Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Horoskopi 5 gusht, ja parashikimi i yjeve për ju

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,919
Dashi

Ju keni qenë të zënë me angazhime deri tani, por ka ardhur koha të merrni shpërblimet e duhura. Nuk ka asgjë, ose pothuajse asgjë, që nuk mund të ketë sukses. Nëse ndjeni nevojën për të hyrë në një biznes, bëjeni, por mos prisni të ndryshoni botën përreth brenda në një momenti.

Demi

Do ju vijnë ndikime pozitive në fushën e miqësinë. Këto sinjale ju nxisin të veproni për të parë dëshirat tuaja të bukura dhe të mbusheni me shpresë. Nuk ka zbrazëtira emocionale. Ka momente të ngrohta në dashur me parnterin tuaj dhe miqtë. Një periudhe e mirë për ju.

Binjakët

Hëna është e pafavorshme për ju dhe disa lëkundje humori janë të mundshme, por mos u ankoni. Jeta ju buzëqesh dhe vështirësitë e vogla nuk do ndryshojnë ndjenjat tuaja gjatë kësaj periudhe.

Gaforrja

Për ata që kanë një zemër të lirë dhe për ata që kanë vendosur të marrin disa pushime, yjet premtojnë takime imagjinare, për t’u eksploruar së shpejti. Në shoqëri, tregoni frytet e përvojës dhe cilësitë tuaja të mira. Do jeni një person argëtues, përfshini edhe një mikun tuaj në aventurat që do ndërmerrni.

Luani

Ekzistojnë forca të shkëlqyera astrale në dispozicionin tuaj. Me hyrjen e mërkurit në shenjë, krijimtaria juaj do jetë maksimale. Do jeni ambiciozë dhe të nxitur nga një dëshirë e fortë për të treguar veten, pa lënë pas dore nevojat e atyre që bashkëpunojnë dhe jetojnë pranë jush. Në punë dini të merrni përsipër përgjegjësitë tuaja pa bërë kompromise të bezdisshme.

Virgjëresha

Ju keni mundësinë për të parë situatat në mënyrë të qartë dhe të veproni në përputhje me rrethanat për të forcuar idetë tuaja, në të gjitha kontekstet ekzistenciale. Kjo është një ditë e mirë për të menduar ose bërë diçka të dobishme me shoqërinë.

Peshorja

Pas disa javësh armiqësie, Mërkuri është në një kënd të përsosur për t’ju bërë të rikuperoni pikat për sa i përket fjalëve, reflekseve të gatshme dhe kontakteve ndërnjerëzore. Hëna e sotme dhe e nesërme sugjeron të organizoni një festë të vogël. Bëni një vizitë tek mjeku nëse ndjeni ndonjë shqetësim.

Akrepi

Hëna, yll i perceptueshëm, ndriçon fushën tuaj të dashurisë dhe di si t’ju japë mundësinë për të kuptuar, ndjeshmërinë e rafinuar dhe ju ndihmon të mbani marrëdhënie të mira me të gjithë. Kuadri juaj aktual astral ju jep mundësinë të keni një takim mjaft të këndshëm në darkë.

Shigjetari

Pritet që të shijoni kënaqësitë që ju ofron jeta në shoqëri, dashuri dhe familje.Nëse jeni duke planifikuar disa pushime, një transferim të punës ose një ndryshim të vendbanimit, do ta bëni atë më së miri sepse keni favorizimin e yjeve.

Bricjapi

Nga sot deri të premten priten momente plot kënaqësi emocionale, veçanërisht në fushën e miqësive. Ndjeshmëria dhe shoqërueshmëria janë stimuluese: elementë të dobishëm për tu vërejtur nga ata që ju pëlqejnë. Marrëdhëniet e mira shoqërore ju bëjnë që kandidati ideal të gjendet nga grupi i miqve të vjetër dhe të rinj.

Ujori

Ju jeni dinamik dhe në gjendje të përballeni me kontrastet tuaja të përditshme të vogla për të qënë fitues në çdo moment. Është e mençur që herë pas herë të bëni ndonjë hap prapa dhe të lejoni edhe të tjerët të tregojnë veten e tyre.

Peshqit

Lëvizjet planetare të këtyre ditëve ju favorizojnë. Përdorni ndikimet e tyre të mira për të qënë mirë me partnerin tuaj, për të provuar stimuj të rinj dhe për të fituar besimin e simpatinë e atyre që ju kanë shpërfillur. Merrni pjese në një festë sepse kjo mund t’ju ndryshojë jetën. Nëse jeni duke vuajtur për një histori të mbyllur dashurie, një tjetër do vijë së shpejti.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.