Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

‘Java e durimit’, astrologia e njohur zbulon parashikimin e yjeve

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,919
Kjo do të jetë “java e nervave të forta” dhe shenjat do të sprovohen për durimin e tyre, duke iu referuar Hënës së plotë në Bricjap, e cila është si një mur që do ta ndeshim gjatë saj.

Dashi – 4 yje

Marrin pjesë direkt në këtë javë në Hënën e plotë në Bricjap, do promovohen në karrierë, në jetën personale, vetëm nuk duhet të nxitohen, sepse padurimi i Jupiterit të tyre në Dash, iu bën një katërkëndësh me Hënën e plotë, mund të prishin shumë gjëra. Le të themi atë që e mbush, i jep një shkelm edhe e derdh, këtu duhet të kemi kujdes.

Demi – 3 yje

Hëna e plotë në Bricjap, i favorizon komunikimet me jashtë, në gjetjen e rrugëve të reja, në marrëdhëniet dhe diskutimet serioze dhe dalin nga zhgënjimet e mëdha. Një zhgënjim të madh e kanë Demët kësaj jave, kurse ata që duan ta shikojnë personalisht do më njoftojnë.

Binjakët – 2 yje

Afërdita në shenjën e tyre bën një katërkëndësh të vështirë me Neptunin. Këtu do zhgënjehen shumë njerëz. Janë hapur në komunikim, kanë dhënë gjithçka edhe kanë qenë të shkujdesur, por tashmë është koha e një zhgënjimi të madh. Çështjet ekonomike dhe personale do të pësojnë gjithashtu një zhgënjim.

Gaforrja – 4 yje

Kanë Hënën e plotë përballë shenjës së tyre. Një njeri i mençur, dikush me një botëkuptim të plotësuar ose i kompletuar i fton për një bashkëpunim ose kontratë, marrëveshje edhe për një sqarim të mirë të punëve dhe të kontakteve të tyre, pavarësisht Jupiterit në Dash që është më luftarak, ky është më i përmbajtur, bashkëpunimi kësaj jave i Gaforreve.

Luani – 2 yje

Hënën e plotë në Bricjap e kanë në pozicionin më të vështirë tyre kështu që do kenë një ndryshim pune që nuk do i’ju japë optimizëm. Do të jetë një ndryshim tokësor jo qiellor dhe i flaktë siç e duan Luanët që të marrin adhurimin nga publiku, por do të jetë i fshehtë diku. Do të jetë një punë e mirë praktike, por ky ndryshim diku në hije nuk do t’ju pëlqejë ose nuk do t’iu japë famën.

Virgjëresha – 4 yje

Një javë që Virgjëreshat duhet ta marrin me të mirë sepse yjet tregojnë që Hëna e plotë në Bricjap është shumë e mirë në jetën erotike. Do të bëni gjëra të bukura, do të dilni, do argëtoheni, do të keni njohje shumë të mira për ata që s’e kanë. Do të kenë një vendimarrje shumë të mirë për ata që e kanë dhe mendoj që do ndihen mirë, por kujdes Jupiterin në Dash, sepse aty ka shpenzime të papritura dhe të pakontrolluara.

Peshorja – 3 yje

Ndryshimin e madh dhe diskutimet e mëdha në çështjet e pronësisë dhe të shtëpisë, aty do bëjnë ndryshime, diskutime, kontrata, marrëvehje, bashkëjetesa të mira, por gjithmonë njerëzit që do të kenë përballë janë pak të ftohtë, racionalë dhe njerëz me rregulla që s’i lënë të bëjnë çfarë të duan.

Akrepi – 4 yje

Hëna e plotë në Bricjap u sjell lajme të mira, i kompleton një dëshirë, i jep një udhëtim, një relaksim, në frymëzim. Ndoshta është në Bricjap por Akrepëve iu pëlqen karriera që kërkon një Bricjap. Madhështia e ngritjes në një piramidë të mirë.

Shigjetari – 3 yje

Do të merren me çështjet ekonomike gjatë kësaj jave. Do të jetë ekonomia ajo që do t’i flasë bukur dhe ata do merren dhe do ta menaxhojnë, por të shpenzojnë për gjëra që kanë të bëjnë me dashurinë, qejfin, pasionet e tyre, me daljet, bredhjet, me flirtet dhe kështu që do të jenë dorëshpuar ose dorëlëshuar mund të themi.

Bricjapi – 5 yje

Briacjapët kanë Hënën e plotë në shenjë e tyre. Bricjapët në përgjithësi do të kenë kulmin e tyre. Do të kenë një relacion të mirë në jetën e tyre, çfarëdo që të ndodhë jashtë.

Ujori – 3 yje

Do të jenë pak si më të vetmuar ose duan njerëz të veçantë, situata të veçanta, që të jenë krijues dhe menaxhues të mirë. Do të ndjehen pak si melankolikë kësaj jave. Një dashuri nuk shkon ashtu siç duhet.

Peshqit – 3 yje

Hëna e plotë në Bricjap është shumë e mirë, por Afërdita në katërkëndësh me Neputunin që është në Peshk në shenjën e tyre, tregon që në një çështje pune, ata do të kenë një përballje, një dalje parash të pajustifikuara, ndoshta ndonjë diskutim që rreth tyre nuk do të jetë shumë i mirë, pra një skandal. Kur kemi një skandal dhe një Hënë të plotë duhet të kemi shumë kujdes, sidomos Peshqit.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.