Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

#icantbreathe

P

Pansophia

Guest
Nuk marr dot frymë”, plaga e racizmit në SHBA

“Nuk marr dot frymë”, ishin fjalët e fundit të George Floyd, personit me ngjyrë që u vra nga policia në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas një arrestimi të dhunshëm. Gjuri i efektivit Derek Chauvin qëndroi mbi fytin e 44-vjeçarit për disa minuta, ndërsa ai qëndronte me fytyrën ngjeshur mbi asfalt dhe kërkonte ndihmë. Disa orë më vonë, ai do të shpallej i vdekur në spital. Por momentet tragjike dhe të fundit të afro-amerikanit u kapën në video, e cila u bë menjëherë virale. Kjo ngjarje rezultoi të ishte “pika e fundit” që mbushi kupën e zemërimit të amerikanëve, të cilët u ngritën për të luftuar racizmin, këtë plagë të vjetër që ka sjellë shumë vuajtje për komunitetin e njerëzve me ngjyrë.

“Nuk marr dot frymë”, u shndërrua në sloganin kryesor të manifestimeve mbarëpopullore në kërkim të drejtësisë për të ndjerin Floyd. Nga Mineapolis në Nju Jork, nga Uashingtoni në Çikago e mbi 40 shtete Amerikane, protestat morën flakë menjëherë, me plot kuptimin e fjalës.

Përleshje, trazira, gaz lotsjellës, të vrarë, të plagosur dhe shumë të arrestuar. Kjo është panorama që raportohej thuajse çdo natë pas 26 majit në pjesën më të madhe të territorit të SHBA-ve, teksa durimit të komunitetit afro-amerikan për diskriminimet e shumta, i kishte ardhur fundi.

“Po luftoj për jetën time, për atë të fëmijëve dhe familjes sime. Të them të drejtën, parapëlqej të vdes sot se sa të merrem sërish me të njëjtën situatë pas 5 viteve”, thotë një protestuese.

Nuk munguan dhe rastet kur agjentët e policisë kuptuan rëndësinë e asaj që kishte ndodhur dhe iu bashkuan kauzës. Nga Mineapolis, në Nju Jork e deri në Çikago, persona të shumtë në uniformë u ulën në gjunjë dhe marshuan me protestuesit në shenjë solidariteti.

Teksa manifestimet për t’i dhënë fund diskriminimit racor dhe dhunës së policisë ndaj personave me ngjyrë bëheshin më të dhunshme, në të njëjtën kohë po ndodhte dhe një fenomen mjaft negative. Grupe të shumta kriminale shfrytëzuan këto momente kaq të vështira për të dëmtuar dhe plaçkitur dyqane të shumta.

Intensiteti i manifestimeve dhe dhunës rritej dita-ditës me forcat e rendit që e kishin thuajse të pamundur të mbanin situatën nën kontroll. Mijëra vetë mblidheshin përballë Shtëpisë së Bardhë, ku nuk kanë munguar dhe përleshjet. Madje në një moment, presidenti amerikan, Donald Trump, do të zhvendosej nga kjo godinë për në një bunker të sigurt nga ekipet speciale për shkak të frikës se protestuesit mund të thyenin kordonin e sigurisë.

Të shumta ishin zërat që vendosnin në dyshim lidershipin e tij. Por deklaratat e Trump ishin të vazhdueshme, herë në Twitter dhe herë në kamera. Presidenti kërkonte shtypjen e protestave dhe përdorimin e dhunës për neutralizimin e atyre që kërkonin drejtësi dhe dhënien fund të diskriminimeve. Thirrjet për nxitje të dhunës, kreu I Shtëpisë së Bardhë I pasoi me kërcënimin për mobilizimin e ushtrisë. “Nëse qeveritë lokale apo shtetet refuzojnë të ndërmarrin masat e nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve të tyre, do të mobilizoj ushtrinë dhe do ta zgjidh shpejt problemin për ta.”

Madje presidenti Trump vuri në skenë dhe një tregim force, me ecjen e tij në këmbë nga Shtëpia e Bardhë deri në një Kishë historike të dëmtuar gjatë protestave. Pyetjeve të gazetarëve nëse ishte I gatshëm të përdorë ushtrinë kundër qytetarëve vendosi të mos u përgjigjej. Por këto deklarata shpejt do të dënoheshin nga kundërshtarët politikë por edhe kundërshtoheshin nga vetë kabineti I Trump.

“Opsioni për të përdorur ushtrinë në rolin e përforcimit të sundimit të ligjit duhet të shikohet si mundësi e fundit dhe të përdoret vetëm në situate më urgjente dhe të tmerrshme. Ne nuk jemi në ndonjë prej këtyre situatave tani”, tha Mark Esper, Sekretar i Mbrojtjes i SHBA.

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, denoncoi presidentin Donald Trump, duke thënë se ai kërkon qëllimisht të përçajë vendin. Dhe pohoi se ishte i zemëruar dhe tmerruar me mënyrën se si Trump po i menaxhon protestat lidhur me vdekjen e afro-amerikanit George Floyd në duar të policisë.

“Donald Trump është i vetmi president që nuk përpiqet të bashkojë popullin amerikan. Në vend të kësaj, ai na përçan. Po dëshmojmë pasojat e 3 viteve përpjekje të qëllimshme. Po dëshmojmë pasojat e 3 viteve pa lidership të pjekur”, u shpreh ai.

Deklarata e Trump për përdorimin e ushtrisë kundër popullit amerikan, la pa fjalë dhe kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

Përtej kërcënimeve të presidentit amerikan, protestat vazhduan. Madje nuk u ndaluan as kur autoritetet shkarkuan dhe arrestuan policin, Derek Chauvin dhe 3 efektivët e tjerë të pranishëm në ngjarjen tragjike, të kthyer në simbol të kryengritjes ndaj padrejtësive që u bëhen thuajse çdo ditë personave me ngjyrë. Gjykata e Mineapolis ngriti akuza zyrtare ndaj Chauvin për vrasje të shkallës së dytë, ndërsa për 3 oficerët e tjerë përballen me bashkëfajësi dhe pjesëmarrje në krim. Familja e Floyd nuk është e kënaqur me këtë qasje të drejtësisë. Ata kërkojnë që akuza të jetë për vrasje të shkallës së parë.

Familja zhvilloi dhe një autopsi private, rezultati I së cilës ishte ky: George Floyd ka vdekur nga asfiksia (mungesa e oksigjenit). Mjekët kanë thënë se 44-vjeçari humbi jetën nga presioni që i është shkaktuar në qafë dhe shpinë nga policët e Mineapolisit gjatë arrestimit.

Kjo autopsi bie në kundërshtim me atë paraprake të kryer nga mjeko-ligjorët, në të cilën nuk u gjetën prova për “asfiksi traumatike apo mbytje”.

Dhuna e vrasjet me sfond racor janë të shpeshta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, protestat po ashtu. Komuniteti afro-amerikan shpresonte në një përmirësim të situatës nën administratën e presidentit, Barack Obama. Por plaga qindra vjeçare nuk u mbyll kurrë.

“Ndodhi sërish, racizmi është endemik dhe sistematik, me të cilin njerëzit janë ngopur. Kjo vazhdon që prej themelimit të Shteteve të Bashkuara. Kështu që nuk është diçka e re”, thotë analisti Dennis Etler.

Me ardhjen në pushtet të Donald Trump, ajo u bë dhe më e dukshme, pasi nisi të lulëzonte ekstremizmi i bardhë, apo thënë ndryshme supremacistët mendojnë se në drejtim të Shtëpisë së Bardhë është një njeri që përkrah ideologjinë e tyre. Të shumta kanë qenë rastet kur Trump ka ngurruar dhe nuk ka pranuar të dënojë manifestimet e këtyre grupimeve, të cilat kanë në thelb superioritetin e racës së bardhë kundër të tjerave.

“Shoqëria Amerikane është thellësisht e përçarë. Ka shumë njerëz që janë të motivuar në aspektin racor. Ata janë racistë, dhe e shprehin hapur atë, dhe kjo është një trashëgimi e konfederatës. Në pjesë të ndryshme të vendit, mund të shikoni më shumë flamuj të konfederatës se ato Amerikën”, analisti Dennis Etler.

Rasti i George Floyd ishte vetëm maja e ajsbergut, pasi qindra të tjerë si ai, të paarmatosur dhe pa bërë asgjë në shkelje me ligjin, janë vrarë nga policia vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës. Të shumta janë iniciativat për të shëruar këtë plagë të vjetër, më aktivja është ajo e “Black Lives Matter”. Por të gjithë janë të bindur se përderisa do të ekzistojnë persona që nuk arrijnë të kuptojnë se të gjithë gëzojnë të drejta të barabarta, pavarësisht prejardhjes, ngjyrës së lëkurës apo gjuhës që flasin, racizmi do të jetë i pranishëm në SHBA. Ajo që kërkohet është ndryshimi i sistemit të drejtësisë, që të paktën përpara ligjit të gjithë të jenë të barabartë dhe asnjë krim me sfond racor të mos mbesë pa dënuar…55417554185541955420554215542255423554245542555426
 
Lehtesisht mund te aludohet duke i vene prapashtesa se dicka ndodh nga teorite konspirative qe flitet se jane kundra qeverisjes Tramp,por keto ngelen vec supozime.

Gjithmone ka per te patur dallime,edhe le te mbahet vendi i lirise e demokracise(t'pakten me sa kam lexuar,se asnjehere se kam shkel ate vend,gjithmone sipas meje).
Rracizmi i cili denohet gjithkund,ka qene edhe do te jete,e pse quhet plage.

Ne lidhje me politikat e atij vendi kam patur gjithmone nje antipati,sepse jane ata qe kan mbjell urrejtje nder popuj,jane ata qe krijuan shume shume luftra duke bere gjak e lumenj gjaku tek popuj ku ishin ne qetesine e punen e tyre.

Te tilla perandori s'duhet te kene shume jete,sepse jane ushunjeza per popuj tjere.

Rasti i fundit ish Syria qe tashme e kthyer ne nje mal germadhash. :(
 
Rracizmi eshte nje semundje e pakurueshme sado ta luftojne e do vazhdoje te luftohet. Njeriu qe vdiq la nje shenje te madh ne Amerike dhe uroj kjo fatkeqese te ndryshoje sadopak sjelljen e njerezimit.

55440
 
Hapni ndonje teme qe prek shoqerine tone si rasti i perdhunimit te 15 vjecares. Nuk munda te shoh nje reagim nga vajzat e forumit per kete gje.
Ne sensibilizohemi me katadralen e Parisit dhe nuk gjejme mundesine per te diskutuar rreth fenomenit te pedofileve ne vendin tone.
 
Eshte ngacmuar me postime nga ditet e fillimit,por e teme te hapej
jetime ngel :)

Gjithsesi mendimi yt eshte i sakte. :)
 
Eshte ngacmuar me postime nga ditet e fillimit,por e teme te hapej
jetime ngel :)

Gjithsesi mendimi yt eshte i sakte. :)

Nese mendon se kauzat jane jetim atehere eshte e kote te hapet. Mendoj se eshte diskutim qe na prek te gjitheve ne si: Vellezer,motra,prinder.
 
Nese mendon se kauzat jane jetim atehere eshte e kote te hapet. Mendoj se eshte diskutim qe na prek te gjitheve ne si: Vellezer,motra,prinder.
Nuk ka interes ne shkrim,ose fuqi ne mendim (packa se keshtu te gjithe e denojme,edhe te gjithe jemi te prek,se ne kete shoqeri jetojme).
 
Hapni ndonje teme qe prek shoqerine tone si rasti i perdhunimit te 15 vjecares. Nuk munda te shoh nje reagim nga vajzat e forumit per kete gje.
Ne sensibilizohemi me katadralen e Parisit dhe nuk gjejme mundesine per te diskutuar rreth fenomenit te pedofileve ne vendin tone.

Sepse askush ska interes mbi forumin, e gjithe interesi personal eshte se cfare hengre sot cfare veshe sot e ciftet e javes.
Perpara se te besh kete autokritite shiko perreth se cbehet..
 
Hapni ndonje teme qe prek shoqerine tone si rasti i perdhunimit te 15 vjecares. Nuk munda te shoh nje reagim nga vajzat e forumit per kete gje.
Ne sensibilizohemi me katadralen e Parisit dhe nuk gjejme mundesine per te diskutuar rreth fenomenit te pedofileve ne vendin tone.
Per cilin perdhunim te flasim perpara Juno?
Sa 15-vjecare po dalin e po deshmojne cdo dite?
Femrat jane plage e ketij vendi. Jane dhimbja qe ushton qe nga vitet e pata te demokracise fasade ne te cilen jetojme.
Kam dashur une ta postoj nje teme te tille. (Si kam kursyer kurre postimet lidhur me femrat)
Por kur shoh se ku jetoj me duket sikur do bejme shume zhurme per asgje!
Po behen protesta cdo dite ne gjithe vendin. (Protesta modeste sepse edhe Butrint Imeri mbledh me shume vajza ne shesh se sa kauzat e tyre).
E cfare fituan? Asgje.
Ate qe kane fituar gjithmone.
Nuk ka rendesi mosha, gjinia, gjendja ekonomike, arsimi. Nuk ka veper me makabre se sa perdhunimi. Nuk ka gje me te ndyre, me te peshtire se sa te te preke dikush qe e ke neveri. Nuk ka gje me te piset se sa te perdoresh forcen per te kryer qe akt qe supozohet se duhet te sjelle kenaqesi dhe qetesi tek ata qe e kryejne.
Perdhunimi eshte vrasje e shpreses dhe e te ardhmes ne nje shoqeri kaq zhularaqe sa e jona.
Aq me shume kur kryhet mbi nje femije.
Eshte thjeshte femije! Nje vajze qe akoma nuk e njeh trupin e saj, qe akoma se di cfare do. Nje vajze qe akoma nuk njeh meshkujt. Nje vajze qe sa ka nisur te shkele ne boten e te rriturve. Nje vajze qe ka plot endrra.
Cfare mund te them aman. Cfare?
P.s Kerkoj ndjese se e di qe nuk eshte tema r duhur por reagova meqe pashe postimin e Junos.
 
Njehere BRAVOOOOO me pelqeu ky Reagim. Respekt, dhe sa i perket Temes do e hap une .
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.