Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Infarkti, një e keqe e heshtur. Kur duhet të paraqiteni me urgjencë në spital?

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Infarkti, një e keqe e heshtur. Kur duhet të paraqiteni me urgjencë në spital?​

Infarkti është një nga sëmundjet më të rrezikshme kardiovaskulare dhe shkaku kryesor i vdekjeve në botë. Ndaj ka edhe një rëndësi të veçantë trajtimi. Njerëzit duhet të jenë sadopak të informuar për këtë “ngjarje” që vjen si pasojë e një sërë shkaqesh. Që nga gjenetika, duhanpirja, alkooli, jeta sedentare, kequshqyerja etj. Në thelb procesi se si ndodh një infarkt është kombinim i aterosklerozës (grumbullim i yndyrnave në enët e gjakut që furnizojnë zemrën me gjak – enëve koronare), me “ngjitje” të pllakave të gjakut deri në pikën kur bllokimi i enës ose i të treja enëve koronare të bëhet kritik 100% duke mos lejuar që ajo pjesë e zemrës që furnizohet me gjak nga ena apo enët e prekura, të vuajë për oksigjen.
Shenjat më tipike të një infarkti janë:
  1. Dhimbja e gjoksit (kryesorja)
Jo çdo dhimbje gjoksi mund të ketë natyrë infarkti. Dhimbjet mund të vijnë edhe nga shkaqe të tjera, nga brinjët, muskujt e kraharorit, sëmundjet reumatizmale, ose refluksi gastrik (që jep zakonisht djegie). Dhimbja e infarktit është dhimbjë që nuk zgjat shumë, mesatarisht 5 minuta dhe nuk i kalon 15 minuta. Është dhimbje shumë e fortë shtrënguese prapa dërrasës së kraharorit, me përhapje zakonisht në krahun e majtë, në qafë deri në nofullën e poshtme, si dhe midis shpatullave.
  1. Aritmi (palpitacione)
Infarktet shoqërohen shpesh me çregullime ritmi. Nëse pas episodit me dhimbje gjoksi, ndjeni edhe ndjesi të rrahurash jo të rregullta, ka shumë gjasa që dhimbjen ta keni përjetuar si pasojë e një infarkti.
  1. Dispne (mbajtje fryme)
Infarktet në fazën e tyre akute shoqërohen shpesh me mbajtje fryme. Një shenjë e tillë vjen jo vetëm si pasojë e lidhjes së ngushtë që ka sistemi respirator me atë kardiovaskular, por edhe reagim fiziologjik i organizmit. Gjatë dhimbjes, vëmendja përqendrohet tek dhimbja dhe mënyra se si ta kalosh atë, më tepër se sa tek frymëmarrja.
  1. Lodhja dhe dobësia trupore
Edhe kjo shenjë vjen pas shenjës klinike kryesore. Kjo vjen si pasojë e “stresit” që sapo kaloi organizmi gjatë fazës kryesore të infarktit, pra është më tepër pasojë e saj. Por, duhet kuptuar se jo çdo lodhje dhe dobësi trupore që vjen pas dhimbjes së gjoksit tregon se ke kaluar një infarkt. Vetëm nëse dhimbja është e fortë dhe me elementët që sapo sqaruam, është indikatore e një infarkti.
Në të gjitha shenjat e mësipërme, nuk duhet të qëndroni në shtëpi dhe ta mbani veten me qetësues, paracetamolë apo ibuprofen. Dhimbja normalisht e ul intensitetin pas maksimumi 15 minutash, por infarkti mbetet aty dhe duhet trajtuar me urgjencë, ndaj duhet të paraqiteni në spital për të marrë trajtimin e duhur.

Bota.al
 
e kam provuar e di ca do te thot????
 
Është interesant fakti që infarkte të vogla, apo trombe, pëson çdo njeri në çdo moment. Por janë aq të vogla sa nuk janë të dëmshme.
Me sa kuptoj, flitet për IMA (infarctus myocardii acuta).
Dëmtimi i zemrës i shkaktuar nga mungesa e oksigjenit, e shkaktuar nga një mpiksje gjaku në arteriet koronare të zemrës, quhet infarkt miokardik tipi 1. Dëmtimi i zemrës i shkaktuar nga shkaqe të tjera, e cila është në përgapje e sipër, sipas disa hulumtimeve të reja, quhet infarkt miokardik tipi 2. Arsyet e tjera mund të përfshijnë të jetë anemi, aritmi dhe frymëmarrje e dobët.
Gjithësesi duhet dëgjuar gjuhën e trupit dhe reaguar në kohën e duhur.
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.