Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ja përse kjo është shenja më e mirë e HOROSKOPIT!

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,946
Nuk ekziston një datë apo ditë e caktuar për të krijuar miqësi të reja. Ato mund të lindin në çdo kohë dhe në situatat më të paparashikueshme. Mirëpo përpara se të merrni këtë hap do të ishte e udhës të dinit disa gjëra për personin që keni përballë. Duke qenë se pas dy ditësh do të kalojmë në shenjën e Peshores, Living ju tregon se ç’duhet të dini para se të bëheni shoqe me të.

1. Mos e pyet kurrë ku do të takoheni, ajo nuk vendos kurrë: Në qoftë se keni një shoqe Peshore, me siguri ju ka ndodhur me qindra herë të përballeni me fjalinë e saj të preferuar ‘’Nuk e di, zgjidh ti’’. Takimet me të janë një ndër gjërat më të bukura që mund t’ju ndodhin, por nuk bien kurrë dakord me vendin. Në ndryshim nga Binjakët që janë gjatë gjithë kohës të dyzuar, Peshoret janë të pavendosura vetëm kur bëhet fjalë për çështje adresash. Kështu që merreni vetë përsipër këtë gjë, në të kundërt do t’ju duhet të prisni ditë të tëra derisa të marrin ndonjë vendim.

2. Di të gjejë ekuilibrin në çdo gjë dhe me çdokënd: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, vetë emri i Peshores i thotë të gjitha. Jo gjithmonë gjërat mes shoqesh shkojnë ashtu si do të donim, mirëpo Peshoret kanë çelësin që hap çdo zemër. Nuk e sheh si përulje të kërkojë falje, edhe kur nuk është faji i saj, dhe përpiqet të vendosë ekuilibrin mes palëve të treta e katërta, në rast se nuk është vetë e përfshirë. Në shoqëri njihet si zëri i arsyes dhe nuk është aspak habi që ta marrësh edhe në orën 12 të darkës, për t’i kërkuar këshilla.

3. Është shoqja e kujdesshme që nuk harron kurrë asgjë: Peshorja është shenja më altruiste e gjithë zodiakut, por edhe më detajistja, sidomos kur bëhet fjalë për dhurata, përvjetorë apo emrat e ish-ave. Kujtesa e saj i ngjan një fjalori enciklopedik, çdo datë përkon me një ngjarje të caktuar. Por përtej kësaj, Peshorja është gjithashtu një shoqe e dashur, e dhembshur, shumë e hapur dhe kurrë paragjykuese.

4. E ka dorën më të shpuar nga ç’duhet: Të jesh e varur nga “shopping” dhe të kesh shoqe një Peshore, është kombinimi më i keq i mundshëm, sidomos andej nga fillimi i muajit. Peshores i pëlqen jeta mondane, argëtimi në ambientet më IN të qytetit, udhëtimet, çantat e shtrenjta etj. Nuk i dridhet dora fare kur bëhet fjalë për t’i bërë qejfin vetes, ndonëse nga data 15 e deri në fund përfundon duke ngrënë vetëm bukë, djathë e qepë derisa merr rrogën tjetër.
 
Sa te mira jane peshoret.
Nese ke nje shok ose shoqe ne shenjen e peshores ke nje shok/qe per te gjithe jeten e jo sipas interesit.
Mbajini fort prane vetes,jane njerez plot vlera :):)
 
Sa te mira jane peshoret.
Nese ke nje shok ose shoqe ne shenjen e peshores ke nje shok/qe per te gjithe jeten e jo sipas interesit.
Mbajini fort prane vetes,jane njerez plot vlera :):)
??? edhe ne qe jemi afer peshores jemi tmire mbeso
 
Nje urra per dhinë :p
 
Hahahahhahabahahhahahahahahahah loool akoma me keq ???sec ka ca fjal qe sme plq ke ajo fjala ????
Vizitohu goce se ate e pelqejne te gjithe vajzat :p
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.