Inter është në kërkim të një mesfushori të ri, për afatin kalimtar të verës.
“Corriere dello Sport” shkruan se “Nerazzurrët” kanë filluar t’i planifikojnë përforcimet, për sezonin e ri në Serie A.
Javier Pastore nga Paris Saint-Germain dhe Erik Lamela nga Tottenham janë dy opsionet kryesore për ekipin e Interit. /Lajmi.net/