Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Janjeva, qyteza pa dalje dhe me vetëm një hyrje

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Janjeva, qyteza pa dalje dhe me vetëm një hyrje​


EYNYQEAU8AEClHC.jpeg

Në lindje të Komunës së Lipjanit ndodhet Janjeva. Karakteristika kryesore e kësaj qytetze është se ka vetëm një hyrje dhe nuk ka asnjë dalje. Përveç kësaj karakteristike infrastrukturore, kjo qytezë ka edhe shumë veçori të tjera që do t’ju lënë gojëhapur nëse e vizitoni.

Kisha e Shën Nikollës, shtëpia e Shtjefën Gjeçovit e dhjetëra shtëpi të tjera qindravjeçare. Këto janë disa gjërat e veçanta që do t’i shihni nëseshëtisni rrugëve me kalldrëm të Janjevës. Në një distancë prej 17 kilometrash nga Prishtina ju mund të eksploroni gjurmët e njërës nga qytezat më të vjetra në Kosovë.

Qyteza e argjendit

janjeva1-300x225.jpg


Janjeva konsiderohet se është një vendbanim i lashtë, që daton që prej shek. IV. Megjithatë, në dokumentet e shkruara përmendet që prej shek. XIV, në vitin 1303. Siç thonë dokumentet para 700 vjetëve, Janjevën e kanë krijuar si koloni të tyre tregtarët dhe xehetarët e ardhur nga Raguza (Dubrovniku) dhe Kotori. Ata hapën aty disa miniera ari e argjendi. Mirëpo, përveç argjendit, Janjeva shquhet edhe për një vlerë tjetër, që është multietniciteti. Në Janjevë jetojnë disa komunitete: shqiptarë, turq, kroatë, romë, ashkalinj si dhe disa banorë boshnjakë.

Të gjitha këto komunitete bashkjetojnë në paqe dhe tolerancë, pa marrë parasysh dallimet etnike dhe fetare që kanë mes tyre. Janjeva të rrëmben zemrën menjëherë sapo e sheh.

Vendi që ruan kujtimin për Shtjefën Gjeçovin

Shtepia-Muze-e-Shtjefan-Gjecovit-300x225.jpg



Shtëpia Muze e Shtjefën Gjeçovit (1874 – 1929) është një nga atraksionet e Janjevës. Kjo qytezë është vendlindja e veprimtarit të shquar të lëvizjes atdhetare shqiptare, që ishte prift, etnograf dhe arkeolog. Kryevepra madhore e Shtjefën Gjeçovit, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”(1933), është përmbledhje, por edhe një përmendore e ligjit zakonor shqiptar.
Dihet tashmë se shqiptarët kanë jetuar për shumë vite bazuar në këtë ligj. Duke vizituar Janjevën, mund të mësoni më tepër për këtë veprimtar dhe të shihni nga afër shtëpinë ku ka jetuar ai.
Fatkeqësisht, edhe pse është hapur si muze, aty nuk gjenden shumë eksponate. Megjithatë, do t’ju shërbejë për të krijuar një ide se në çfarë kushtesh është rritur dhe ka jetuar ai.

Kulti fetar që tërheq vizitorë në Janjevë

Janjeva_foto_Arben_Llapashtica-300x225.jpg



Një nga monumentet më me vlerë në Janjevë është një kishë e vjetër. Në lagjen që njihej si Varosh, ndodhet Kisha e Shën Nikollës, e vetmja kishë ortodokse që ende vepron në qytet.Ikonostasi mendohet të jetë punuar nga një mjeshtër i Dibrës së Maqedonisë Veriore. Kisha tradicionalisht i ka shërbyer kongregacionit ortodoks serbë nga Prishtina. Ndërtesa është drejtkëndëshe, e ngritur nga gurë të përpunuar dhe ka një brendi të përforcuar mire me shtylla rreth altarit.

Hyrja kryesore e kishës gjendet nga ana perëndimore dhe është e dekoruar me trëndafila e forma gjeometrike. Kubeja nga ana tjetër i është shtuar strukturës në vitin 1990. Sulmet ndaj kishës në vitin 2004 i shkaktuan dëme serioze duke e zhveshur atë në tulla dhe gurë. Më pas dritaret, dyert dhe kulmi iu rindërtuan në tërësi. Kjo i dha mundësi rifillimit të mbajtjes së meshës në vitin 2010. Kisha është e hapur për vizitorët çdo pasdite.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.