Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

I dehur në timon? Sensorët nuk do të lejojnë nisjen e makinës

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

I dehur në timon? Sensorët nuk do të lejojnë nisjen e makinës​




11-3.png



Një shpikje e rëndësishme në parametrat e sigurisë për makinat synon të shpëtojë pothuajse 10 mijë jetët që humben që çdo vit në Shtetet e Bashkuara për shkak të ngarjes së makinës në gjendje të dehur. Për më tepër njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Julie Taboh.

Shumica e njerëzve nuk mendohen shumë kur ulen në timon. Thjesht ndezin makinën dhe fillojnë udhëtimin.

Por, kjo nuk do të ndodhë më nëse janë të dehur. Një parametër i ri sigurie që po zhvillohet për makinat, përdor ajrin dhe sensorë me prekje për të matur nivelin e alkoolit në gjakun e shoferit. Nëse rezulton mbi nivelin e lejuar me ligj, makina nuk do të niset.

Sensorët për frymën, të integruar në pjesë të ndryshme të makinës, marrin nga frymëmarrja e shoferit.

Duke përdorur rreze infra të kuqe, sistemi mat përqindjen e alkoolit dhe dioksidit të karbonit në frymëmarrjen e shoferit.

Sistemi i sensorëve me prekje të pozicionuar në butonin e ndezjes ose në timon, lexon nivelin e alkoolit nën lëkurë nëpërmjet projektimit të një rrezeje infra të kuqe në gishtat e shoferit.

Programi i quajtur DADSS gëzon mbështetjen e disa kompanive kryesore të prodhimit të automjeteve dhe synon të ulë numrin prej rreth 10 mijë viktimash të shkaktuara çdo vit nga dhënia e makinave në gjendje të dehur në Shtetet e Bashkuara.

“Është objektivi ynë kryesor me këtë program – të eliminojmë çfarë mund të parandalohet dhe bashkë me to edhe dhimbjen pasuese për familjarët”, thotë Robert Strassburger, ekspert i sigurisë së makinave.

Virxhinia u bë shteti i parë amerikan ku u testua sensori për frymëmarrjen dhe u mblodhën reagime nga pjesëmarrësit.

“Kur e pamë si ekip teknologjinë, u bë shumë e qartë për mua se kjo teknologji kishte mundësinë e ndikimit që pati vendosja e rripit të sigurimit”, thotë George Bishop, nga Departamenti i Automjeteve në Virxhinia.

“Kam vetëm një fëmijë, një djalë. Dhe kjo më jep shpresë të madhe për të ardhmen, se djali im do të jetë në gjendje të jetojë në një botë pa shoferë në gjendje të dehur”, thotë zoti Bishop.
Është kjo shpresë që i shtyn studiuesit të sjellin këtë teknologji në treg./ Zëri i Amerikës





Top Channel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.