Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Inteligjenca artificiale e perdorur per Marketing Online

P

Pansophia

Guest
45414

Inteligjenca Artificiale është tashmë e pranishme në shumë aspekte të jetës sonë të përditshme, nga asistentët dixhitalë te smartphone-t tanë tek ata shtëpiakë në shtëpitë tona inteligjente. Ajo përdoret edhe në disa reparte të policisë, ndërkohë që shumë algoritme, që mbështeten tek ‘machine learning’, përdoren në fushën e mjekësisë për diagnozat.

Këto teknologji të reja duhet të realizohen në mënyrë të paanshme, të projektuara me disa algoritme që të bien sa më pak pre e diskriminimit të individëve dhe presioneve të biznesit. Por kjo nuk ka qenë gjithnjë e mundur, pasi Inteligjenca Artificiale krijohet nga njerëzit dhe keqpërdorimi i këtyre “mendjeve dixhitale” është një devijim joshës.

Duke pasur parasysh të gjitha fushat e aplikimit, nuk merret asnjëherë parasysh që një zhvillues nuk është i detyruar të respektojë rregullat e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave kur projekton një Inteligjencë Artificiale të Re. E megjithatë, janë algoritmet e tyre që u mundësojnë asistentëve inteligjencë t’u përgjigjen në mënyrë më të saktë pyetjeve tona, apo të ndihmojnë mjekët të përmirësojnë analizat e rreziqeve për shëndetin.



Inteligjenca Artificiale, kur etika përballet me marketingun

Për këtë është e nevojshme ekuilibrimi i zhvillimit teknologjik, respektimi i legjislacionit dhe të drejtave njerëzore. Ligjet mbi privatësinë nuk janë të mjaftueshme – të gjithë jemi të ekspozuar në mënyrë të pashmangshme – nga GPS në smartphone-t tanë, te ndarja e të dhënave, e më pas rrjetet sociale.

Ne e dimë se shpesh, të dhënat tona janë shitur në mënyrë aspak etike nga vetë drejtuesit e aplikacioneve dhe shërbimeve të ndryshme në web. Kthesa e parë është GDPR, e cila bën kontrollin e të dhënave që ndajmë. Megjithatë, masa të tilla nuk janë të mjaftueshme nëse nuk ndërgjegjësohen zhvilluesit e software-ve sa i përket diskriminimit indirekt.
Kjo verifikohet “kur një rutinë e caktuar algoritmike, edhe pse e krijuar në mënyrë neutrale, çon në një trajtim të pafavorshëm të një individi apo grupi njerëzish”.

Për fat të keq, profesionistët e marketingut përqendrohen vetëm tek aspektet e thjeshta ligjore: rregulla që në përgjithësi nuk janë në të njëjtin hap me teknologjitë e reja të njohjes së fytyrës, lokalizatorin dhe Inteligjencën Artificiale. Rastet kur etika dhe fitimet janë në drejtime krejtësisht të kundërta janë ende të shumta. Mjaft të mendojmë manipulimin e testeve të emetimeve të CO2 nga shtëpitë automobilistike.



Si të ndërthurim etikën me biznesin

Për të zgjidhur problemin duhet të pyesim më parë nëse aplikacionet tona AI janë projektuar për të respektuar autonominë dhe dinjitetin dixhital të subjekteve, duke shmangur paragjykimet e pavullnetshme dhe përdorimet e paparashikuara.
Përdorimi i Inteligjencës Artificiale po na bën të kuptojmë se sa e rëndësishme është të reflektojmë rreth mënyrës se si zhvillimi i këtyre teknologjive ndërthuret me respektimin, jashtëzakonisht i rëndësishëm, e të drejtave të njeriut dhe privatësisë.
Zhvillimi i një etike dixhitale është një sfidë e së tashmes dhe së ardhmes, me të cilin duhet të përballen të gjithë, nga kompanitë, te zhvilluesit e software-ve deri te konsumatorët.

Burimi: Tecno Android
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.