Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Horoskopi i të shtunës/ Kushtojini shumë rëndësi shëndetit, shenjat që duhet të bëjnë kujdes

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,918
Dashi

Në sjelljen tuaj do të vihen re shenja arrogance. Edhe nëse keni arsye për t’u ndjerë krenarë, mos e shprehni dhe mos e teproni. Ka gjasa që të rritet numri i personave që ju kanë zili dhe kjo do t’ju përballë me disa vështirësi.

Demi


Demat duhet të përpiqen të mos konfliktohen me askënd. Mësohuni të eliminoni paqësisht situata të tilla. Ky do të jetë edhe çelësi i ekuilibrit tuaj emocional. Është dita e duhur për të bërë disa riparime në shtëpi. Shmangni udhëtimet e gjata dhe mjekimet e tepërta.

Binjakët

Binjakët do të kenë vështirësi në komunikim. Ka gjasa që iniciativa personale, rrëfime, ndjenja apo zhvillime kreative të mbeten të padëgjuara. Rekomandohet që ta shpenzoni këtë ditë pa ndonjë aktivitet të veçantë. Mblidhni njohuri, zhvilloni aftësi dhe mësoni sesi të kuptoni thellë veten.

Gaforrja

Gaforret duhet t’i kushtojnë shumë rëndësi shëndetit. Duhet të bëni patjetër një kontroll mjekësor, ose të konsultoheni me një mjek për mënyrën sesi ndiheni. Duhet të kaloni më shumë kohë nën shoqërinë e familjarëve tuaj.

Luani

Disa Luanë ka gjasa të nxitojnë për çështje të caktuara. Kjo mund t’ju dëmtojë në çështjet që kërkojnë përgjegjësi. Merreni në konsideratë këtë parashikim dhe mos u nxitoni. Nesër keni shansin të riktheni krenarinë dhe suksesin.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje nuk do të përballen me shqetësime nesër. Mos u bëni shumë kritikues ndaj vetes. Kushtojini më shumë rëndësi pamjes së jashtme pasi kështu do të ndiheni edhe më mirë. Në mbrëmje do të ndiheni të përkëdhelur nga partneri/partnerja juaj.

Akrepi

Disa Akrepë do të jenë shumë të kujdesshëm. Natyra dyshuese do t’ju ndihmojë të shmangni disa probleme dhe takime aventuriere. Tregohuni të sinqertë ndaj vetes dhe bashkëbiseduesve. Ka gjasa të konfliktoheni me një fqinj ose një koleg.

Peshorja

Rrezikoni të humbisni një shans mjaft të mirë. Modestia nuk do t’ju lejojë t’i shprehni ndjenjat dikujt. Joga, meditimi apo sporti do të ndikojnë mjaft mirë te ju. Nuk rekomandohen udhëtimet e gjata. Ka gjasa të bëni disa blerje të panevojshme.

Shigjetari

Shigjetarët nuk do të kenë probleme gjatë kësaj dite. Nëse dëshironi, mund të përqendroheni në gjëra që mund t’ju çojnë në majë të karrierës. Sipërmarrësit duhet të mendojnë për të gjetur ide të pazakonta.

Bricjapi

Nesër do të keni mundësi të shfaqni një prej talenteve tuaja. Madje, mund të ngjallni edhe interesin e publikut. Bëni kujdes gjatë komunikimit dhe tregoni më shumë takt. Nuk do të keni të papritura gjatë ditës së nesërme dhe pjesa më e madhe e kësaj të premte premton të jetë e qetë.

Ujori

Rekomandohet të mos jeni natyrë e mbyllur. Problemet që keni mund t’i diskutoni me familjarët, pasi kështu do të ndiheni më të qetë dhe mund t’i zgjidhni ato. Në të kundërt mund të kontaktoni një psikolog, ose të lexoni një literaturë të veçantë.

Peshqit

Peshqit do të ndiheni mjaft të lodhur për t’u marrë me çështje urgjente. Ka shumë gjasa që në çdo aspekt të jetës të gjeni çështje që kanë nevojë për zgjidhje të shpejta. Mos u përballni vetë me këto probleme, por kërkoni edhe ndihmën e të tjerëve.
 
Qenka ore ore lulebore ?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.