Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Infeksionet urinare

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Infeksionet urinare konsiderohen ndër infeksionet më të shpeshta të cilat jo vetëm përbëjnë një nga faktorët më të rëndësishëm të dëmtimit të funksionit të veshkave, por ato kanë një influencë të jashtëzakonshme në prishjen e cilësisë së jetës.

Mendoni një grua, e cila kudo që të shkojë, së pari duhet të mendojë për vendin e tualitet apo një burrë që e ka të detyrueshme të prishë gjumin disa herë gjatë natës. Natyrisht më të prekura janë gratë për vetë natyrën anatomike të rrugëve urinare. Sidomos me fillimin e jetës seksuale dhe me shtatzaninë, numri i grave të prekura nga infeksionet urinare është shumë i shpeshtë.

Megjithatë, duket sikur natyra e ka për detyrë ekuilibrin. Pas moshës 50 vjeçare ajo “hakmerret” ndaj seksit mashkull duke i predipozuar ata ndaj problemeve të shpeshta të infeksioneve të prostatës. Të dhënat e literaturës vënë në dukje faktin që 50% e grave në Amerikë vuajnë nga infeksione të rrugëve urinare. Në Italinë e Jugut kjo shifër shkon në 70%. Mendoni në Shqiperi, konform higjienës personale, sa i shpeshte duhet të jetë ky infeksion.

Cilat janë shenjat më kryesore të një infeksioni urinar ?


Urinim i shpeshtë me djegje dhe jo rrallë me padurim për të urinuar, me dhimbje gjatë urinimit dhe me gjak në disa raste janë shenja të mjaftueshme për të menduar se kemi të bëjmë me një infeksion të rrugëve urinare. Kujdes; nëse fillon temperatura, ethet, të dridhura, dhimbje mesi do të thotë që infeksioni tashmë ka kaluar nga fshikëza e urinës, në veshka.

Cilët janë shkaktarët e këtij lloj infeksioni?

Escerica Coli është shkaktari më i shpeshtë i infeksioneve urinare. Më të rrallë janë Stafilokoku apo Proteusi.
A është i vështirë zbulimi i infeksionit urinar dhe përjashtimi i llojeve të tjera të infeksioneve apo problemeve shëndetësore të dyshuara?

Si vihet diagnoza ?


Diagnostikimi i infeksioneve urinare në përgjithësi nuk konsiderohet i vështirë. Ankesat e mësipërme të të sëmurit janë të mjaftueshme për të gjykuar se kemi të bëjmë me një infeksion urinar. Për më tepër, ekzaminimet e rekomanduara nga mjeku si analiza e urinës, urokultura apo echografia të orientojnë shumë në drejtim të diagnozës dhe të shtrirjes së infeksionit.

Shumë e rëndësishme për mjekun është përcaktimi, nëse infeksioni ka prekur vetëm fshikëzën urinare apo veshkat, pasi mënyra dhe kohëzgjatja e mjekimit në të dyja rastet është e ndryshme. Për të kuptuar rëndësinë e këtij diferencimi mjafton tju them se një infeksion i rrugëve të poshtme mund të mjekohet edhe për 3 ditë kurse mjekimi i infeksioneve të veshkave mund të kërkojnë 2- 6 javë. Gjithsesi edhe për këtë gjë të ndihmojnë shumë ankesat e të sëmurit.

Temperatura me ethe dhe të dridhura si dhe dhimbjet e mesit e bëjnë mjekun të kërkojë ekzaminime të tjera për të konfirmuar apo përjashtuar faktin që tashmë infeksioni ka prekur veshkat. Nëse pas mjekimit, pacientët nuk përmirësohen apo gjendja përkeqësohet, është e nevojshme të bëhet një vlerësim i mëtejshmëm i gjendjes për të gjetur një arsye apo shkak për mosreagimin nga mjekimi.
 
Nuk e lexova deri në fund , por sa i përket terapisë , do sygjeroja çajin bimor Uva Ursi ( Uvin ) që është shumë efektiv , tek infeksionet akute.
Nëse infeksioni është më i avancuar , kalohet me antibiotikë .. nuk po them fare emra ilaçesh , sepse nuk merren pa bërë analiza dhe pa u konsultuar me mjekun , kuptohet.
 
@TinkerBell
kjo metode preferohet tek femrat e reja (dmth varsisht nga simptomet) per t'ju ikur efekteve ansore te antibiotikut apo edhe per t'ju ikur krijimit te rezistences ndaj antibiotikve. Ato ne moshe, kane sistem imuntar me te dobet e varesisht nga personi dhe shenjat klinike, favorizohet njera apo edhe tjtra. Pershtypja ime eshte qe ne viset shqiptare (apo te them te ballkanit ne pergjithesi), shume shpesh receptohet antibiotik, se sa qe eshte e nevojshme, por edhe njerzit kane mendimin qe, po nuk u receptove antibiotik thone "nuk dika gje ky" sepse ashtu jane mesuar. ketu kam te bej me njerez nga ballkani, per cdo gje deshirojne antibiotik.

@Seyfert
Kur flasim tek infeksionen urinare tek meshkujt, ato jane me shume te rralla mu per shkak te anatomise (u tha edhe ne kete postim) ndersa ajo qe meshkujt ne moshe kane nevoje te shpesht (2-5 apo 6 here) per urinim gjate nates, nuk ka te beje me infeksionet urinare por me zmadhimin benign (dmth ju kanceroz, por qe me kohe mund te kaloj ne kanceroz) te prostates (anglisht benign prostatic hypertophy), ndersa kjo e fundit favirizon infeksionen urinare per shkak te mungeses se mundesise, per ta zbrazur fshikzen e urines (dmth egzston gjithmon nje sasi e konsideruar e urines ne fshikzen e urines, e qe kjo favorizon infeksionen urinare), por qe kjo ska te beje asgje me infeksionet e prostates (Prostatitis) .

Diagnoza: ne klinike thuaj se nuk perdoret kurr Echigrafia per konstatimin e infeksioneve te thjeshta urinare, vetem infeksionen e koplikuara urinare dmth. Pyelonephritis (hapsires renale, apo Pyelon) ateher perdoret Ultrazeri, te kosntatohet, nese infeksioni e ka perfshire edhe veshken apo jo. apo nese rriten parametrat e retinimit renal (dmth shenjat e demtimit te veshkeve) per ta perjashtuar ndonje shkak postrenal, dmth retencioni i urines, apo konkremet urinar (gur ne veshke) tumor apo ndonje shkak tjeter.
 


Infeksionet urinare, si t’i trajtoni me sodë buke

74A5545C-CCE1-4959-8CD4-A71F49A442DC.jpeg



lg.php



Soda e bukës bikarbonate ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve therëse të shkaktuara nga infeksionet e traktit urinar.sode-buke


lg.php


Këto infeksione, të shkaktuara nga bakteret, shkaktojnë inflamacion dhe irritim në fshikëzën e urinës dhe uretër, tubi që mban urinën në trup, prandaj lind nevoja për urinim të shpeshtë.


lg.php


Soda e bukës neutralizon urinën dhe e bën atë më pak acidike, duke ndihmuar kështu në lehtësimin e dhimbjeve therëse.

Tretni gjysmë luge çaji sodë buke bikarbonate në ujë dhe konsumojeni të paktën dy herë në ditë.

“Edhe pirja e shumë lëngjeve ndihmon në këtë rast, duke qenë se ato nxjerrin jashtë bakteret që shkaktojnë infeksione./Shendeti
 
Infeksionet urinare Luftohen me antibiotike dori
nga vihet re qe ke mare infeksio?? vec dhimbjeve qe ke qe kryesisht jane dhimbje djegese
e veshtiresi ne urinim
Shifet edhe ngjyra e urines qe nuk eshte si zakonisht por vjen si ne te kuqerremte

Luftohet kryesisht me Antibiotike infeksioni urinor

KUJDESSSS

Infeksioni urinar shpesh here meret edhe fale maredhenieve sexuale qe ne kryejme
 
Ca thua ore qe ktu lale ene kte e the??????
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.