• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Horoskopi i plotë i vitit 2018

Universal

Anetare legjende.
I Rregjistruar/e
Mesazhe
1,614
Likes
1,160
Age
28
Location
127.0.0.1
#1
Dashi

Në 2018-ën do t’ju duhet të jeni konkret, reflektues dhe të kujdesshëm. Saturni dhe Plutoni tek Bricjapi nuk do t’jua lehtësojnë gjërat. Ata sjellin një periudhë ndryshimesh, ri orientimi dhe largimi nga gjithçka që nuk ju kënaq e ju bën të lumtur.
Busulla juaj e brendshme do të ndryshojë dhe veriu juaj tashmë do të jetë një fakt i ri, një person apo një qëllim i ri. Fundi i vitit do ju sjellë rezultatet e para të impenjimit tuaj të gjatë.

Dashuria
Në 2018, dashuria do të jetë e paparashikueshme. Pra prisni të papriturën. Ky do të jetë një vit impenjues. Urani që ndodhet në shenjën tuaj do t’ju sjellë nga të gjitha, gjëra të mira, por edhe nga ato që s’do t’ju pëlqejnë.Planeti i ndryshimeve dhe të rejavepo ju lë, por shpirti juaj i lirë, intuita për të respektuar veten tuaj, ndjenjat dhe dëshirat tuaj do të mbeten. Pikërisht këto arritje tuajat do t’i vënë në provë Plutoni dhe Saturni. Mbrojini, por me kujdes!

Puna
Nëse hidhni vështrimin pas, nuk keni sesi mos të pranoni sa rrugë të gjatë keni bërë. Në përgjithësi keni bërë hapa përpara, qoftë edhe një të vetëm…Tani duhet të mbroni arritjet tuaja. Rreziku i vërtetë do të jetë të përballeni me një person që më mirë do ishte ta evitonit. Ka shumë mënyra për t’iu shmangur konfliktit. Në fund të vitit, Jupiteri tek Shigjetari do t’ju sjellë të ardhura shumë të mira.

Shëndeti
Duhet të tregoni kujdes me gjërat e vogla, të respektoni energjitë dhe trupin tuaj. Ashtu siç kujdeseni për higjenën e trupit, duhet të kujdeseni për emocionet tuaja. Pushimet, gjatë të cilave do të relaksoni veten tuaj dhe nuk do të mendoni për gjërat e tjera, ju bëjnë shumë mirë.

Demi

Mendimi juaj i parë do të jetë stabiliteti, të konsolidoni arritjet në punë, në dashuri apo në jetën tuaj personale. Saturni bashkë me Plutonin do t’ju bëjnë të fortë dhe të vendosur.2018 do t’ju shohë më luftues se kurrë, më praktikë dhe realist, saqë mund të dukeni edhe cinikë! Kalimi i Uranit tek Demi gjatë majit dhe nëntorit do t’ju bëjë të provoni ndryshimet e mëdha që ju presin vitet e ardhshme.
Dashuria
Në dashuri do të besoni se keni arritur qartësinë më të madhe përsa i përket gjërave që dëshironi. Në pjesën më të madhe të vitit do të ndiheni kështu; e dini çfarë doni dhe çfarë duhet të bëni për t’i realizuar.Por të papriturat do të jenë duke ju pritur; një dashuri e papritur me një person që nuk iu ka shkuar kurrë në mendje, një zhgënjim apo një shtatzani. Pse jo një martesë, një bashkëjetesë, një zgjedhje që do të ndryshojë të ardhmen tuaj. Do të jetë një vit për t’u mbajtur mend.
Puna
Saturni do t’ju garantojë arritje afatgjata. Mund të ecni përpara në karrierë, të realizoni një objektiv të madh apo të shtoni klientelën. Jupiterin e keni kundër, prandaj kujdes me administrimin e të ardhurave dhe burokracitë.Nëse shpresoni një ndryshim drastik, Urani tek Demi ngamaji nënëntor mund t’ju sjellë të rejat që prisnit.
Shëndeti
Do të jetë vit shumë i mirë për të tonifikuar trupin. Shëndeti juaj është shumë i mirë dhe mund t’ia dilni të shëroni një shqetësim të hershëm, që mendonit se ishte kthyer në kronik. Tregoni kujdes me ushqimin, hani në mënyrë të moderuar!

Binjakët

Do ta nisni vitin duke u ndjerë më të lehtë, duke menduar për veten tuaj dhe projektet personale, duke zhvilluar interesat tuaja pa shqetësimet e viteve të kaluara që ju kanë ngrirë buzëqeshjen në buzë.Urani tek Dashi nga fundi i majit dhe deri në nëntor do ju ndihmojë të bëni ndryshimet e nevojshme. Një vit i mirë në përgjithësi, sidomos përsa i përket humorit tuaj dhe besimit në vetvete.
Dashuria
Atmosfera e lirisë do të ndihet në dashuri gjatë 2018-ës. Do të keni dëshirë të shpalosni dëshirat tuaja lirisht, të distancoheni nga ata që ju kanë bërë të vuani, të shprehni emocionet tuaja dhe të shijoni pasionin, qofshit çift apo beqar/e.Gjithsesi kujdes Neptunin, që nga Peshqit mund t’ju bëjë të idealizoni atë që ju pëlqen. Tregohuni realist dhe do t’ia dilni më së miri!
Puna
Në 2018-ën, pozicionimi i planeteve muaj pas muaji do të ketë shumë rëndësi për ju. Në përgjithësi ata do t’ju favorizojnë më shumë sesa vitin e kaluar.Në disa muaj progresi do të jetë më i ngadaltë, në disa të tjerë më i shpejtë. Nga nëntori, kujdes me të ardhurat dhe shpenzimet. Mos kini frikë; 2018 do të jetë vit më i mirë sesa 2017!
Shëndeti
Nëse një vit më parë keni vuajtur nga shqetësimet, 2018 do të tregohet i mirë me ju. Sidomos nëse vuani nga depresioni ose vetëbesimi. Ky vit do të përmirësojë humorin tuaj. Një këshillë; merreni me të mirë trupin tuaj.

Gaforrja

2018 do të jetë një vit intensiv për ju, të dashur Gaforre. Intensiv dhe impenjativ, me momente të komplikuara dhe të tjera që do ju ngrenë nervat. Prisni gjithçka, përveç mërzitjes. Të rejat do të jenë të shumta dhe do të duhet të tregoni kujdes e të reflektoni për të gjetur mënyrën më të mirë, për të bërë zgjedhjen e duhur për ju dhe familjen tuaj.Pozicionimet e yjeve do t’ju sjellin gjëra shumë pozitive, por edhe të lodhshme e të komplikuara. Shumë gjëra do të ndryshojnë. Rrini në gatishmëri!
Dashuria
2018 nuk do të jetë viti i duhur për paqartësitë, për sjelljet sipërfaqësore apo grindjet. Do të jetë viti perfekt për të sistemuar jetën tuaj e për të marrë vendime të rëndësishme.Vendimet do të jenë afatgjata si p.sh. të nisni bashkëjetesën, ose një fëmijë; apo të ndaheni, nëse grindeni shpesh. Gjithsesi yjet ju rekomandojnë të ndryshoni gjithçka e të prisni një fazë ndryshe në jetën tuaj.
Puna
Me gjithë këto kalime të rëndësishme planetare, 2018 shihet si një vit ndryshimesh për ju Gaforre. Jupiteri tek Akrepi do ju ndihmojë të zgjeroni aktivitetin, ndërsa Urani tek Demi nga maji në nëntor do ju tregojë rrugë të reja për të ndërmarrë.Kujdes Saturnin dhe Plutonin që i keni kundër, kalime të vështira dhe impenjuese do ju detyrojnë të lëvizni me kujdes dhe të llogarisni mirë çdo hap tuajin.
Shëndeti
Diagrama e shëndetit do të jetë plot ulje dhe ngritje. Kur të ndiheni shumë mirë, do të vijë rënia e lirë, dhe pasi të arrini në fund do të ngriheni sërish. Ky vit nuk ju ofron stabilitet.

Luani

Edhe në 2018 do të jeni pasionalë dhe kurajozë si gjithnjë. Madje në raportet familjare ose ato personale mund të jeni më këmbëngulës se asnjëherë, për t’i sjellë me këmbë në tokë personat që doni.Mos jini impulsivë, 2018 nuk do të jetë vit i pafavorshëm, por do t’ju duhet të tregoheni më të qetë, për të evituar ekzagjerime të çdo tipi. Nëse do të ndiqni këtë këshillë mund të merrni nga 2018 më të mirën që ai ju ofron, sidomos në fund të vitit.
Dashuria
Me Uranin tek Dashi, më pas tek Demi dhe Jupiterin tek Shigjetari, surprizat nuk do të mungojnë në zemrën tuaj. Shumë gjëra do të varen nga kalimet yjore mujore, por në tërësi do të jetoni një vit pozitiv.Do të impenjoheni për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat apo për të pritur një surprizë të papritur, pasi fati mund të ndryshojë planet tuaja. 2018 do të mbyllet vërtet mirë për ju, Luanë.
Puna
Jupiteri tek Akrepi, të cilit i shtohen edhe të papriturat që sjell Urani tek Demi, do t’ju shqetësojnë gjatë vitit. Do t’ju bëjnë të entuziazmoheni shpejt, ndërkohë që duhet ta vlerësoni me kujdes situatën, për të ruajtur rezultatet e arritura deri tani.Nëse do të tregoni kujdes për të mos bërë zgjedhjet e gabuara, 2018 do të jetë vit pozitiv për ju. Një vit i mirë për të ruajtur arritjet e realizuara, por jo për të nisur projekte të reja. Nga nëntori, Urani tek Dashi dhe Jupiteri tek Shigjetari do t’ju ndihmojnë të zgjeroni kufinjtë tuaj dhe të synoni për më lart.
Shëndeti
Nëse do të bëni kujdes me ushqimin, 2018 do të jetë vit pozitiv për shëndetin. Mos ekzagjeroni me yndyrnat, sheqerin dhe alkoolin. Mëlçia juaj do të jetë më mirë, ndërsa analizat e gjakut do ju dalin ok!

Virgjëresha

Çfarë mrekullie ju pret në 2018-ën ju Virgjëresha. Gjatë këtij viti do të rimëkëmbeni plotësisht. Humori do të jetë super, do të dini të bëni zgjedhjet e duhura për të stabilizuar jetën tuaj edhe në sferën personale. Vendimet që do të merrni do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës.Sa mirë është të ndiheni të qetë, të sigurt në vetvete, me më pak mendime negative dhe shqetësime! Ndonjë gjë edhe mund të shkojë jo mirë, por jo si në vitet e kaluara.
Dashuria
2018 do të jetë një vit shumë i favorshëm për të vendosur në shtylla të forta dashurinë tuaj. Do të ndiheni të sigurt në vetvete dhe do të zgjidhni mirë përsa i përket bashkëjetesës, fëmijëve, martesës, shtëpisë etj.Zemra juaj do të ndihet e sigurt dhe do të arrini të shprehni mirë atë që ndjeni. Edhe nëse dashuria nuk ekziston, do të gjeni mënyrën si ta bëni pjesë të jetës suaj. Me Jupiterin tek Akrepi dhe Uranin tekDashi, Kupidi mund t’ju surprizojë!
Puna
Nuk ndodh gjithnjë të keni Jupiterin dhe Saturnin në anën tuaj. Nga ana tjetër, nga maji në nëntor do të keni edhe Uranin. Synoni lart, pasi karriera juaj do të jetë në ngjitje.Prisni stabilitet, siguri ekonomike, zgjidhje tëfavorshme, propozime që po i prisnit prej kohësh. Keni një projekt të vjetër nësirtar? Ndoshta ka ardhur momenti që ta vini në jetë!
Shëndeti
Të shëndetshëm dhe energjikë. Në 2018-ën do të jeni në formë, të gatshëm të përballoni probleme të vjetra. Besimi që do të keni në vetvete do të reflektohet edhe në shëndetin tuaj. Tonifikoni trupin dhe çdo gjë është ok!

Peshorja

2018 mund të jetë një vit plot punë, i karakterizuar nga zgjidhje që do të kërkojnë reflektim maksimal dhe kujdes. Nëse nuk i parashikoni gjërat, do të përballeni me të papritura që mund t’ju detyrojnë të rishikoni planet dhe projektet personale ose ato familjare.Do të jeni si uji që merr formën e enës ku ndodhet, prandaj do të mësoni të përshtateni me situatat që do të krijohen. Lajme të mira do të merrni në nëntor, kur Jupiteri të shkojë tek Shigjetari.
Dashuria
2018 do t’ju sjellë në vëmendje të gjitha ngatërresat e 2017. Nëse nuk keni menduar më parë për t’u dhënë zgjidhje, tashmë do të detyroheni nga rrethanat. Tregohuni të qetë, nëse e keni për zemër partnerin, sepse nëse silleni ndryshe nuk do të jetë një vit i lehtë.Nëse do të mbështesni njëri-tjetrin, raporti juaj do të forcohet. Në të kundërt mund të ndaheni. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, pikë së pari fitoni pavarësinë emotive, përpara se të nisni një histori vetëm për të mos u ndjerë vetëm.
Puna
Në 2018 do të lodheni disi duke u përshtatur me kërkesat dhe ritmet e reja në punë. Nëse ju duket se po ecni në një terren jo shumë të fortë, sforconi veten dhe shihni përpara, tregohuni elastikë. Në këtë mënyrë do të mund të merrni më të mirënnga ky vit i vështirë për ju, Peshore.Duke iu vënë në provë, ky vit do të nxjerrë në pah kapacitete që ju nuk i dinit se i kishit. Do të zgjeroni rrethin e kompetencave tuaja. Një fundvit shumë i mirë me Jupiterin tek Shigjetari.
Shëndeti
Energjia juaj nuk do të jetë arma juaj më të fortë. Prandaj duhet të mësoni të shfrytëzoni me kujdes forcën tuaj, duke mos harxhuar energji me situata tensionuese apo nervoze. Pushoni dhe shijoni ushqimin.

Akrepi

Jeni gati Akrepë? 2018 ju ofron një vit për t’u mbajtur mend. Të lumtur në dashuri, të suksesshëm në punë, të ardhura në rritje, mirëqënie dhe mirëkuptim në familje.Do të ndiheni të sigurt në çdo hap që do të hidhni, në zgjedhjet që do të bëni, në veprimet që do të ndërmerrni. Gjithsesi nuk do t’ju mungojnë surprizat, që Urani, që do të ndodhet tek Demi nga maji në nëntor, do t’ju shkaktojë gjatë këtyre muajve.
Dashuria
Një vit i lumtur, një dashuri e fortë; do të ndiheni protagonist në marrëdhënien tuaj. Disa prej jush do të marrin një vendim të rëndësishëm që do të zgjasë përgjithmonë.Nëse jeni të përfshirë në një histori stabël do të përjetoni një periudhë shumë të bukur, do ta gjeni lumturinë edhe në gjërat e vogla dhe të parëndësishme të përditshmërisë. Nëse jeni beqarë, hidhuni në sulm. Ky vit ju rezervon surpriza pa mbarim! Urani, nga maji në nëntor, do t’ju garantojë situata të forta.
Puna
Me Jupiterin tek Akrepi dhe Saturnin në anën tuaj, 2018 do të jetë një vit i shkëlqyer për punën. Përgatituni për rezultate pozitive, tregoni aftësitë tuaja, zgjidhni situata të komplikuara.Vendimet që do të merrni këtë vit do të jenë pozitive dhe ju garantojnë stabilitet dhe shumë të ardhura. Nuk do të ndaleni dhe do të hidhni hapa plot siguri përpara.
Shëndeti
Forca juaj e brendshme do të shoqërohet nga rezistenca fizike dhe forma e mirë. Do të ndiheni plot energji, për të përballuar impenjimet e përditshme dhe për të mos u prekur nga stresi. Kujdes mos shëndosheni!

Shigjetari

2018 do të jetë një vit përgjithësisht i qetë, me ndonjë të re që gjithsesi nuk do ta përshpejtojë ritmin e këtij viti. Vetëm në fund të vitit, ritmi do të përshpejtohet, me futjen e Jupiterit tek shenja juaj. Ky kalim do të nxjerrë në pah arritjet dhe dëshirat tuaja.Do ju ndihmojë të shprehni të gjitha gjërat që keni mbajtur brenda gjatë kësaj kohe. Vetëm Neptunin do ta keni kundër. Ai mund t’ju shkaktojë ndonjë zhgënjim në familje apo dashuri, por do ta kaloni pa probleme.
Dashuria
Urani që ndodhet tek Dashi do t’ju sjellë transformime dhe ndryshime në dashuri, por për shumë nga ju këto të reja kanë lidhje me ngjarje të kaluara. Për disa nga ju, 2018 do të jetë viti i transformimit. Ai do të konsistojë sidomos në nevojat tuaja dhe do të kërkojë strategji të ndryshme nga ato që keni përdorur në të kaluarën.Neptunin do të keni kundër, do të tentoni të kërkoni idealen, por do të keni një përballje direkte mes vetes dhe realitetit. Kërkoni atë që ju meriton dhe shtrëngojeni fort!
Puna
2018 do të jetë një vit i qetë, por nganjëherë do t’ju pushtojë frika se diçka mund të shkojë keq. Gjithsesi, konfigurimi i yjeve për ju nuk do të jetë i keq, por muaj pas muaji situata ndryshon.Vetëm nga nëntori e në vazhdim situata do të kthehet e gjitha në favorin tuaj, dhe do t’ju shpërblejë për sforcot e kaluara.
Shëndeti
Do të jeni mirë, por duhet të tregoni kujdes veçanërisht me pamjen e jashtme; kujdes si ushqeheni. Mos eleminoni asnjë ushqim nga dieta juaj, duhet të hani gjithçka që të mos keni mungesa në organizëm.

Bricjapi

Saturni dhe Plutoni do të jenë tek Bricjapi. Ky kalim do t’ju ndihmojë të arrini objektivat tuaja, të çdo tipi qofshin, por mund t’ju bëjë edhe shumë të fortë dhe të vendosur saqë nuk do të pyesni se kë do të shkelni me këmbë gjatë realizimit të gjërave që keni përzemër.Nuk do të hiqni dorë nga asnjë, në emër të suksesit, as nga humaniteti juaj, as nga empatia, as nga solidariteti. Pra, përveç suksesit material, do të fitoni gjëra më të çmueshme; stimën dhe besimin e atyre që ju rrethojnë.
Dashuria
Surpriza të këndshme ju presin gjatë 2018-ës! Do të ndiheni të sigurt dhe do t’i kërkoni pa probleme partnerit atë qëdoni. Stabiliteti emotivdo t’ju shoqërojë përgjatë gjithë vitit.Nëse jeni beqar/e kjo do të jetë një periudhë e bukur për të fituar vetëbesimin dhe rifituar potencialin sensual. Flirtet do të jenë të mrekullueshme, sidomos nga maji në nëntor, një periudhë kohore që gati gati do t’ju duket magjike!
Puna
Vit arritjesh, konfirmimesh, impenjimesh që do të përmbyllen me sukses. Çfarë ju mungon Bricjapë? Përgjigjen do ta keni gati: Më shumë të ardhura.Me Jupiterin tek Akrepi deri në nëntor do të keni mundësi të siguroni të ardhura të mira, të arrini sukses në biznes, të merrni bonus, ose të gjeni një punë mirë të paguar. 2018 do të jetë një vit me plot avantazhe për ju!
Shëndeti
Do të ndiheni mirë, sepse rrota e fatit do të jetë në anën tuaj. Do të jeni plot shëndet, por edhe të qetë dhe plot humor. Do të rilindni. Nëse doni të zgjeroni familjen periudha maj-nëntor është perfekte.

Ujori

Të pakënaqur, të pa përmbushur, nganjëherë edhe të frikësuar nga diçka që ju vetë nuk dini ta përkufizoni. Miq dhe mikesha të Ujorit, çfarë po ju ndodh? Hidhni sytë pas dhe shikoni gjithë gjërat që keni bërë dhe keni arritur.Jupiteri tek Akrepi do t’ju acarojnë disi, por në anën tuaj do të keni Uranin (përveç periudhës maj-nëntor) dhe nga nëntori edhe Jupiterin që do t’jua bëjnë shumë fantastikë dy muajt e fundit të vitit.
Dashuria
Dyshues, xhelozë, të vëmendshëm. Ose të pakënaqur nga partneri. Ose akoma të ngërthyer në kujtimet enjë dashurie që nuk është fshirë ende nga zemra juaj. Yjet ju këshillojnë të shihni përpara ose mbrapa nëse ju shërben për të rijetuar të gjitha periudhat e bukura qëkeni kaluar me partnerin aktual.Ndodhin gjithnjësituataqë ju lënë të pakënaqur. Në vjeshtë do të shihni që gjithçka do të marrë fund. Beqarë? Dotë përjetoni dashuri të çuditshme, për disa mund të jenë dashuri afatgjata, për disa thjesht kalimtare.
Puna
2018 nuk do të jetë një vit i pafavorshëm, por duhet të bëni kujdes me zgjedhjet, me fjalët apo me dëshirën për të pasur më shumë. Dëshira për të bërë më shumë para, mund t’ju shtyjë të bëni një hap fals.Lëvizni me kujdes, me urtësi dhe realizëm. Edhe pseyjet nuk do t’ju garantojnë një qiell në favorin tuaj, do të realizoni disa gjëra të mira. Rezultate spektakolare do të arrini nga nëntori e në vijim.
Shëndeti
Pakënaqësia shpirtërore mund të manifestohet negativisht në shëndetin tuaj. Do të ankoheni vazhdimisht nga dhimbje të ndryshme. Kjo do të jetë një mënyrë për të shprehur shqetësimin tuaj të brendshëm. Përkëdheluni e dhuroni përkëdhelje!

Peshqit

2018 do të jetë i mbushur me kalime pozitive dhe në përgjithësi nuk do të kaloni situata të pafavorshme. Do të ndiheni të fortë, të vendosur, plot vetëbesim, të gatshëm të hidhni pas krahëve vitet e vështira.Do të jeni gati veçanërisht të merrni nga jeta atë që keni më përzemër, në të gjithë drejtimet. Fati do t’ju rezervojë surpriza të bukura, kështu që… shijojini!
Dashuria
Të lumtur, të kënaqur dhe të dashuruar. Kështu do t’ju shohin yjet këtë vit. Nga ana tjetër do të jeni mjaft praktik, gjë që do t’ju ndihmojë të merrni vendime të rëndësishme, mjaft të gjetura, të destinuara t’ju dhurojnë stabilitetin emotiv që ëndërroni.Një periudhë shumë e mirë për të gjetur dashurinë, për të gjetur personin e duhur, për të shtuar familjen, nëse dëshironi. Surpriza pa mbarim nga maji në nëntor.
Puna
Do të ndiheni gati për t’u impenjuar, për të kërkuar atë që dëshironi, për të shtuar kontaktet, marrëdhëniet që kanë rëndësi etj. Objektivi juaj kryesor do të jetë: Të përmirësoni situatën tuaj dhe të bëni një hap përpara për të përmirësuar cilësinë e jetës.Gjatë vitit 2018 do të keni më shumë të ardhura, të paktën deri në nëntor dhe kjo do të jetë një arritje e rëndësishme. Stabiliteti në punë dhe konfirmimi i aftësive tuaja do t’ju ndjekin përgjatë gjithë vitit.
Shëndeti
Viti 2018 do të jetë periudha kur do ta rimerrni veten, në trup dhe shpirt. Do të ndiheni mirë brenda dhe këtë do ta reflektoni në pamjen e jashtme. Nëse doni të përmirësoni aspektin fizik, Saturni do t’ju ndihmojë së tepërmi.