Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Horoskopi i të premtes/ Djalli fshihet edhe në dokumente, shenjat që duhet të kenë kujdes kur firmosin

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,946
Dashi

Do të merrni disa informacione interesante sa i përket profesionit. Një rritje në detyrë ose një shpërblim financiar mund t’ua bëjnë ditën më të bukur. Gëzojuni suksesit që e keni arritur me shumë sakrifica.

Demi


Hidhini me kujdes hapat tuaj në këtë ditë. Vetëm kështu do të arrini që të shmangni ndonjë dështim. Niseni mëngjesin tuaj me energji, pozitivitet dhe dëshirë për sukses dhe do të shikoni se do të shpërbleheni.

Binjakët

Motori juaj është ndezur dhe është gati për nisje. Asgjë nuk mund t’ju ndalojë që të arrini destinacionin tuaj. Ajo që nevojitet nga ju është pak më shumë kurajë. Mos kini frikë të thoni mendimet tuaja edhe nëse nuk gjeni mbështetje.

Gaforrja

Nëse toni i jetës tuaj sociale duket pak monoton, përpiquni të mendoni për disa ide të reja! Dilni nga rutina juaj dhe shkoni diku ku nuk keni qenë kurrë më parë. Do të shikoni se shumë gjëra do të ndryshojnë në jetën tuaj.

Luani

Ka shumë energji të paqëndrueshme rreth jush, dhe kjo mund të shkaktojë disa vonesa në planifikime. Lajm i mirë është se çfarëdo vonese ndodh tani është për mirë! Pra, nëse ia lejoni vetes që shkoni me rrjedhën, do t’i hapni vetes shumë mundësi të reja.

Virgjëresha

Lajm i mirë është se karriera juaj është gati për të marrë një kthesë shumë emocionuese lajmi i keq është se mund të kërkojë edhe më shumë kohë. Ju keni dëshmuar me fakte se jeni të aftë për përgjegjësitë që ju janë dhënë në të kaluarën.

Peshorja

Kur ishte hera e fundit që u ulët dhe patët një reflektim të gjatë me veten tuaj? Duke pasur një bisedë të brendshme do t’ju bëjë shumë të mirë tani, kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni disa gjëra që kanë qenë të vështira për ju veçanërisht në dashuri.

Akrepi

Nesër, djalli nuk do të fshihet vetëm në detaje, por edhe në dokumente. Mbaje këtë në mend kur të firmosësh çdo lloj kontrate. Për fat të mirë, ju keni vëmendje të shkëlqyer sa i përket detajeve. Një lexim i dytë duhet të zbulojë të gjitha gabimet.

Shigjetari

Një gjë është e sigurt nesër se nuk do të jeni të mërzitur! Por kjo nuk do të thotë

domosdoshmërisht se dita jote do të jetë e mbushur me aktivitete zbavitëse, me projekte tërheqëse ose me aventura interesante. Në dashuri keni nevojë për më shumë nxitje.

Bricjapi

Energjia juaj është jashtëzakonisht e fortë nesër dhe vëmendja është në nivelin e duhur. Shfrytëzojeni këtë moment për të realizuar disa projekte që i keni në zemër, por nuk keni pasur mundësi për t’i konkretizuar.

Ujori

Mos u habitni nëse, mendja juaj është fokusuar në gjëra që të tjerëve nuk ju duken

interesante. Eshtë me rëndësi që të bëni gjëra, të cilat ju sjellin kënaqësi dhe ju plotësojnë profesionalisht. Në dashuri jo gjithçka po ecën me ritmet e duhura.

Peshqit

Nesër nuk favorizoheni për të nënshkruar kontrata ndaj shtyjeni për një moment tjetër. Sa i përket çështjeve të dashurisë kërkohet më shumë angazhim nga ana juaj. Në punë mund të përballeni me disa pengesa.
 
Bobo do bej kariere
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.