• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Ja çfarë zbulon fotografia e profilit për ty

Alb

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
2,545
Likes
63
Age
18
#1
Mediat sociale mund të tregojë shumë për personalitetin tuaj.

Fotografia që zgjedhim për profilin e rrjeteve sociale mund të zbulojë personalitetin tonë me “saktësi”, sipas një grupi studiuesish që analizuan personalitetet e më shumë se 66.000 personave dhe fotot e profilit të “Twitter”-it.

Ja sesi të dallojmë secilën nga pesë tiparet kryesore të personalitetit:

1.Të hapur ndaj eksperiencave

Kjo kategori përfshin të gjithë ata persona që pëlqejnë të ndajnë me të tjerët eksperiencat e reja dhe nuk kanë frikë të pozojnë në vende dhe mënyra të pazakonta. Shpesh pozojnë me një objekt, një kitarë, ski etj. Zakonisht këta persona kanë tendencën të vendosin foto disi të zymta, me pak ngjyra dhe duken të mërzitur apo të trishtuar në to.

2.Neurotikët

Këta persona e kanë të vështirë që t’i fshehin emocionet negative. Për pasojë ka më shumë gjasa që të vendosin një foto profili të diçkaje tjetër dhe jo veten. Nëse vendosin foton e tyre, kujdesen që të jetë një imazh neutral që nuk të jep mundësinë që të krijoni një ide të saktë për ta. Sipas studimeve këta persona, ndonëse mund të ndihen shumë keq nga brenda në foton e profilit nuk ia lejojnë vetes që ta tregojnë një gjë të tillë.

3.Të ndërgjegjshmit

Ata që pëlqejnë rregullin, sjellje të planifikuara dhe janë të vetë – disiplinuar janë pjesë e kësaj kategorie. Këto cilësi pasqyrohen më së miri në fotot e tyre në rrjete sociale, me anë të emocioneve pozitive, ndoshta pasi janë gjithnjë të kujdesur që fotot të jenë gjithnjë perfekte dhe të rregullta.

4.Të këndshmit

Siç e sugjeron edhe vetë emri, këta persona shfaqen kryesisht të qeshur e të gëzuar, si dhe të rrethuar nga miq të shumtë. Fotot e tyre kanë më shumë gjasa që të jenë me ngjyra të shumta, ku subjekti është duke qeshur.

5.Esktrovertët

Një tjetër kategori që ka tendencën të postojë foto plot ngjyra dhe duke qeshur. Por ndryshe nga personat që “e këndshëm”, ekstrovertët nuk kujdesen për të vendosur foto me cilësi të mirë, madje ata nuk përdorin as efekte për modifikimin e tyre

The post Ja çfarë zbulon fotografia e profilit për ty appeared first on Lajmi i Fundit.
 

MrCool

LimitedEdition
I Rregjistruar/e
VIP i Forumit
Mesazhe
6,735
Likes
4,237
Location
Struge
#3
Vallaj une vetem nje kategori mund ti dalloj nga fotoja profilit... Ato qe vejn foto me buzet si rose :p