Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Instagram zëvëndëson 'swipe-up' me një tjetër opsion: Sticker-at!

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
31,182
1632086554712.png

Instagram s'do ketë më "swipe up" (rrëshqit lart). Ndryshimi ka nisur që prej 30 gushtit, por së fundmi është aplikuar thuajse në të gjitha profilet kudo nëpër botë.

Në vend të këtij opsioni, njerëzit do klikojnë mbi një sticker* që më pas do t'i çojë ata tek linku përkatës. Kompania po e bën këtë për "të thjeshtuar përvojën e krijimit të 'stories'" dhe për të ofruar më shumë "kontroll kreativ", duke qenë se përdoruesit e kanë disi më shumë nën kontroll se si e vendosin fashën e linkut sesa në rastin e swipe-up.

Stickers (etiketa ilustruese) - në Instagram janë elementë grafikë dinamikë që mund të shtohen në Instastories. Disa janë të animuara, disa janë të klikueshme dhe të tjerat madje lejojnë përdoruesit të ndërveprojnë drejtpërdrejt me to. Thënë thjesht, i bëjnë postimet më interesante.

Ky përditësim bazohet në një provë që kompania filloi në fillim të kësaj vere. Në qershor, Instagram filloi të testojë këto stickers për përdorues të ndryshëm. Në kohën e testimit, Vishal Shah, ish-shefi i produktit në Instagram, tha për The Verge se opsioni i ri përshtatej më shumë me mënyrën se si njerëzit aktualisht e përdornin platformën.

Dallimi kryesor mes dy opsioneve, është se me stickers, përdoruesit që shohin story-t mund t'u bëjnë "reply" atyre, pra të shkruajnë një mesazh direkt nga ai story. Në rastin kur ka patur "swipe", kjo veçori zhdukej. Në këtë mënyrë, njerëzit do kenë më shumë mundësi për të ndërvepruar me njëri-tjetrin.

Përditësimi më i gjerë do i ndihmojë ekspertët të përcaktojnë edhe në mënyrë përfundimtare, nëse ky është veprimi i duhur.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.