Askush një lojtar nuk dëshiron t’i shkaktojë kundërshtarit lëndim serioz. Këtë më së miri e tregoi Salomon Rondon i West Bromit në takimin ndaj Evertonit, ku aksidentalisht theu këmbën e James McCarthy në dy vende. Sulmuesi i Venezuelës e kuptoi menjëherë se çfarë kishte bërë dhe kërkoi që loja të ndalet dhe lojtarit kundërshtar t’i jepet ndihma.
Teksa McCarthy po merrte ndihmën e parë Rondon nuk arriti të mbajë lotët.
Takimi përfundoi me rezultat 1-1 dhe fatkeqësisht The Toffees do jenë pa McCarthyn në vazhdim të sezonit.