Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ifigjenia dhe të tjerat: Legjendat e flijimeve të virgjëreshave, për të zbutur perënditë

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Ifigjenia dhe të tjerat: Legjendat e flijimeve të virgjëreshave, për të zbutur perënditë​




Kur gjërat shkonin keq, besohej se flijimi i një virgjëreshe për perënditë – duke e hedhur në det, duke e varrosur të gjallë, ose duke e lënë për përbindëshat e uritur – ishte plani më i mirë.
Flijimi i Virgjëreshës mund të bëhej për një numër arsyesh të pranuara gjerësisht: për të fituar një luftë, për të qetësuar një hyjni të zemëruar, ose thjesht për të mbrojtur arkitekturën. Për një kohë, praktika duket se ishte e pranuar gjerësisht, pasi shumë kultura tregojnë gjurmë të flijimeve të virgjëreshave në mitologjitë e tyre, por edhe në tekstet fetare.
Zotat po dëgjojnë: premtime të nxituara që nuk duhej t’i kishe bërë

Në legjendën homerike, Ifigjenia duhej të flijohej nga babai i saj Agamemnoni, për të qetësuar Artemisin, me qëllim që ajo t’i lejonte grekët të zhvillonin Luftën e Trojës. Një shembull i një flijimi përmendet edhe në Bibël: flijimi i vajzës së Jefteut në Gjykatësit 11, në të cilën Jefteu zotohet të flijojë për Perëndinë çdo gjë apo këdo, që vjen për ta përshëndetur në derë, kur kthehet në shtëpi nëse fiton. Në Librin e Gjykatësve 11:31, ku Jefteu thotë: “çdo gjë që del nga porta e shtëpisë sime për të më pritur kur të kthehem me fitore nga bijtë e Amonit, do të jetë e Zotit dhe do ta ofroj si një dhuratë”. Fatkeqësisht, kur Jefteu kthehet nga beteja, është vajza e tij e virgjër që del nga dera për ta përshëndetur.



Në shekullin e 18-të, filozofi francez Volter vuri në dukje ngjashmëritë midis Jefteut dhe gjeneralit mitologjik grek, Idomeneus, i cili u kërkoi perëndive të qetësonin një stuhi, duke premtuar se ai do të sakrifikonte gjënë e parë të gjallë, që do të gjente kur të kthehej. Gjëja e parë e gjallë doli të ishte djali i tij i ri.

Sipas Plinit të Madh, flijimi njerëzor në Romën e lashtë u hoq nga një dekret senatorial në 97 para Krishtit, megjithëse në këtë kohë praktika tashmë ishte bërë aq e rrallë, sa që dekreti ishte kryesisht një akt simbolik.

Purushamedha Vedike (“flijimi njerëzor”) ishte tashmë një akt thjesht simbolik. Kjo u pasua nga një periudhë sikleti në lidhje me dhunën në ritualet e këtij lloji, pasi kjo periudhë korrespondon me rritjen e budizmit dhe xhainizmit, të dyja fe që vënë theksin në ahimsan (“jo dhunën”). Kjo periudhë gjithashtu korrespondon me Chandogya Upanishad (rreth 8-6 para Krishtit) e cila e rendit jo-dhunën si virtyt.

Yasiitomi-ki japonez, një ditar i shekullit të pesëmbëdhjetë, përmban një traditë të vjetër të quajtur Hitobashira (“shtylla njerëzore”) ku vajzat varroseshin të gjalla në themelet, apo pranë disa ndërtimeve, për të mbrojtur ndërtesat nga fatkeqësitë ose sulmet e armikut. Natyrisht, pyetja pse kishte nevojë për të sakrifikuar një virgjëreshë, vështirë të gjejë përgjigje, pasi mbetemi vetëm me gjurmë të kësaj praktike. Megjithatë, informacioni që kemi mund të na ndihmojë të kuptojmë arsyen që qëndron pas saj.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.