Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Isa Boletini

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Isa Boletini



Isa bej Boletini i njohur edhe thjesht si Isa ose Isë Boletini (Boletin, 15 janar 1864Podgoricë, 23 janar 1916) ka qenë figurë kombëtare dhe kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në rini në veprimet e Lidhjes së Prizrenit. Më pas shërbeu si kryetar i rojeve të pallatit sulltanor, prej ku u kthye me nishane (grada) dhe çifligje, pas ardhjes së xhonturqve dhe masave të tyre drejtoi kryengritjet e 1910 dhe atë të 1912. U caktua ndër rojet e Princ Vidit gjatë sundimit të tij jetëshkurtër. Vritet gjatë një shkëmbimi zjarri në Podgoricë, pasi u vranë 17 bashkëluftëtarët e vet.
Isa Boletini
Isa Boletini, Dutch Military Mission (1914).jpg
Vendi i lindjesBoletin, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane
Vendi i vdekjesPodgorica, Mali i Zi
PalaLidhja e Prizrenit (1881)
Perandoria Osmane (1902-1908)
Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë (1912-1914)
ShërbimiUshtria osmane
• kacak
Vitet e shërbimit* 1902-1908
* 1912-1916
NjësiaKreu i dyfekxhinjve të pallatit të sulltanit
Roje i Princ Vidit
Betejat/luftëratKryengritja e vitit 1910
Kryengritja e vitit 1912
Kryengritja e Dibër-Ohrit
ÇmimetHero i Popullit

Biografia


U lind në kullën e familjes në Boletin, pranë Mitrovicës, asokohe në sundimin e Perandorisë Osmane, i biri i Ademit të Murselit dhe Aishes. Familja e tij i takonte vëllazërisë Maksutaj të fisit të Shalës. Ishin zhvendosur nga Isniqi i Deçanit për në Boletin për punë gjaku.

1881-1907
Pas ngritjes së Lidhjes së Prizrenit, Isa mori pjesë në betejën e Slivovës kundër forcave të rregullta osmane më 22 prill 1881. Manastiri i Sokolicës mbrohej nga Isa me të vëllanë e madh, Ahmetin. Baza e pushtetit të tij u bë konfiskimi ilegal i pronave. Në vitet 1898-1899 filloi të paguhej për të mbrojtur komunitetin serb ortodoks në Mitrovicë. Si shpërblim për shërbimet e tij Serbia i dha një medalje dhe e furnizoi me armë. Pas ndodhive të kazanë e Mitrovicës kundrejt serbëve, Perandoria Ruse i vë kusht Stambollit hapjen e një konsullate ruse në Mitrovicë më 7 maj 1902.
Boletini shpalli se shtëpitë e mbarë shkjeve do të digjeshin po qe se do të hapej "kangjallozi i Miskovit në Mitrovicë". Raportohet se më 29 shtator iu dorëzua autoriteteve osmane dhe se do të falej për bëmat e tij të deriatëhershme, më 24 nëntor mbërriti në Stamboll, ku u caktua në krye të dyfekxhinjve, siç ishte mënyra e qeverisjes e Sulltan Abdyl Hamidit për të bërë për vete krerë të zëshëm vendorë. Iu dha vendimi për të filluar punimet e Fabrika e Gurëve të Mullinjve në Boletin, si dhe iu akordua titulli bej.
Pasi shërbeu si kreu i dyfekxhinjve për katër vite, u kthye me çifligje që i ishin caktuar si shpërblim për shërbimi dhe grada ushtarake në milicinë vendore. U bë njeriu më i famshëm dhe më i pasur i Mitrovicës, mblodhi pasues të armatosur dhe mblodhi armatime e financime si nga serbët duke pasur gjithashtu një linjë telegrafike drejtpërdrejtë me Pallatin Jëlldëz, si kapedan vendor i sulltanit.

1908-1911
Gjatë Revolucionit Xhonturk më 1908, u bë një mbledhje e madhe e ulemave dhe parisë shqiptare njohur si Kuvendi i Ferizajt për të përkrahur rikthimin e kushtetutës, ndërsa Boletini me krerë të tjerë e shihnin këtë si shenjë pabesie ndaj sulltanit. U tërhoq nga kuvendi para se të merrej ndonjë vendim, duke kuptuar dobësinë e pozitave të tij. Thuhej se sulltani i kishte kërkuar ndihmë Boletinit që të zhbënte kuvendin e mbajtur në Ferizaj. Ai ishte besnik ndaj sulltanit ndonëse më 1908 i kishte ndihmuar fillimisht xhonturqit.
Komiteti "Bashkim e Përparim" pas gati një muaji të kthimit të Kushtetutës vendosi t'i jepte vëmendje gjakmarrjes në Vilajetin e Kosovës, dhe nga fundi i vitit masa të ashpra u morën nga vendorët - Nexhip bej Draga me anëtar të tjerë të parisë së Kosovës e shihnin Boletinin si pengesë dhe besnik të sulltanit dhe loboi për ndalimin dhe arrestimin e tij, Draga donte vendosjen e rendit të ri ligjor, ndërsa Boletini donte privilegjet e vjetra caktuar nga koha e sulltanit. Pasi ia arriti të ndërhynte përmes Komitetit të Selanikut që qeveria të merrte masa ndaj Boletinit, i dërguan një oficer të shoqëruar për t'i dhënë Boletinit një urdhër gjykate që t'i kthente të quajturit Haxhi Alisë çifligun që kishte qenë më parë i tij para se t'ia jepte sulltani. Boletini përqeshi urdhrin, përzuri autoritetet që më pas e sulmuan, Isa mundi të ikte me njerëzit e tij, por kulla iu dogj. Mytesarifi i Pejës këshilloi autoritetet qendrore osmane se veprimet ndaj Isës nuk do të çonin drejt ndonjë rrugëzgjidhjeje, por duhej bërë një demonstrim force në mbarë vilajetin për të bindur krerët e tjerë vendorë të sistemit deruhdecilik.
Gjatë kundër-revolucionit të prillit 1909 Isa me krerë të tjerë i ofruan sulltanit ndihmën e tyre. Më 15 maj 1909 Xhonturqit, duke vazhduar mohimin e të drejtave kombëtare shqiptare, vijuan me fushata kundër atyre që nuk paguanin taksat e reja të caktuara në Stamboll. Në Mitrovicë u caktua gjeneral i brigadës 18 Xhavid Pasha, ku zëvendësoi Shemsi Pashën e vrarë (vëllamë i Isës), për të përvijuar një vazhdë operacionesh ndaj malësorëve shqiptarë për dorëzimin e armëve dhe në veçanti për ta kapur.
Ishte ndër konspiruesit dhe organizatorët e kryengritjes së 1910 me Hoxhë Said efendiun, Nexhip bej Dragën, Hasan Prishtinën, Mehmet pashë Derallën, Rexhep Mitrovicën, Bedri Pejaninn, Salih Gjukën dhe Idriz Seferin. Isa me shumë krerë të tjerë të Pejës e Gjakovës mbajtën qëndrim ndaj trupave osmane, gjë që çoi drejt gjakderdhjesh dhe bombardimin të fshatrave shqiptare. Pas revoltave të herëpashershme në Vilajetin e Kosovës, prillin e 1910 qeveria xhonturke vendosi krijimin e një korpusi ushtarak të posaçëm për "shtrimin" e Shqipërisë, në krye të të cilit u vu gjenerali Turgut Pasha. Në bashkëpunim me Idriz Seferin dhe krerët shqiptarë, Isa i priu betejave të rënda në grykën e Kaçanikut, Zagovac, Çernalevë, Kabash e Virnaglava. Në Çernalevë kryengritësit e mbajtën ushtrinë osmane për dy ditë.
Ikanakët kosovarë gjetën strehim në Mal të Zi që herët me ndodhitë e 1909, ku Knjaz Nikolla shpresonte t'i kishte ata si ndihmë më pas gjatë zgjerimit në trojet shqiptare. Isa me të vetët ishin atje, u takua me krerë shqiptarë, merrte ndihma dhe armatim nga Mali i Zi duke e përdorur kështu si bazë. Fillimisht Mali i Zi e shpërfilli praninë e tij, por pas kërkesave të ambasadorit osmane e eskortoi larg kufirit.

Kryengritja e 1912 dhe Autonomia e Shqipërisë
Kryengritja e vitit 1912
Në pragun e revoltës, qeveria serbe punoi me disa banda kaçake shqiptarësh që të ishin të gatshme të vendosnin në vështirësi osmanët dhe me atë qëllim iu vardisën edhe Boletinit përmes organizatës terroriste Dora e Zezë. Më 23 prill 1912 njerëzit e Hasan Prishtinës çuan krye në Malësinë e Gjakovës dhe u përhapën më tej. Më 20 maj së bashku me krerë të tjerë, Boletini mori pjesë në kuvendin e Junikut ku u dha besa dhe u nënshkrua një shpallje, për t'i shpallur luftë qeverisë xhonturke përmes kryengritjes së armatosur në Vilajetin e Kosovës.
Shqiptarët e Sanxhakut të Prishtinës të kryesuar nga Isë Boletini, Xhemal beg Prishtina dhe Beqir agë Vulçiterna i thyen turqit në Llap e Gollak dhe më pas zunë Prishtinën me pëlqimin e banorëve, përkundrejt komandantit vendor.
Krerët mësynë Shkupin, të cilin e zunë më 12-15 gusht të 1912,së bashku me Riza Begin mendonte të shkonte në Selanik për të liruar sulltanin dhe nuk ishte për autonomi - sipas Hasan Prishtinës. Më 18 gusht Prishtina arriti t'i bindte krerët luajalistë që të binin në ujdi me autoritetet osmane për të drejtat sociopolitike e kulturore shqiptare. Boletini u paqtua dhe u kthye për në shtëpinë e vet pas premtimeve për autonomi vilajeteve shqiptare.
Në gusht, kolonel Dragutin Dimitrijević "Apis" i Dorës së Zezë, i dërgoi një letër Isës që me pasuesit e tij t'i ndihte serbët në luftë kundër osmanëve.

Luftërat Ballkanike dhe Pavarësia Shqiptare
Në fillim të Luftës së Parë Ballkanike, ushtria osmane u mbështet nga vullnetarët dhe trupat e çrregullta shqiptare; autoritetet osmane furnizuan Isën me 65,000 armë për trimat e tij për të mbrojtur trojet shqiptare brenda Perandorisë Osmane, gjë që i zhgënjeu serbët. Në shtypin serb raportohej se gjatë dorëzimit të kryengritësve shqiptarë në Lumë, Isa Boletini me trimat e tij u arratisën. NgaDibra njoftoi për pjesëmarrjen në Kuvendin e Vlorës. Nga 8 deri më 11 të vjeshtës së tretë bujti te Hasan bej BiçakçiuElbasan së bashku me Mehmet pashë Dërrallën dhe Ajdin bej Dragën, u nisën të nesërmen me Mid'hat bej Frashërin pasi pritën përfaqësuesit e Dibrës me Myfti Vehbiun.
Më 29 të vjeshtës së tretë, Isa mbërriti në Asamblenë e Vlorës si përfaqësues i Mitrovicës. Nën drejtimin e Mehmet Pashës, së bashku me Riza Beun kishte detyrë të organizonte milicinë kombëtare.
Më 1 prill 1913 së bashku me Ismail Qemalin, të birin Qamilin, Mark Kakarriqin dhe Gurakuqin i hipën jahtit të Dukës së Montpensier-it dhe zbritën në Brindisi. Pas bashkimit të Esad pashë Toptanit me qeverinë e Vlorës, shihej me armiqësi nga qeveria aty, sipas Fejzi bej Alizotit ishte vendosur mes Isës, Salih Gjukës dhe Gurakuqit që ta vrisnin pashain porsa të shëtiste mbi urën e skelës dhe ta hidhnin në det. Pasi ia kishin komunikuar Ismail Beut, kishte thënë se po të veprohej me vrasjet e njëri-tjetrit që në formim të shtetit shqiptar, do të merrte valixhet e do të ikte.
Më 23 shtator shqiptarët e Dibrës u hodhën në revoltë kundër serbëve. Gjashtë mijë forca të udhëhequra nga Isa dhe Bajram Curri kaluan kufirin dhe, pas një beteje, morën Dibrën, ku vranë disa oficerë dhe i dëbuan të tjerët nga qyteti. Ushtarët që shpëtuan ia mbathën nga ana tjetër e lumit Radikë, më pas serbët nuk vonuan dhe u hakmorën me mizori të skajshme, sidomos në krahinën e Lumës.
Pas pak muajsh ai u largua nga Vlora sa qe pa dhënë dorëheqjen Ismail Qemali, mori një shtëpi me qira në Shkodër.
Familja

Më 1875 i vdes i ati dhe zot shtëpia bëhet i vëllai i madh, Ahmeti. Më 1894 i vëllai vritet dhe gjakun e merr vëllai tjetër Halili duke vrarë serbin Jovan e Zernosekut.
Gjatë kohës së tij në Stamboll, katër nga fëmijët dhe nipat e tij u regjistruan në Aşiret Mektebi (shkolla e fiseve), Tafil Boletini vijoi duke ndjekur shkollën Harbiye (Akademinë Ushtarake).

Trashëgimia

Për Isa Boletinin shkroi Aubrey Herbert "A meeting with Isa Boletini" (Një takim me Isa Boletinin) më 1912, monografia e Skënder Luarasit botuar më 1972 dhe e Fatmire Musës më 1987. Ndër botimet enciklopedike shquhet zëri i tij në Fjalorin Historik të Robert Elsie botuar në gjuhën shqipe më 2011 si dhe në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985 dhe 2011, zëri “Isa Boletini” në Enciklopedinë e Jugosllavisë botuar më 1982 Eqrem bej Vlora e përshkruan te Lebenserinnerungen:
Isa Boletini dhe Bajram Curri ishin burra "selfmade", por jo krejtësisht parveny, sepse familjet e tyre në fis dhe në krahinë, mbaheshin për "dyer të forta". Isai jetonte në fshatin Boletin, në afërsi të Mitrovicës, në një shtëpi të bukur tradicionale . Të dy ishin prototipa të condottieri shqiptarë të shek. të 20të. Prijës popullorë të llojit më të mirë, por disi të ndryshëm përsa i përket dukës, sjelljes po edhe mënyrës së mendimit. Isai ishte konservativ, patriarkal, i rregullt, serioz, fjalëpak, por me një pamje të jashtme të rëndë, tepër i sjellshëm e miqësor e besnik sa s'thuhet. Ai kërkonte dhe merrte vetëm çfarë i duhej. Që të dy ishin atdhetarë të zjarrtë shqiptarë, edhe pse që të dy ishin krejtësisht analfabetë. Isai u vra prej malazezve, me afrimin e trupave austro-hungareze më 1916 në Podgoricë, pas një lufte të ashpër disa orëshe (austriakët erdhën vonë dhe nuk arritën ta shpëtojnë atë dhe 17 bashkëluftëtarët e tij).
Vepra e Isa Boletinit është nderuar në çdo kohë në gjithë Shqipërinë etnike. Emrin e tij e mbajnë shkolla, rrugë, lagje e sheshe. Gjithashtu ka një batalion special të ushtrisë shqiptare, që u instalua në Irak, që mban emrin e Isa Boletinit.
 
Isa boletini ne kongresin e frances per paqen kishte fshehur revolen te qeleshja dhe e kontrrolluan para se te hynte dhe i moren revolen tjeter ne brez , dhe than " e c'armatosem dhe shqiptarin"
Kur isa boletini hyri brenda hoqi qeleshen dhe nxorri revolen dhe tha" shqiptari kurre nuk c'armatoset" dhe ka ngel dhe si shprehje ! Trim ka qene !
 
Isa boletini ne kongresin e frances per paqen kishte fshehur revolen te qeleshja dhe e kontrrolluan para se te hynte dhe i moren revolen tjeter ne brez , dhe than " e c'armatosem dhe shqiptarin"
Kur isa boletini hyri brenda hoqi qeleshen dhe nxorri revolen dhe tha" shqiptari kurre nuk c'armatoset" dhe ka ngel dhe si shprehje ! Trim ka qene !

Kete gje e ka bere ne londer
 
Shqiptarët që shkuan në Londër lanë përshtypje të mira (edhe pse në rezerva i vetmi që përballonte nivelin e homologëve ishte Luigj Gurakuqi,- sipas At Gjergj Fishtës). Në një rast kur Aubrey Herbert si kryetar i komitetit bashkë me Tonin Prekên shërbyen si përkthyes mes Isa Boletinit e z. Lloyd George ku u tha sa vijon,

“Thuaji atij,” tha Isa, “që unë jam malësor, ashtu si është ai, dhe që unë e di që zemra e tij është e sjellshme karshi atyre që vuajnë dhe thuaj atij qe ska lindje si burre te çarmatose malsorin ate e ben vetem vdekja .” E tha me shumë shprehi, ”E thuaji që kur të vij pranvera, do të plehërojmë Fushë Kosovën me eshtrat e serbëve, sepse ne Shqiptarët kemi vuajtur shumë për të harruar.”
 
"Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia!"

- Isa Boletini

Isa Boletini ishte një luftëtar, rilindas dhe politikan nga Kosova.

Boletini që në moshë të re u bashkua me Lidhjen e Prizrenit dhe mori pjesë në një betejë kundër forcave osmane. Pas kësaj, ai ishte përkohësisht besnik i sulltanit osman dhe ndërtoi një zonë influence të veten në Mitrovicë. Ai kreu funksionin e komandantit të rojeve të pallatit osman në Stamboll për 4 vjet dhe u kthye prej andej me gradën e oficerit, me tokë dhe me detyrën e komandimit të policisë vëndase.

Në vitin 1909, Isa Boletini së bashku me kryetarë të tjerë të Kosovës u ngritën në revoltë kundër Turqve të Rinj (Xhonturqve) për shkak të vendosjes së taksave te myslimanët. Një vit më vonë ai u ngrit në revoltë kundër sundimit osman të përgjithshëm dhe pas dy vitesh, gjatë Luftës së Parë Ballkanike, ruajti një qendrim disi më asnjanës mes dy palëve megjithëse luftoi kundër ushtrive serbe e malazeze në Kosovë.

Në vitin 1912 Boletini merr pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe më pas caktohet si një agjent diplomatik për britanikët dhe roje e Princ Vidit.

Vdekja e tij ka ardhur në vitin 1916 në rrethana të paqarta. Ekzistojnë disa teori të mundshme.
 
Perparimi. Reviste shqiptare e cila publikohej cdo muj n’New York ne vitet 1900.
Isa Boletini n’kopertin. Ne doni Perparim punoni pa pertim. Viti 1916

E93F0E6A-4201-47FD-A323-5EBE1BB9E9E6.jpeg
 
Kapidan Gjon Marka Gjoni vendos t’i merret gjaku Adem Boletinit.
Le ta dinë shqipet e Kosovës qi gjakun e Adem Isa Boletinit e mori nji mirditor fisnik:Frrok Melyshi i cili mandej mbas pushtimit komunist Frroku u vra prej partizanëve duke ia djeg edhe kufomën me vajguri. “Kur u shu zjarri, nji nga oficerët, nxorri lekët nga xhepi dhe i tha njanit aty, që të shkonte dhe të blinte edhe një bidon vajguri, pasi e solli , ia rivunë edhe njëherë flakën. Ka ende burra gjallë sot në Mirditë që e kanë pa at skenë makabre”! (Frrok Melyshi Bruksel)!
Zbatohej urdhni i jugosllavëve!

Në foto Major Adem Isa Boletini i vram prej komunistëve me urdhën të jugosllavëve!

CF84AD53-1DD5-4C40-8F88-C1EE3E5C037A.jpeg
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.