Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Intelligjencat kromatike për të kuptuar se kush jemi

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Intelligjencat kromatike për të kuptuar se kush jemi​


Crop 696x380

lg.php

Pas testeve të ngjyrave, që zbulojnë personalitetin e secilit prej nesh, me rrënjët e tyre në teoritë jungiane dhe që tani, në forma të reja, janë të modës në TikTok, është radha e inteligjencave kromatike.

A mund ta stimulojnë ngjyrat inteligjencën?

Provoni të visheni për një ditë të tërë me të zeza ose të bardha nga koka deri te këmbët dhe kushtojini vëmendje efektit të këtyre veshjeve njëngjyrëshe në trup dhe mendje.

E zeza, një ngjyrë misterioze, kaotike, identifikon kaosin dhe, në çrregullim e sipër, mendja është më e lirë për të krijuar. Ajo është ngjyra e përshtatjes në çast, e guximit dhe rrit produktivitetin.
lg.php

Inteligjenca e bardhë, e quajtur “ekzistenciale”, eksperimentohet me rroba të bardha dhe është një litar shpëtimi në momente të vështira, që tregon rrugën e duhur, nëse duket se e humbisni atë.

Kemi, gjithashtu, aftësi të tjera kromatike, të tilla si ajo e arit, që është inteligjenca ekonomike, paraja dhe suksesi; ajo emocionale, e ngjyrës së gjelbër; muzikore, e ngjyrës bojëqielli; inteligjenca intuitave, me ngjyrën blu të errët; e faljes, e lidhur me ngjyrës rozë, etj.

Ekzistojnë një mori dallimesh në hije dhe këtu qëndron bukuria: çdo nuancë korrespondon me aftësinë për të marrë pjesë në jetën tonë.

Me pak fjalë, ngjyrat janë treguesit më të dobishëm të koeficientit të inteligjencës.
Nuancat ndikojnë te ne, edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, sipas Samya Ilaria Di Donato, autore e librit “Inteligjenca e ngjyrave: 24 mënyra për t’u përmirësuar në jetë”.

“Është e gabuar të konsiderohet se cilësia e quajtur inteligjencë matet vetëm përmes një rezultati të koeficientit të inteligjencës, ndërsa dallimet e ngjyrave janë të pagabueshme, sepse ato japin stimuj të pavetëdijshëm për të pasuruar jetën tonë”, shkruan Di Donato.

Çdo ngjyrë lidhet me një nivel të ndryshëm të inteligjencës dhe pasqyron një zonë të caktuar të jetës, zbulon kuptimin e duhur dhe potencialin e vërtetë të secilit prej nesh dhe na lejon të krijojmë ylberin tonë të lumturisë.

"Balkanweb"
 
Qenkan super inteligjentë ata/ato që vishen me ngjyrat e ylberit? ??‍♀️
Nuk diskutohet që ngjyrat stimulojnë humorin, por e kam pak të vështirë të lidh ngjyrën e veshjes që rit inteligjencën.
Qenka pra inteligjenca e 10-të nga 9-të të njohurat:
1. Inteligjenca muzikore / - perceptimi krijues
2. Inteligjenca gjuhësore / verbale
3. Inteligjenca fizike / kinestetike
4. Inteligjenca logjike / matematikore
5. Inteligjenca vizuale / hapësinore
6. Inteligjenca interrpersonale / inteligjenca sociale
7. Inteligjenca intrapersonale / inteligjenca personale
8. Inteligjenca natyraliste / Natyralistika
9. Inteligjenca Ekzistenciale / Inteligjenca e Urtësisë Jetësore

10. Inteligjenca kromatike/ngjyra, që si zakonisht lidhet me muzikën ?‍?
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.