Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
31,073
1616364236470.png

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur.

Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme.

Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium, fibra dhe magnez, bananet nuk janë një mundësi e shkëlqyeshme për vaktin e parë të ditës.

Nëse nuk shoqërohet me një ushqim tjetër që përmban yndyrna të shëndetshme, banania do t’ju ngopë përkohësisht dhe më vonë do t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur dhe të lodhur.

Ndryshe nga ç’mund ta kishit menduar, ky frut nuk ju ndihmon të mbani një sistem tretës të shëndetshëm.

Bananet përmbajnë shumë sheqer dhe siç shprehet Dr Gioffre për The Sun “kur sheqeri konsumohet në çfarëdo forme, ai i nënshtrohet procesit të fermentimit, njësoj si birra dhe vera, duke u shndërruar në acid dhe alkool në trupin tuaj. Kjo bllokon sistemin tuaj tretës”.

Nëse pëlqeni të konsumoni banane në mëngjes, s’keni pse të hiqni dorë, thjesht shoqërojeni atë me një ushqim që përmban yndyrna të shëndetshme, si kos natyral, kanellë.

//Keshilla
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.