Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Horoskopi i të dielës/ Ja çfarë do të ndodhë me disa prej shenjave

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,919
Dashi-Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe ju kane dale ne jetën tuaj ne çift. Atmosfera do behet edhe me e ngrohte se me pare. Beqaret nuk do mërziten edhe sikur te mos e gjejnë princin e tyre te kaltër sepse miqtë nuk do i lënë asnjë minute vetëm. Me shpenzimet bëni sa me shume kujdes nëse nuk doni qe llogaria bankare t’iu boshatiset.

Demi-Dite rutine do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat ashtu si t’iu vijnë pa kërkuar gjera ekstreme nga partneri. Beqaret do e joshin ata qe pëlqejnë me disa mënyra te veçanta dhe ai do bjere ne krahët e tyre. Financat nuk do jene katastrofike megjithatë gjendja do ketë disa tronditje. Duhet te bëni me tepër kujdes me menaxhimin.

Binjaket-Ata qe janë ne një lidhje dhe jetojnë bashke me partnerin do kenë me shume mosmarrëveshje nga gjithë te tjerët. Gatimi, punët e shtëpisë, financat do jene temat qe do krijojnë probleme. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë te bëjnë asgjë me ngulm. Problemeve financiare do ua gjeni shume shpejt zgjidhjen.

Gaforrja-Dita sotme do jete shume e paqëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Here do dashuroheni plot pasion me partnerin dhe here do keni mosmarrëveshje te forta. Komunikimi do jete ai qe do zgjidhe gjithçka. Beqaret ka shume mundësi te fiksohen pas një personi shume te madh ne moshe. Për financat dëgjojini këshillat e vlefshme te të afërmve.

Luani-Do jeni shume te kthjellet sot ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do hidhni hapa te nxitura. Marrëdhënia me partnerin do mbetet si gjithmonë e ngrohte. Beqaret do ndiheni mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm një person ne krah. Saturni do ju nxite te tregoheni me te kujdesshëm me menaxhimin e te ardhurave. Gjendja sa do vije e do përmirësohet.

Virgjeresha-Me shume se kurdoherë tjetër do i jepni prioritet jetës suaj ne çift gjate kësaj dite. Do lini gjithçka pas dore vetëm qe te përjetoni kënaqësi sa me te mëdha. Beqaret do kenë disa surpriza ne momentin qe me pak do e presin. Ne planin financiar duhet te bëni me tepër ekonomi nëse nuk doni qe gjendja te përkeqësohet. Investimet lërini për me vone.

Peshorja-Do ndiheni si te braktisur nga partneri juaj gjate kësaj dite dhe kjo do ju brengose pa mase. Mire do ishte te flisnit me te dhe t’i shprehnit gjithçka qe ndjeni. Beqaret sot do kenë me te vërtetë mundësi për te filluar histori dashurie serioze. Financat duhet t’i riorganizoni sa me pare qe te mundeni sepse po i late pas dore gjendja mund te përkeqësohet.

Akrepi-Do jeni mjaft sensuale dhe do dashuroheni ashtu si do e ndjeni sot. Marrëdhënia me partnerin do jete e mrekullueshme. Beqaret do mund te fillojnë veçse aventura kalimtare te cilat mund t’iu sjellin disa emocionet te cilat nuk do jene afatgjata. Me financat do jeni shume te kujdesshëm dhe gjendja do vazhdoje te mbetet mjaft e qëndrueshme.

Shigjetari-Do keni me shume pavarësi nga partneri juaj gjate kësaj dite dhe do bëni gjithçka qe keni ëndërruar. Kënaqësitë do jene te papërshkrueshme. Beqaret do mërziten tej mase duke qene se nuk do e gjejnë dot princin e tyre te kaltër. As kjo nuk do jete dita juaj. Ne planin financiar Merkuri do ju beje me te arsyeshëm. Situata do filloje dalëngadalë te konsolidohet.

Bricjapi-Komunikimi dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do jete si e kishit menduar. Beqaret edhe pse do realizojnë takime pa fund, nuk do mund te fiksohen pas dikujt dhe te nisin me te një histori dashurie. Për financat nuk duhet te shqetësoheni aspak sepse gjendja do jete goxha e qëndrueshme.

Ujori-Do kaloni disa momente te vështira sot juve qe jeni ne një lidhje dhe ne mendje mund t’iu vije edhe ndarja. Mire do jete te mos nxitoheni e te hidhni hapa te gabuara sepse do pendoheni rende. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjitha fjalëve te bukura qe do iu thotë dikush. Buxheti do vazhdoje te mbetet i ekuilibruar dhe aspak problematik.

Peshqit-Ndryshimet ne jetën tuaj ne çift do vazhdojnë edhe gjate kësaj dite. Ne disa momente pasioni do ndizet flake dhe emocionet do jene te fuqishme. Beqaret për te kënaqur veten ka rrezik te luajnë me ndjenjat e dikujt. Nëse doni qe financat te mos jene problematike, duhet te reflektoni disa here para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.

The post Horoskopi i të dielës/ Ja çfarë do të ndodhë me disa prej shenjave appeared first on 360 Grade.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.