Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Horoskopi për ditën e sotme, 27 korrik 2022

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,919
Dashi

Nuk është një ditë veçanërisht e lehtë dhe pozitive për dashurinë, kjo e mërkurë 27. Ndoshta thjesht jeni lodhur duke përsëritur të njëjtat gjëra të vjetra, por megjithatë do të përjetoni një ditë plot kontradikta.

Demi

Shfrytëzojeni ditën e mërkurë duke trajtuar menjëherë çdo problem në dashuri. Mos e shtyni këtë. Mund të përjetoni disa shqetësime me gojën e dhëmbët. Ndërsa në punë hidhni sytë përreth, mund të shfaqen mundësi të reja.

Binjakët

Ka shumë tension në ajër, por është një situatë normale duke marrë parasysh sa kujdeseni ju për gjërat. Nëse jeni duke përjetuar situata të vështira në punë, përballuni me to. Duket se është koha e duhur. Për shëndetin shfaqen dhimbje koke, kujdes edhe me disa shqetësime në stomak.

Gaforrja

Zemrat e vetmuara janë duke pritur, por nuk duhet të keni pritshmëri shumë të larta. Puna: vlerësoni me kujdes gjithçka që del këto ditë. Financa, janë të shkëlqyera. Nuk ka asgjë për të thënë për shëndetin tuaj, jeni në formë të shkëlqyer!

Luani

Tre ditët e ardhshme, deri në fund të korrikut, janë interesante pasi Hëna do të hyjë në shenjën tuaj. Mbroni lëkurën tuaj, si një këshillë paraprake shëndetësore.

Virgjëresha

Në dashuri, një periudhë e qetë për çiftet që janë goxha aktive në punë, angazhimi do të shpërblehet. Kujdes me shëndetin, duke pasur parasysh temperaturat përvëluese.

Peshorja

Pas disa muajsh pakënaqësie ka mbërritur qetësia e shumëpritur për zemrat e atyre që janë në çift. Emocionet duken të forta: tregoni veten pak tepër tolerant. Horizonte të reja pune po shfaqen për ju të Peshores.

Akrepi

Shmangni polemikat në dashuri, përfitoni nga kalimi i mirë i Hënës dhe Venusit. Filtroni ambiciet tuaja të mëdha me racionalitet, duke pasur parasysh se jo gjithçka mund të jetë e arritshme. Shëndeti: Kujdes, jeni shumë të lodhur.

Shigjetari

Një lajm i mirë është rrugës. Për çiftet e reja është koha ideale për të planifikuar një hap të rëndësishëm, ndoshta një bashkëjetesë. Jeni pak si shumë nervozë, prandaj kushtojini vëmendje situatave. Puna: është koha e duhur për të kërkuar një punë të re.

Bricjapi

Paralajmërime për kriza të mundshme në çifte. Nëse doni të ndryshoni jetën tuaj, por partneri/ja preferon rutinën, në fakt kjo mund të jetë një pikënisje për debate. Pushoni këtë të mërkurë dhe jo pak orë.

Ujori

Shfrytëzojeni këtë ditë të mërkurë 27 për të folur nëse ka diçka që nuk shkon. Problemet financiare mund të shkaktojnë keqkuptime. Në punë përfitoni nga kjo ditë, më pas çështjet më delikate i shtyni për të hënën.

Peshqit

Panoramë e bukur astrologjike, gjithashtu e favorshme për të sqaruar çdo situatë të sikletshme. Në aspektin profesional mund të keni disa ide të mira që ju bëjnë punë.
 
Dhembet i kam rruaze skam shqetesime ?
 
Sa mire qenkam ???
 
Sa i mire ky hooskopi i luanit ... @hena do hyje ne shenjen time ?
Do me duhet te mbroj lekuren nga kafshimet , mos te ngelen shenja ?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.