Ishte e vetmja që mund t’ia shpëtonte jetën, mbesa refuzon t’i japë veshkën gjyshit

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
SUPER MODERATOR
Mesazhe
2,235
Location
Tiranë
Një grua ka rrëfyer në një grup në “Facebook” se ishte e vetmja që mund t’i shpëtonte jetën gjyshit të saj, por refuzoi.

Në një postim të sajin në grupin “I Dream Of Being This Petty”, gruaja nga Amerika shpjegonte se nuk pranoi t’ia jepte veshkën gjyshit pasi ai ngacmonte fëmijët dhe ishte gjithashtu anëtar i Klanit Ku Klux.

Më tej, ajo shpjegon se ngjarja ka ndodhur kur ajo ishte adoleshente dhe se ajo e vendosi me vullnet të plotë që gjyshi nuk e meritonte veshkën.

Në vend që t’ia dhuronte atij, ajo u regjistrua në një program për dhurim organesh dhe po planifikon t’ia dhurojë njërën veshkë kujtdo që ka nevojë.

Gjyshi si përfundim kishte ndërruar jetë, ndërsa mbesa mori një numër të madh komentesh mbështetëse nga anëtarët e grupit.

Postimi ka marrë më shumë se 1,800 reagime dhe rreth 400 komente.



j.l./ dita
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Top