Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Horoskopi i të enjtes/ Gjëra të rëndësishme do të ndodhin për disa nga shenjat

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,919
Dashi-Tre ditët e ardhshme janë për t’iu kushtuar miqësisë, jetës shoqërore dhe realizimit të një projekti të shkëlqyer. Nëse jeni në çift do të keni mundësi të kuptoni aspektet më të mira të marrëdhënies, mund të jeni tolerant dhe mirëkuptues me partnerin. Nëse jetoni jetën ashtu siç dëshironi do merrni shpërblime të konsiderueshme. Ju mund të keni vëmendjen e atyre që ju pëlqen pa u munduar shumë.

Demi-Ndikimi i planetit të Uranit do iu japë më shumë hapësirë dëshirave tuaja gjatë kësaj dite. Po ashtu parashikohen mundësi të reja interesante, si për sa i takon sektorit profesional, edhe atij sentimental.


Binjakët-Në punë ditën e sotme mund të duhet të dyfishoni angazhimin tuaj. Ju do të jeni të aftë për të shndërruar çdo vështirësi në mundësi dhe sukses. Pra, shpejtësi të plotë përpara, dhe rrisni vetëvlerësimin dhe entuziazmin tuaj! Si çift, partneri do të jetë më i disponueshëm, më pajtues por ndërkohë ju do të keni humbur durimin.

Gaforrja-Ju jeni një njeri që kujdeseni shumë për të tjerët dhe i keni krahët e ngrohta nga çdo anë. Nëse do keni nevojë për diçka ju keni miratimin dhe mbështetjen e plotë nga miqtë tuaj të ngushte edhe nëse nuk e meritoni gjithmonë atë. Fitoni besimin e një shokut tuaj që është në telashe dhe ofrojini mbështetjen tuaj.

Luani-Dite plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do argëtoheni pa fund me partnerin tuaj dhe do ndiheni shpesh si mbi re. Beqaret do jene gati te bëjnë çfarëdo lloj çmendurie qe te ndryshojnë sa me shpejt statusin. Financat do varen shume nga shuma qe do merrni pas një pune te caktuar. Nga ana tjetër duhet t’i menaxhoni me kujdes ato para.

Virgjëresha-Në të gjitha rrethanat, por veçanërisht në familje, përpiquni të merrni një pozicion koherent dhe të butë. Në këtë mënyrë do ndiheni të lumtur. Në mesditë do mbështeteni nga yjet që do kenë një ndikim të veçanta në dashuri, seks dhe kreativitet.

Peshorja-Horoskopi i ditës së sotme specifikon se duket se në këto ditë jeni i zënë me shumë gjëra. Ju dëshironi të gjeni një ekuilibër që ka munguar në kohët e fundit.

Akrepi-Një rrufe do shpojë qiellin papritmas, frikëson, por krijon errësirën. Humori ngrihet lart, pasioni në çift zgjohet, punët profesionale dhe financiare marrin do ecin vaj. Në punë ju përdorni shumë imagjinatë dhe intuitë të sponsorizuara mirë nga planetët në tranzit në Fushën e tetë. Një do bëni një zgjidhje të papritur.

Shigjetari-Konsolidimi i lehtë i pozicioneve profesionale dhe një miqësi për të cilën ju intereson. Sigurohuni që një anëtar i familjes në vështirësi të ketë të gjithë ndihmën e nevojshme. Në rast se keni konflikte, kërkimi i faljes do e bëjë marrëdhënien më të fortë dhe më të qetë me njerëzit.

Bricjapi-Yjet do të kenë një ndikim ideal, për ta bërë këtë të enjte perfekte. Mjaft të favorizuara janë sfera sentimentale dhe ajo profesionale.

Ujori-Aspekti planetar nuk ju favorizon shumë me paratë nesër. Nuk është dita e duhur për të shpenzuar pa kufi për gjëra që mund t’i blini në një moment tjetër. Aspekti ekonomik do të përmirësohet shumë shpejt.

Peshqit-Për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një javë e frytshme. Ankthi dhe tensioni i akumuluar gjatë ditëve të fundit do të zhduket dhe ju do e gjeni veten më të fuqishëm. Do të kaloni çdo pengesë, pavarësisht se do tentojnë që t’iu vendosin shkopinj nën rrota. Nëse në punë keni një projekt me rëndësi, mundohuni ta shtyni për pak më vonë.
 
Po po sot cdo gje mire ja te shohim
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.