Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Horoskopi ditor, e shtunë 29 qershor 2019

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,946
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Parashikohet një ditë mjaft interesante dhe pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Këshillohet që të mos i lini mundësitë që t’iu ikin nga duart, pasi mund të ndërmerrni një rrugëtim të ri. Kjo edhe në sajë të ndërhyrjes së ndonjë miqësie, ku do ju jepet dorë në sferën profesionale. Edhe në fushën e ndjenjave do të ketë rikuperim.

Demi

Pritet që të përballeni me probleme të natyrës ekonomike. Shpenzime të shumta, edhe të papritura, do të dëmtojnë portofolin tuaj, duke e gjetur veten në vështirësi lidhur me menaxhimin e financave. Bëni kujdes në raport me familjarët dhe stimuloni dialogun, në mënyrë që të shmangni keqkuptimet.

Binjakët

Duhet të mundoheni që të bindni veten se ndonjëherë mbyllja e një kapitulli është zgjedhja e duhur për tu ndjerë më mirë, edhe në sferën profesionale. Mundohuni që të shikoni drejt së ardhmes. Në sferën sentimentale do të ketë përmirësime, mjafton që ti kushtoni më shumë rëndësi dashurisë.

Gaforrja

Do të ndiheni të lodhur, sidomos në sferën profesionale. Jo çdo gjë do të ecë siç ju dëshironi, përkundrazi ka disa çështje pezull të cilat kanë nevojë për sqarim dhe për shkak të tyre do të ndiheni nervoz. Mundohuni që të kërkoni ndihmë.

Luani

Kjo e shtunë nuk do ju gjejë aspak në humor, ku do të dominojë lodhja. Keni nevojë që të pushoni më shumë, ndaj mundohuni që të bëni vetëm gjërat e domosdoshme. Shmangni përplasjet dhe diskutimet. Nëse mundeni shtyjini për ditë tjetër problemet dhe diskutimet, edhe nëse kanë të bëjnë me sferën sentimentale.

Virgjëresha

Parashikohet një ditë rikuperimi në raport me të mëparshmet, ndonëse ka ende një situatë stresuese me të cilën duhet të përballeni. Do të ndiheni të lodhur fizikisht dhe mendërisht dhe kjo gjë do ju bëjë disi nervoz. Mundohuni që të relaksoheni.

Peshorja

Ju pret një e shtunë pozitive, gjatë së cilës mund të merrni lajme të bukura, të cilat mund të kenë të bëjnë me sferën profesionale. Edhe sa i takon ndjenjave, situata do të jetë më e mirë, mjafton që të mos fiksoheni pas të kaluarës dhe historive të cilat tashmë kanë përfunduar.

Akrepi

Kjo ditë do të jetë e mbushur me stres. Do të ndjeni lodhje fizike dhe mendore, ndaj mundohuni që të gjeni mënyrën për të qenë në formë. Mos lejoni që të pushtoheni nga disa kujtime, pasi është momenti që të shikoni përpara dhe të bëni projekte të reja për të ardhmen.

Shigjetari

Këshillohet që gjatë kësaj fundjave të jeni të kujdesshëm në çdo drejtim. Shmangni sforcimet fizike! Edhe sa i takon ndjenjave duhet të jeni të kujdesshëm, pasi do të ketë probleme dhe ju nuk do të ndiheni aspak rehat. Bëni mirë që të reflektoni para se të flisni.

Bricjapi

Ju pret një e shtunë interesante! Ky fund qershori do të favorizojë të gjithë ata të cilët duan që të jetojnë larg një të kaluare të vështirë, shkruan noa.al. Takimet e reja sentimentale, mund të jenë mjaft të rëndësishme.

Ujori

Do të përballeni me disa vështirësi gjatë kësaj dite, në raport me të tjerët. Edhe në dashuri situata nuk paraqitet e mirë, ashtu sikundër në sferën profesionale duhet të tregoni më shumë durim.

Peshqit

Këshillohet që të tregoheni të matur me fjalët që do të thoni. Nuk do të mungojnë polemikat dhe problemet, ndaj bëni mirë të merrni masa. Ju presin orë të cilat duhen jetuar me më shumë kujdes.
 
Vallaj pikës i paska ra sot.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.