Ish-deputeti reagon për Ferrarin e djalit të Fullanit. (Mirë bën, por i këshillojmë një kurs drejtshkrimi)

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
SUPER MODERATOR
Mesazhe
2,235
Location
Tiranë
Ish-deputeti socialist, Eduard Ndocaj postoi një reagim në rrjetet sociale lidhur me Erik Fullanin, djalin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

“Kaubojsi” e quajti Erikun “këlysh që fshin djersën me lekë të vjedhura”.

Ndocaj ka reaguar pas publikimit të një foto me “Ferrari” të djalit të ish-guvernatorit.

Ai thotë se pas reagimit Erik Fullani e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar.

Më tej ish-deputeti shton se djali i ish-Guvernatorit nuk mund të intimidojë një mirditor dhe se drejtësia do të tërheqë zvarrë të gjithë ata që kanë vjedhur lekët e shqiptarëve, përfshi edhe ish-Guvernatorin, Ardian Fullani.

Reagimi mirë, por kaubojsi ka goxha probleme me gjuhën shqipe.

Ndocaj shkruan:

Ky klyshi Fullani qe fshin djerset me parat tona dhe han buken e mekatit te jatit ishe Governaori bankes shqiperise , nje hajdut ordiner bashke me bashkshorten qe ishte gjukatse nje e korruptuar ku vetingu e skualifikoj , dhe qe nzori Ilir Meten te pafajshem kur u kap me bllok ne dore duke vjedh shqiptaret, dhe u vrane 4 djem nenash me 21 janare nje nder ato edhe vllaie e miku im Aleks Nika, ky klyshi bastard qe tentoj te bahet trim duke me telefonuar qe pse merrem me keto…”



j.l./ dita
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Top