i feve Xhovani Filoramo. Por sipas tij tek fetë lindore, ku ekziston një konceptim ciklik i kohës, ******* nuk është një gjendje përfundimtare, por një kalim që përsëritet nga një
cikël jetësor në tjetrin.
Kështu në Hinduizëm, Parajsat janë të shumta. “Është ajo e Indrës, Shivës, Vishnu-së. Të gjitha janë vende kënaqësie, me dreka, vajza të bukura etj. Por në fund të këtyre kënaqësive, njeriu rikthehet në tokë. Në fakt, synimi është të përmirësosh veten, nga jeta në jetë, për të arritur çlirimin përfundimtar, që është pikërisht anulimi i të jetuarit”– thotë Stefano Piano, një nga indologët kryesorë në Itali.

Nirvana

Konceptimi i Budizmit klasik (viti 600 Para Krishtit) nuk është i ndryshëm:Buda nuk flet për “atë që ndodh më pas”, pasi ajo që ka rëndësi është çlirimi nga dhimbja e ekzistencës. Lumturia, pra Nirvana, është fundi i rilindjeve të vazhdueshme, asgjëja.
Megjithatë, në një fazë të mëvonshme historike, Buda, që merr karakteristikat e një hyjnie, u premton të zgjedhurve të ndriçuar, mbretërinë e tij të përsosmërisë absolute, Tokën e Pastër.
Në Amidizëm, një rrymë e budizmit, Toka e Pastër përbëhet nga liqene, lule zambaku, pyje me gurë të çmuar, kopshte zanash dhe muzikë qiellore.
Por ky është një përjashtim. “Në fakt, Amidizmi përshkruan gjithashtu një Buda shumë njerëzor, të mirë që kujdeset për ne, dhe që na shpëton duke na çuar në Tokën e Pastër. Me pak fjalë, është shumë afër Krishterimit”, shpjegon Raveri. Sipas tij kjo është edhe arsyeja e suksesit të Budizmit në Perëndim.

/ Focus
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.