Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Horoskopi javor nga Paolo Fox, mësoni renditjen e shenjave nga më pak e favorizuara tek ajo më me fat

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,952
DASHI: Të pozicionuar në vend të dytë, të lindurit në shenjën e Dashit do të jenë të favorizuar për takime me njerëz të rinj. Pritet që kjo të jetë një javë e qetë dhe e mbushur me dashuri. Beqarët do të jenë të përkëdhelurit e yjeve, sidomos në datat 20, 21 dhe 25 korrik. Ata do të jenë të dhënë pas flirteve verore dhe me siguri do të kenë sukses.

DEMI: Demi do të jetë i vendosur në vend të 10-të për këtë javë. Shumë projekte duhen riparë me hollësi dhe aty ku është e nevojshme të bëhen modifikimet e duhura. Datat 22, 23, dhe 24 korrik do të jenë ditët më produktive të javës. Ato do të jenë 72 orët më shpërblyese, ku të lindurit e shenjës së parë të tokës do të marrin shpërblim moral apo sugjerime nga klientët besnikë. Kështu do ta keni dhe më të lehtë t’i ndreqni gabimet.

BINJAKËT: Binjakët do të mbajnë për këtë javë vendin e gjashtë dhe do të jenë të përqendruar më së shumti te puna. Nëse deri ditën e mërkurë zhgënjimet sentimentale apo problemet familjare do t’ju shqetësojnë jo pak, nga e enjtja e në vijim fokusi për shenjën e parë të ajrit do të jenë gjërat e përditshme dhe sidomos çështjet që lidhen me financat dhe profesionin. Bëni kujdes me mënyrën si shpreheni me një të afërmin tuaj, pasi mund ta lëndoni atë, qoftë dhe pa dashje.

GAFORRJA: Gaforret do të jenë këtë javë në vend të nëntë. Me siguri që ata do të përpiqen të shtrojnë rrugën e së ardhmes së tyre. Yjet ju këshillojnë që të mos hallakateni me çështje të kota, por të merreni me thelbin e gjërave, cilido qoftë objektivi që doni të arrini. Në fillim kjo mund të mos ju duket entuziazmuese, por do të rezultojë shumë e rëndësishme në ditët në vijim.

LUANI: Të pozicionuar në vend të tretë, Luanët duhet të përpiqen të mos humbasin kontrollin. Yjet ju këshillojnë të ruani qetësinë dhe të merreni vetëm me ato projekte që do të rezultojnë të dobishme për të ardhmen. Për shkak të vendosjes së binomit Mars-Venus në shenjë, do të jeni të prirur t’u impononi të tjerëve vizionin tuaj në aspektin profesional. Përpos këtyre sjelljeve joproduktive, do të arrini gjithsesi t’i realizoni objektivat tuaja.

VIRGJËRESHA: Virgjëresha do të pozicionohet këtë javë në vend të katërt. Më datat 23 dhe 24 korrik Venusi do të kalojë në këtë shenjë, duke ju dhuruar fat në dashuri dhe duke ju dhënë qetësinë shpirtërore, që me siguri do të reflektohet në marrëdhëniet me të tjerët. Kjo vlen sidomos për të lindurit e dhjetëditëshit të parë, që do të përpiqen të rigjallërojnë lidhjet problematike.

PESHORJA: Të vendosur në vend të tetë, Peshoret do të bëhen më nostalgjikë se kurrë. Në mendje do t’ju vijnë kujtime nga persona të largët, duke ju ndezur flakën e melankolisë gjatë gjysmës së parë të javës. Për fat, Dielli dhe Marsi në shenjë do të zbusin ndikimin negativ të binomit Mërkur-Neptun dhe do t’ju lejojnë të shijoni ditë më të bukura, duke filluar që nga mëngjesi i 23 korrikut.

AKREPI: Akrepi do të mbajë për këtë javë vendin e shtatë. Të lindurit e kësaj shenje do të kenë mundësi të rivendosin kontaktet me persona që dikur i kishin për zemër, duke i sqaruar një herë e mirë paqartësitë që kanë. Shmangini shpenzimet e panevojshme, në mënyrë që të mos gjendeni të papërgatitur kur Saturni dhe Jupiteri të vendosen sërish në pozicion të pafavorshëm në fund të muajit.

SHIGJETARI: Shigjetarët do të jenë të pozicionuar në vend të parë, duke u favorizuar më së shumti në aspektin ekonomik. Dielli do të kthehet nga kjo këtë shenjë ditën e premte dhe me siguri që do të kaloni një fundjavë të bukur, sidomos edhe për faktin që do të merrni shpërblime në sektorin e punës. Dita e diel do të jetë fantastike dhe lejojeni veten që të përkundeni në krahët e dashurisë.

BRICJAPI: Bricjapi do të mbajë vendin e pestë. Me kalimin e Hënës dhe të Venusit në shenjën e tyre, ndikimi i keq i planetëve do të marrë fund. Do të jeni të favorizuar më së shumti në sferën e ndjenjave dhe do t’ju kthehet sërish buzëqeshja në fytyrë. Duke filluar që nga dita e enjte dhe gjithë fundjavën në vazhdim pasioni do të mbizotërojë në shenjën tuaj.

UJORI: Nuk pritet që kjo të jetë një javë fort e mbarë për të lindurit në shenjën e Ujorit, që do të jetë e vendosur në vend të 11-të. Hëna, Marsi, Jupiteri dhe Mërkuri janë në pozicion të pafavorshëm. Nëse doni që të mos ju prishet qetësia, duhet të bëni shumë kompromise, sidomos në vendin e punës me eprorët dhe kolegët. Shmangeni qëndrimin autoritar edhe në çift, pasi partneri nuk është i gatshëm ta tolerojë.

PESHQIT: Peshqit do të zënë vendin e fundit për këtë javë. Me përjashtim të të lindurve në dhjetëditëshin e tretë të shenjës, të cilët do të kenë rezultate të shkëlqyera në punë, të tjerët do të përballen me detyra voluminoze. Për të shmangur stresin, duhet t’i lejoni vetes momente qetësie dhe të mendoni për mirëqenien tuaj psikofizike. Punët që presin lërini për më vonë.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.