Pas dështimit për t’u kualifikuar në Botërorin “Rusi 2018”, të kaltrit i kanë besuar Roberto Mancinit projektin e rinovimit dhe ringritjes së Italisë në nivele të larta. Sfida e sotme pritet me mjaft interes, pasi do të jetë e para zyrtare për Italinë e Mancinit, me këtë të fundit që ka grumbulluar 29 futbollistë, mes të cilëve edhe shumë emra të rinj.
Ndeshja Itali-Poloni do të startojë në orën 20:45, ndërsa në të njëjtën orë luhen edhe ndeshjet mes Turqi-Rusi dhe miqësorja Skoci-Belgjikë.
The post Italia pret Poloninë, Rusia udhëton në Turqi appeared first on Lajmi i Fundit.