Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Java e akrepave, parashikimi i yjeve për të gjitha shenjat

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,919
Si çdo javë, astrologia Meri Shehu ka treguar se çfarë duhet të presin shenjat sipas të mirave dhe të këqijave që do prekin secilën ajo ka dhënë yjet për shenjat, ku duket se shenjat më me fat për këtë javë do të jenë Akrepi, Ujori dhe Peshqit, të cilëve Meri u ka dhënë plot 5 yje.

Është një javë shumë e rëndësishme, të gjithë mezi po presim ndikimin e hënës së re e cila ndodh nesër. Është një hënë shumë e rëndësishme kësaj jave. Është eklips në fakt dhe është në Akrep. Afër kësaj hëne është edhe Afërdita, kjo do të thotë që kësaj jave do të pleksemi shumë emocionalisht, do pasionohemi me çështjet e ndjenjave, erotike por edhe me anën ekonomike. Ata që do e ndjejnë më shumë janë akrepat e lindur në 10 ditët e parë, demët e lindur në 10 ditët e para, ujorët dhe luanët e lindur në 10 ditshin e parë. Do u ndodhin ngjarje karmike, ngjarje që duhet tu ndodhin. Do marrin një mësim, por edhe do ndiejnë një pasion që se kanë ndier më para. Do u japin fund disa marrëdhënieve që u ka shteruar pasioni”, tha Meri Shehu para se të ndante edhe yjet për secilën shenjë.

Dashi- 2 Yje. Eklipsi ndodh pikërisht në çështjet ekonomike dhe personale. Do digjen shumë pasione dhe shumë çështje. Dhe një çështje do shkoj deri në fund. Është javë që i trondit shpirtërisht dhe psikologjikisht deshët. Do merren me borxhet ekonomike, me detyrimet që kanë.

Demi- 1 Yll. Është pikërisht hëna e re dhe eklipsi përballë shenjës së tyre, në Akrep. Këtu ndodh një gjë shumë e rëndësishme, me partnerin, me bashkëpunimet, me ofertat ekonomike, me pasionet, me xhelozitë. Këto do jenë një strumbullar shumë i madh në shenjën e Demit. Të shikojmë sa të fortë do jenë.

Binjakët- 1 Yll. E kanë pak të vështirë se u futet pasioni në çështje pune. Puna ka të bëjë me logjikën me përpikërinë, por kur ka të bëjë dhe me pasionin dhe kaq i zjarrtë sa është pasioni në Akrep nëse një gabim ndodh edhe binjakët do e ndiejnë të pafalshme. Do jenë në trysni të madhe pune dhe duhet të merren me shëndetin, të fillojnë një terapi të rëndësishme.

Gaforrja- 3 Yje. Hëna e re në Akrep është në një shenjë që gaforret i ëmbëlson shumë erotikisht, shumë gaforre do ndihen mirë në ujërat e tyre. do bëjnë gjëra që i pëlqejnë, por mund të kenë edhe njohje karmike. Një destin, një fat, i destinuar për ta do bëhet prezent kësaj jave qoftë në jetën personale, qoftë edhe në dëshirat e tyre personale, për një fëmijë apo veprimtari të rëndësishme.

Luani- 2 Yje. E ka në çështjet familjare. Një hënë e re në çështjet familjare i trondit themelet e qëndrueshme, shumë luanë do të përballen me situata të reja, me situatë të rëndësishme ekonomike familjare.

Virgjëresha-4 Yje. Hëna e re ne Akrep i jep mbështetje, i jep një ide, i jep një konsultë të rëndësishëm, bashkëpunime jashtë mase të mira ekonomike.

Peshorja-3 Yje. Do merret shumë me çështjet ekonomike. Mbyllet një cikël ekonomik, duan a s’duan. Peshoret do tronditen pak se duhet të zgjedhin një punë të rëndësishme.

Akrepi- 5 Yje. Hëna e re në shenjën e tyre. Fillimi është shumë i rëndësishëm me hënën e re në Akrep, është eklips, merr pjesë edhe Afërdita. Një ngjarje shumë e rëndësishme në jetën e akrepave sidomos atyre të lindur në 10 ditshin e parë. Këto janë ngjarje armike, do ndodhin.

Shigjetari-2 Yje. Akrepi është në një shtëpi pasioni të mbyllur dhe jo shumë të besuar për shigjetarin. Nuk i jep besim, i jep pasiguri. Shumë shigjetarë nuk do kenë energji për t’u shprehur dhe do jenë nervozë. Kujdes me shëndetin!

Bricjapi- 3 Yje. Do marrin energji të mira. Do ecin mirë, do e kërkojnë Akrepin në çdo aspekt të jetës së tyre për një fillim të ri, qoftë në lidhje me shoqërinë, qoftë në lidhje me dashurinë qoftë në lidhje me projektet e tyre në përgjithësi.

Ujori-5 Yje. E parë në fushën e karrierës e kanë të mirë. Këto tre muaj mund të kërkojë dhe mund të avancojë në lidhje me karrierën me publicitetin, me fejesat, me martesat. Sidomos ujorët e lindur në 10 ditshin e parë.

Peshqit- 5 Yje. Shenja e Akrepit është një kombinim perfekt për peshqit, madje peshqit për akrepat janë dashuria dhe kombinimi i këndshëm. Peshqit do ndihen për një fillim të ri, për një fantazi të re, për një udhëtim.
 
@Zeus popupu çfarë paskeni qene ???
 
Gaforrja- 3 Yje. Hëna e re në Akrep është në një shenjë që gaforret i ëmbëlson shumë erotikisht, shumë gaforre do ndihen mirë në ujërat e tyre. do bëjnë gjëra që i pëlqejnë, por mund të kenë edhe njohje karmike. Një destin, një fat, i destinuar për ta do bëhet prezent kësaj jave qoftë në jetën personale, qoftë edhe në dëshirat e tyre personale, për një fëmijë apo veprimtari të rëndësishme.
.ëhë ëhë ??
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.