Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Horoskopi për ditën e sotme, 8 dhjetor 2019

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,919
Dashi

Beqarët do marrin shumë ftesa për takime dhe njohje të reja, prandaj duhet t’i shfrytëzojnë ato. Në planin financiar mund të hasni në disa probleme. Ka ardhur momenti të mendoni një zgjidhje më të përshtatshme për veten.

Demi

Beqarët do kenë takime pa fund, por nuk duhet të besojnë verbërisht te fjalët e bukura. Në planin financiar klima paraqitet e favorshme për shpenzime. Disa mundësi në fushën profesionale duhet t’i vlerësoni seriozisht.

Binjakët

Beqarët do të kenë shumë njohje të reja, por ndryshimet do t’i bëjnë vetëm kur ta ndjejnë veten e tyre gati. Keni lënë shumë gjëra pezull dhe nuk po gjeni dot mënyrën për t’u organizuar. Përpiquni të jeni më i kujdesshëm me shpenzimet.

Gaforrja

Financat parashikohen të jenë të kënaqshme. Kjo do t’ju mundësojë të kaloni momente të bukura me partnerin. Nuk do të bënit ndonjë gabim sikur të organizoni një udhëtim jashtë vendit. Përkundrazi do t’ju ndihmonte në aspektin shpirtëror.

Luani

Beqarët duhet të kthehen me këmbë në tokë dhe të mos ëndërrojnë më shumë seç duhet sepse vetëm sa do lëndohen nga realiteti. Në aspektin financiar do keni fat me shumicë, por duhet të dini si t’i menaxhoni të ardhurat.

Virgjëresha

Financat do jenë pak delikate sot. Momentet e vogla të kënaqësisë sot në çift janë ato që do të bëjnë diferencën në rutinën e ditës dhe që do ju japin energji pozitive. Beqarët do tregohen mjaft joshës gjatë kësaj dite.


Peshorja

Beqarët nuk duhet të marrin vendime të nxituara për të ardhmen sepse do të lëndohen. Në planin financiar situata nuk do të jetë aspak e qëndrueshme. Ditë e qetë kjo e sotmja për ata që janë në një marrëdhënie dashurie.

Akrepi

Beqarët do realizojnë takime interesante dhe shumë shpejt mund ta gjejnë veten të lidhur. Planetet do jetë në krahun tuaj te financat për t’ju mbajtur larg problemeve. Keni çështje burokratike ose administrative për të zgjidhur sot.

Shigjetari

Personat të cilët nuk janë një lidhje dashurie sot mund të bëjnë ndryshimin e madh. Sa i përket frikës që mund të keni për një çështje të caktuar, përpiquni ta mposhtni atë.
Në planin financiar do keni mbështetjen e Hënës.

Bricjapi

Beqarët duhet të tregohen të sinqertë në takime dhe t’i shprehin hapur ndjenjat e tyre. Financat do të vinë duke u përmirësuar falë menaxhimit tuaj të mirë. Ndryshojeni ritmin e ditës duke organizuar një takim me miqtë.

Ujori

Beqarët do jenë të kënaqur në shoqërinë e miqve dhe nuk do ta ndjenjë mungesën e partnerit. Në planin financiar do keni një ditë me fat dhe do mund të kryeni edhe shpenzime.

Peshqit

Beqarët edhe pse nuk do e kërkojnë me ngulm, do kenë fat në dashuri dhe do mund ta gjejnë personin që ëndërrojnë. Financat nuk do jenë në nivelin më të mirë. Tregohuni më elastikë në punë.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.