Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Humor i mbledhun dhe i përzgjedhun nga profili në Facebook i humoristit shkodran, Fatmir Bashli

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Humor i mbledhun dhe i përzgjedhun nga profili në Facebook i humoristit shkodran, Fatmir Bashli​







Ma kan pa ble njiher edhe mu nji kamera e m’thanen me fillu e me dal ner dasma me fitu naj lek se asht tuj u ba kameraman b*tha e dreqit e jo ti qe ja ke marr doren me nejt maje karrigave tuj vu perdet e shpis, U martu ni kojshi e kishin nusen me barr e me mori e me thanen ta kena lan nji foristrad e me nejt n’bagazh, Tuj shku me e marr nusen mirboll veç nja dy gunga mu banen se po ecte shoferi me kujdes, po tuj u kthy dy her rash n’tok, Heren e par u kthynen e me moren se bertita e m’pane, heren tjeter rash n’turi e sa bana un me u qu çifti ishte shtu me djal, E njaty e nderpreva karrieren si kameraman e sa her i shof k’ta rrezikt maje makinet mundohem me e gjet sa her ka ra njeni e sa her ka ra tjetri, se qe kan ra as e diskutoj se asnjeni se ka kryt rrumullak.

Deshta edhe un me e shkru at’ shprehjen qe e shkrujn tan- Nuk asht parja gjithçka- pa m’kishte maru interneti e skisha lek me e mush,

Gjithçka dojn me dit mileti, pff. Po m’pyt nji shok Fato a perdor masa mrojtse ti n’shtrat? – Po mar vej jastek anash se kam ra nja dy her n’tok e jam coptu, i thash, ,Qeshi si idjot e iku

Shkon robi n’darsem si zotni e prite zot me t’xan kjo vallja e pinguinit n’kam duhet me shku me ba testin e shtatzanis burra e gra se si dihet prej ka t’vjen, Larg qoft me ken dasma bashk nusja e dhandrri t’mysin njerzt e nuses se dojn me shfry, ,

Sa fukara jena na Shqiptart, kurgja mas shpirtit skena, bilez as turp qe ka gjithkush, na se kena gramin,

Kurr skam pas fat.. N’shpi ton kena pas zakon qe kur u bate gjella i hedhte nana nji kokerr kallamoq per me pa se kush asht me fat e kuj po i bjen.. Mu edhe kur m’takote me m’ete n’fyt e me mytshin n’grushta deri sa m’kalote, e vijshin tan kojshija me pi kafen per shyqyr qe m’ka pshtu zoti ..

Nji fmis i mbet nji 500 leksh n’fyt e i jati me gjith kojshin qe po loznin domino e qojn n’pika t’vrapit n’ambulanc. Ishte gadi 1 e nats e bjeri ders e ska e bjeri e ska, dikur del doktori- He ma ça ka ndodh? – Na i ka met djalit 500 lekshi n’fyt ma doktor? – E per 500 lek bani njikshtu, a ju vjen marre? – Po ti zotni ça don, e pyt kojshin? – Asht 500 lekshi jem ma vlla, nuk ka le ai qe m’han paret mu, ,

Kur kam pa ken i vogel maj mend se nji dit diele kur tan ishin n’gjum un dola n’ballkon e tuj lujt me kapsa teshash se si m’shkoj trupi as un se di veç kur rash prej katit t’dyt e fill e n’llaq, U njita nalt tuj qa e kersita n’der, ( at’her ska pas sy magjik ) e nuk ma hapte kerkush deren veç ndijsha nanen tuj i than k’tyne tjerve, – Çonu mas pritshi me u qu se ju kam than qysh mram me u çu ifije heret se dit e dille e dikush vjen, E ata t’shkretit vrap tuj i qu dyshekt e tuj i fut jastekt nen minder e vrap me u krehe e me u gadit demek se jena çu kaher e ma n’fund ma hapi nana deren, veç kur m’pavi mu un tuj u mek tuj qa, – Po ti mar prej ka ke dal se dera ishte e myllun me shul permrena? – Kam ra prej balkonit ,- Fap shput,- A dan me m’diftu ka ke dal a ke qejf me t’hjell metaman prej ballkonit se ke çu nji shpi n’kam, ,- Ja pret baba qe po delte brej banjos, – Shyqyr qe ke ardh shnosh mar bab, un tham shko me ra me fjet edhe njiher se asht ma mir se sa me ra prej ballkonit, Deri von nuk m’paten besu e sa her u m’ledhshim thoshin, Fatmiri ka rrejt qysh i vogel.

Po bisedojshin dy çobana, 1- Atje n’qytet ishte mir ma vlla, te merrte makina, me hanger e me pi si ma i miri tana pa lek, me fjet ne hotel si m’ret e me te pru prap k’tu pa pagu kokerr lekut, 2- Ja mar, pa kur ke ken ma sa mir keka! 1- Un nuk kam ken por ka ken motra jeme dje, e me kallxoj, ,

Na asht ba shpija per faqe t’zez e thash po marrim nji pastruse me e pru n’fije, ,e po m’thot gruja hini njiher ti se asht marre me na e gjet pastrusja n’kyt far hallit e po thot, ,- A kan dek burrat n’kyt shpi qe asht ba n’kyt dor t’hallit a, – Jo maj po un skam dek hala, i thash, un po ta baj qe asaj me i ardh marre me na i marr lekt kot

Po m’diftonte nji shok per puthjen e par kur e kishte dhan se çfar emocionesh ka pas e manej m’pyti mu,- Fato po ti kur e ke dhan puthjen e par, ,??- Ka pa ken nji vajz qe m’pelqete shum, i thash, edhe ishte tuj ardh drejt mejet e un per me u duk e l’shova biçikleten pa dur e ta kam puth nja 5-6 her asfaltin sa ala sot nuk e shqiptoj mir th-hin, ,

Sa kurioza jan mileti gjithçka dojn me dit,- Kur dan me ma k’thy borgjin, ,m’çmendi tuj m’pyt njeni
Futem te( rinija ) me pi kafe, n’krah t’majt tu fol gjermanisht, edhe tavolina perball gjermanisht, thash- M’paskan dal letrat prz

Kaq t’keqe e ka nji shok tezen me u pa sa deri von kena kujtu se e ka daj

Veç n’mas e marrsha rrogen se fill du me i ble nji komplet pirujsh se kena met per faqe t’zez m’duket sikur ma bajn me gisht t’midisit k’to qe kena, tan jan shtremnu

A i keni vu re Shqiptart qe kerkojn nji or’ lokal qe e ka kafen 500 lek e manej rrijn tan diten tuj fol per miljona

Tash asht hall edhe me u ba kapc se t’rrijn fmit mas deret e t’thojn- He bab hala se n’rrove at foto t’profilit aa? ? Sta din kush hallin, !!

Hala sot nuk e kam kuptu se kush do t’flejn atje n’biblotek qe tan rrijn tuj than- shshttt fol me za t’ult…
Kulmi, me hi e me thy nji dyqan me shpresen se po te fusin n’burg qe me p’shtu prej grus, e gjykatsi me te dhan denimin me Arrest Shpijet,

E pyt djali baben :
-O bab qa den me than ‘optimist’?
-Optimist mar tpast baba den me than me fluturu me presh n’b*th…
I thash fmijve, – un perimend nuk ju la pasuni por ju la nji emer qe neser masnesrit kur ti thoni atij tjetrit jam fmija i Fatmir Bashlit te mesin me goj hap tjetri e t’ju thojn- Kush asht ky qe se paskena ndigju kurr ma par, a ka ken n’burg a?
Thojn se andrra zgjat 2-3 minuta, kurse mu mram m’ka njek nji qen tan naten. Shyqyr qe m’doli gjumi se qe tuj m’shky, **** per siguri po shkoj e baj tetanozin sot se kot m’ka hanger e se maj n’mend..

Shkon njeni ne farmaci e gjen tan at’ kallabllek e po bertet, – O ma hapni rrugen se e kam lan grun t’shtrime rat mar pash zoten.. E tan hapen e pyt farmacistja- Urdhno ça deshte me marr, ? – Nji prezervativ t’lutem pak shpejt,
Kur kam ken i vogel m’ka pa ra nji djal shjelm b*thve e shkova n’shpi un se m’dhimti gazep e u pava n’pasqyr e manej kam qa dy dit rresht se kam kujtu se b*tha asht nji copet e ai na ka qa n’dy pjes, Shyqyr qe ma pat diftu nji shok tjeter e tha se tan e kena njikshtu se kisha me vazhdu me qa deri sa isha martu
E kam nji kojshie plake nja 88-90 vjece e vazhdimisht e ndihmoj, i ble, naj buk a naj perime, ja tres plehna e njikshtu gjanash, dje po m’thot, Nuk di si me ta shperbly mar Fatmir, e nuk di se si kam me ba un kur t’vdesish ti?
He, u tham fmijve, a ju pruna jasht shtetit me ba plazh? ?- Ç’far jasht shtetit ma bab pa k’tu jena n’Velipoj !!!- Velipoj pa Velipoj sdu me dit gja un, a po ndigjoni naj fjal shqip a.! E vetmja fjal qe kam kuptu ka ken, Robt,

Nqs quhet dashuri kur te dridhet zemra qe shef dikend, at’her un paskam ra n’dashni me furgonin e policis qe rrin n’xhabije..

Po m’thot nji shok, – E shof djalin qe kishte fut celularin n’karikim e po u shterngonte gjujsh dhe e pyes- Ça ke ma bab a asht WC xan a ?- Ja ma bab lirshem asht pa marova po m’pshton, – Pa pse nuk hin pra se po na e ban k’tu midis t’shpis, ,- Ku me hy me 6 % bateri n’banjo ma bab nuk t’del koha me ba asnji pordh me njat perqindje…!!!!
Bir ça jan mar k’to adete ?! Jena ba me i lyp fmive hallallek kur hijn me u la se nuk e dina a na gjejn gjall kur t’dalin, se kaq shum rrijn

Dy bjonde takohen- Ça t’ka dora maj ?- E kam thy n’dy vende !!- Pa mas shka maj dreq ma te ata vende sa me u thy dursh
Kur pata shku per her t’par n’kinema me mori nji kojshi bashk me fmijt e vet, e kur filloj filmi dolen emnat e aktorve e rregjizori e manej u n’xi ekrani e nuk po shifsha kurrgja, mas nja nji gjys oret mora me i fol k’tij kojshis kur m’tha- Shsht na len t’shofim, Prap ma von deshta me i fol se fillova me pas frik se ishte terr e ai prap- Shsht mar fmij i keq se sna le me pa, hera e fundit qe t’marr me pa film, Nejse sbana za se n’at koh kojshit e kan pas t’drejten edhe me t’rrah prita e prita e dikur dolen prap germa n’ekran- Ndoqet filmin, – Zezaku n’tunel -,

Si ishim tuj nejt veç po ti tham grus, ,- A po qohesh e i lan njata en’ e t’shkojm e shtrihena se jam tuj dek per gjum ?- Ça theee? – A po shkon e shtrihesh sa ti laj njata en’ maj, se je e lodhun, ça thash !!!

Takova njenin sot e po m’thot- Shnedja me ken se tjerat skan randsi,- Keke edhe ti si un, i thash, pa lek

Bjondja merr picerin n’tel,;- Alo kam porosit nji pic te ju e m’keni pru vetem brumin pa kurgja siper !!- M’fal zoj ma jep pak nr dhe adresen qe ta verifikojm dhe po te bijm nji pic tjeter,- Alo lene lene me m’fal se e paskam hap kutin mrapsht, ,tha bjondina,

Humor Kosovar,- Un gjithmon maj n’portofol nji hap qetsus, se kur t’ma vjedhin portofolin e ta shofin se ska gja m’ren ta ket nji hap sa me u qetsu bare, ,

Kam nji kojshije asht gungaçe e shkreta, pa mu m’don fort e ngacmohena.. I tham sot- Angje mas qosh ça m’ke trem, per tan kyt t’xet kur t’pash ty kujtova se jam n’shkretin se mu duke si deve, Mas ja fut kot tha, pse kur m’paska dal gunga e dyt mar Fatmir qe se paskam vu re?

Qeshin me mu se smi ka ba zoti rrisk tan dhamt, por un kam favoret e mija, E para nuk e ha kurr gjuhen dham, nuk m’shkan gjuha ku m’dhem dhami, nuk m’thet kush po ti thej dhamt, nuk perdori stucigadent, nuk ja zbardhi kuj dhamt, nuk m’thot kush- me tu ba dhami njikaq sta jap -, nuk armatosem deri n’dham, nuk m’thot kush,- Nuk luftoj me kend dham per dham

Mezi ç’po pres me u ba 110 vjeç qe me m’than tjert njiky asht Shkodran i vjeter, ,

Kah fundi i viteve ’50, kur ma n’fund u shtru edhe Mirdita, Mehmet Shehu banji nji vizitë në Orosh. Aty ai deshti me pyetë ça kishin mirditorë që ishin akoma të paknaqun. Asnjeni s’donte me fol, por i thanë në dash me e ditë mendimin e tanve, pyet njat plakun aty. Kur Mehmeti e pyeti, plaku i tha:
– Kjo punë na gjeti kshtu: Kur patme turkun mbi krye, thojshim, edhe dreqi le t’vij, po veç turkun ta heqim qafe… Kur patme austriakun mandej, thojshim t’pshtojmë prej tina po edhe dreqi le t’vijë. Edhe me italianë e gjermanët kshtu tham. Tash dreqi erdhi, siç e patme lypë.

Kishin arrestu nji kojshije temen rrobaqepse per prostitucion,! Un tash 5 vjet hi e dal te ajo e sot e mora vesht se keka rrobaqepse,

Keka qu gruja n’tet e n’tetmdhet e paska qu tan shpin n’kam me tapeta e perde e i paska hi mar, Ma ta k’put shpirtin, un skam zmr hiq me e pa ma mir po shkoj e flej, ,

Doktor kam shum gazna por i kam pa er e jam ba marak, A dan me ti ba 2-3 cop? – Hajt iher bani !!- Pupupu shpejt me t’operu urgjent, – Ok doktor po m’vjen zor me i ul brekt n’sy ktyne grave se !- Çfar breksh mar hajvan, ,du me t’operu n’hund se ti ke prb me nuhatjen, pa ti na asfiksove mar *****,

E bana edhe un at’ aplikacionin per me u ba plak e t’ka plas shamata ma vlla tuj m’than, ,- Sa koh ka qe na e m’sheh pensionin ti e na sdina gja, Mas asht tuj ta hanger naj mrrud mar matuf, se njashtu si paske dal ti n’foto n’dyshek veq shurren n’rase ban se gja tjeter prite zot,- E hoqa prz foton ose me dal e me i gjet 2-3 miljon lek per pencion e me i than, kam ken tuj i m’ledh per me ju ba surpriz

Dy barcaleta me te njejten tematike te kohes se komunizmit:
******
Nje dite Shoku Enver u merzit shume dhe ata humoristat e vet nuk po e benin me per te qeshur. I thoti njeri nga keshilltaret te therasin nje humorist nga Shkodra. “Mir, thire” thote Enveri. Vjen humoristi dhe futet te dhoma Enverit, po u habit nga tapeti me lule se qe shume i bukur. E shef Enveri dhe i thote:- Te pelqen tapeti ? Ashtu do e bejm edhe ne Shqiperine me lule….Ja pret Shkodrani duke qeshur:- Kam ardh un ketu qe te me besh ti per te qeshur apo une te te bej ty.!

Ka pa hup Xhixha njiher e pat shku i shoqi n’polici me ba kallzimin, e ai polici te dera i ka than, ,- Na jep pak t’dhanunat e saj t’lutem, ,- Si urdhnon, tashti ajo asht pak e shkurt, ifije e krrusun, flokt i ka pak t’rame, me njenen kam tapallon bajagi, ka njenin sy xhixhet, vesht i ka pak t’dalun, te e ama thot se ka pas gjoks po kur ka ardh te un skam vu re gja, I jam pa ra njiher shjelm bethve e pata thy kamen n’dy vende, e pa organizume n’asnji parti as shoqat e pa bame as synet, kaq iher per iher a mjafton? ?- Oouu shum biles, ok po morem gja vesht do t’ju njoftojm, Mas nji javet i ja ra telefoni e i kan than,- Alo policia jemi kena nji lajm t’gzushem per ju, po po ma tregoni zoti polic, !!- Nuk ta kena gjet ala grun shyqyr,

E pys nji kojshije- A fjete ?- Jo, tha, – Pse? – Pa njishtu ma Fato po te duket paka, po bahem 30 vjeçe e spo me merr kush…- Me at’ ftyr qe ke ti ka frik me t’marr gjumi maj, e jo ma me t’marr kush, nuk mi erdhi mir m’duket..

Shkova nbank me marr kredi… mthan do bish 2 foto nji prej para dhe nji prej mrapa.
Thash at prej para e kuptova ama at prej mrapa pse?
Mthan: Ftyren per me marr kredi e paske, ta shofim se a ke bëth me e pagu

Po m’pyt vajza,- Bab a e hajn pulat groshen a? – Jo maj bab nuk ja qesim se mandej na duhet me shku e me i marr vezt n’Lezh prej presionit qe i nep grosha

Kam nji shok qe nuk ka qaf hiq, un i tham ti ske pse me u merzit se kjo pun ka edhe favoret e veta…. E para nuk t’bjen kush n’qaf, ty nuk t’bin kurr trut n’qaf, nuk merr kend n’qaf, nuk del kurr me qaf pa la, nuk e perdor shprehjen o qafen o nafaken, nuk e xen kurr qafen shtremt, nuk kajn ku me ta ba meshnetin kur t’qethesh, nuk te thot kush, ,thesh qafen, ,etj etj, E lehtsova pak.

Kujtime, , , Shqiptar jena edhe s’merrena vesht,- N’velipoj na myten mushkajat e m’thot ky Kosovari- Si pe i thirrni mickojat ju k’tu be shqipe??- Jo na skena nevoj me i thirr hiç se vijn vet, i thash, O kesh tuj t’vet se si i emertoni be djal,

Kur isha i ri ner te tana darsmat vijshin k’to plakat e fisit e m’thojshin, ,- Tash e ke rradhen ti, deri sa u kujtova e ner tana vdekjet i thojsha, Tash e ke rradhe ti

Un kur pres rrugen nuk e shof kurr semaforin por shof makinat se nuk kam ndigju najher se semafori ka xan kend, ,tha bjondja

I kan than njenit- Jan tuj t’shku gjysa e lagjes me gru tande more,- Kan gjet at’ marren mirboll ja bajn, se ma ken vijn te un’

Dy gjana nuk kam kuptu kurr te femnat, 1- Kur jan nuse nuk i dojn vjehrrat, e kur bahen vjehrra nuk i dojn nuset,!! 2- Kur jan t’fejume flejn te i fejumi e kur martohen flejn te i jati !!!

A asht prap velipoja e jona a ?, Se kam ken nji dit e nuk ndigjova asnji fjal shqip?

Qysh se kane marr vesht se grave qe ngasin vrap pa rreçipeta ju zgjatet gjoksi.
Burrat kan fillu me nga vrap pa breke.

Isha dje me dyshek ujit n’qejf temin kur njaty afer mejet nji Kosovar,- Ndihm ndihm be shqipe, – Ça ke mar qe bertet, se kena ardh me pushu k’tu, i thash,- O ndihm be se nuk di not !!!- Not nuk di as un, i tham, pa nuk bertas si ti,

Bjondja tuj i than shoqes,- Un nuk di me gatu hiç e ha vetem gjana t’thata pa m’ka than doktori se duhet ne hanger gjana me lug e ça jam tuj hjek me i hanger byrekt e qebapt se m’bin prej luget deri sa t’ja marr doren,

Takova nji alamet femnet sot e po vjen e m’thot,- He ma Fato si je, m’duket se nuk je tuj m’njoft, jam filanja mar jena shok n’fejsbuk !!- Ma ban hallall pash zoten se tash po m’kujtohesh,- Po pra edhe un u habita si mas me njoft se un tan diten qes foto !!- Po maj n’rregull je ti po i ke tan fotot n’plazh, ,e kush kujton ti se t’shef per ftyr? ?

Tuj e pyt njeni bjonden,- Ku e pini kafen e mengjezit? – N’filxhan mar zotni, pa ça ban k’si pytjesh t’marra !!

Kurr skam pas shanc me gjet lek, edhe njiher qe pata gjet nji 10000 leksh t’vjeter shkova me ble diçka n’xhabijej e m’rrahen e m’banen t’deks se kishte ken lek fallco,

Po m’pyt nji shok qe dote me ardh prej jasht me ba nja dy jav pushime- Fato e ke nevoj per gja ?- A ke ça ma shkru, i thash? – Po !- Pare skam, makina m’ka maru, shpija dan me u kap n’dor, bateri 2% kam gjitmon se me njat telefon qe m’ke lan jam, ikaq njiher per njiher se po m’vjen zor me lyp ma teper, – Ok se po mendohem a m’kapet ma lir me i ba pushimet n’Dubaj se paska shku shtrejt Shiroka, tha legeni..

Kaq shum plehna m’kishin lan sot me tret sa kur fillova me i nxjerr thas jasht tan kojshija tuj m’than, -he Fato po shkoni n’plazh a,? ?

Na shkoj jeta ne shqiptarve tuj shty gjana, Qysh se qohena shtyjm makinat se sna ndezin, shtyjm njeni tjetrin per me e hjedh n’grop, shtyjm neper rradha, shtyjm gjygjet, tash ma n’fun na erdhi dita me shty edhe zgjedhjet

Po i thot djali babs,- Bab du me u martu !!- Thuj m’fal shpejt, ,- Pse ma bab me than m’fal pa ba kurgja ?!- Thuj m’fal thash !!- Po skam ba gja ma bab !!- Un tham thuj m’fal shpejt,- M’fal pra ma bab, ,!!- Ashtu bravo, tash je gadi per nuse, ,kur thu m’fal pa ba kurgja

Po m’diftonte njeni, ,Un tuj la tapetat me zorr aty posht kur po t’kalon nji ***** e m’thot- He zorraxhi po lan tapeta a? – Pff ndoshta t’ka than zorraxhi ka ke ken me zorr n’dor, se tapeta lajn tan burrat sot mar po mas u merzit, Me ju ba ndihm grus kur lan tapetat nuk asht marre se edhe ato na ndihmojn ne kur lajm ent e teshat e kur bajm me hanger, ,

Edhe un kam pa shku njiher n’meting e doli aja makina qe l’shon uj e ner 2 mij vet m’gjeti mu e t’ma l’shoj at’ presionin, Njiher kujtova se m’ra naj kjosk pa leje f’tyrs, e manej u kujtova se njat’her piva nji redbull e thash ky perimend t’baka me fluturu, Ju afrova manej nji policit per me i than se jam Fatmiri ai i fejsbukut, edhe ai nxori nji spraj prej xhepit e thash kushedi se tan aja rrug e do t’vijn era djers e don me m’ly me m’ardh era e mir, ,se ka edhe polic t’mir sa t’dush, Kur po t’ma fut syve nja dy her, Oh zot o zot, m’doli e shkrume bateria scarica, m’erdhen da thirrje t’hupuna qysh n’dymij e dyshin, m’ka marr teshma deri sa jam pa shtu me djal, aq fort merrte teshma saqe m’delshin k’puct prej kamet kur isha n’rrug, Shkova fill n’spital pa m’rrritme von n’Shkoder e kishte fjet doktori, pa na e qoj aja infermjerja baft hajr i tha qo doktor se ka ardh nji i dehun e paska rrah e shoqja m’duket se keka gerbul tuj qa i kekan ba syt gjak, Dy jav mas bashin hajr m’lanen n’spital se dola i ftofin n’krah t’djatht se njaty m’lagen ma fort ka jam i djatht e kaq fort t’kan lag tha doktori sa t’ka xan edhe gjuni uj, Tash edhe kur i shof n’televizor shkoj e vizitohem mas kam hanger naj shkop kund e nuk m’kujtohet

Tuj lujt mram kalceto me disa shok, veç kur po t’mbjen nji top ftyrs m’ka kthy fill ne vitet 2003-2005, thash Fatos Nanoja prap kryeminister filloj me na i k’put dritat ky mas baft hajr,

E kam nji shok thuthuq e po m’thote se i kan pru fmija nji mic n’shpi e ky i ka siklet gazep, E un tuj qesh me te i tham,- Mazi ti smundesh me i than as pis andej se kthejn tan kryt e bahesh hor

Ky moment per ne Shqiptaret qe kena met k’tu, me kujton ata burrat te Titaniku qe i bijshin violines edhe pse ishin tuj u myt

Me shkuvi njena ne inbox, te lutem ma prano ftesen se ishte pa foto e un i thash, nuk te njoh.. Ajo ma nisi foton, , i thash- A m’ke nis foton e burrit a ?- Jo jo tha un jam,- Oh zot gadi m’ra telefoni prej doret edhe ma e keqe se un ishte, , Nuk e pranova iher sa ta marr vedin edhe nja 2-3 dit., Tham me vedi, Kur ajo, kushedi si asht i shoqi, p

Deshta me fol me nji shoqe se m’asht idhnu, pa jam n’rrug e skam meter, se m’ka than matu dy her para se me fol me mu, Un e di se sa jam po aja njashtu m’ka than, bilez me u mat mir, se ça i duhet gjatsija e jeme hala se di, po thonte nji b, e

Na ka maru lavatriçja me tana, kur kalon n’shtydhje ba mas me ken dera e myllun na e bijn kojshit per krahsh se del neper lagje

I bertita vajzes e po me thot,- Bab a e din se fmis nuk duhet me i bertit por duhet me e bind? A ju kan bertit prind ju a? – He a na kan bertit the, !!?- Ne na rrahte nana deri sa na p’shtote shurra e manej na rrahte edhe pse p’shurrme,

Kur jam i merzitun ja fus e kendoj, por kur e ndigjoj çfar zanit kam e harroj krejt hallin se tham paska edhe halle ma t’mdhaja..

Mu fik makina e bertita- O Ilir Meta hajde ma shty makinen, Kur nalet nji burr e thot, Paske kry pun mor djal ty t’paska lan makina edhe mendja, pa ç’lidhje ka Meta me t’shty makinen ty mor djal !!- Ai ka shty zgjedhjet e jo ma nuk po shtyn nji cop makin po hajde e ma jep edhe ti nji dor, Jo se un nuk du me votu hiq simjet, tha

Jam nji DJ me koh t’plot, kam mbaruar ciklin e ulet per agronomi, Kam shije per muzik te ndryshme me pelqejn sidomos kangt skllave, Kam tan ata disqe me kang, kam edhe Molin edhe Mandin e nishtulls, kam edhe kang Shkodrane at’ kangen mora rrugen per ne Shkoder o per ne Shkoder, Punoj edhe si babysitter, edhe si hidraulik kur pikon najkund, M’vjen dora edhe me ly shpija kam gelqeren teme, Kam edhe dron per xhirime synetlleqesh, Per muzik po ju publikoj çaste nga dasma e fundit shifni si i kam ba dasmort m*t per pula, ,Puc puc DJ Simpatija, ,

Po m’pyt nji shok -Fato a han gja nadje ti ?-Po nrm ma shoku per ça e kam grun nuk m’qet kurr nadje pa hanger diçka, kajher pshtoj vetem me naj shamat se zakonisht ha naj pantofel a k’puc a, ça t’qellojn se nuk asht se kam naze per me hanger, pp

Kerkush nuk mi han bizelet n’shpi. Tan njat kusi ma dasht me e hanger vet se mu dhimte.. Kaq shum kam hager sa jam ba me vu nji tabel mrapa,- Kujdes shofer i ri- veq ishalla s’po m’korit zoti.


 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.