Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Jeffrey Charest, amerikani që studioi çiftelinë

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Jeffrey Charest, amerikani që studioi çiftelinë​


Featured Image



Një histori e veçantë, nga ato që të bën të çuditesh por dhe ta admirosh. Jeffrey Charest është një amerikan i cili u diplomua në Mbretërinë e Bashkuar për një instrument të panjohur për britanikët, për çiftelinë tonë shqiptare.

Duke gërshetuar pasionin me të panjohurën bëhet edhe më e veçantë historia e Jeffrey, i cili vijon të jetojë në Uells në Britanisë.

“Gjatë vitit 1992 babai im ishte në Shkodër, ai pa në një dyqan këtë instrument dhe mendoj se do ta pëlqeja atë. Më sjellin në Kaliforni, e hapa kutinë dhe kur e pashë nuk e kisha idenë se çfarë ishte.

Mu deshën disa vite për ta kuptuar se si quhej pasi asaj kohe nuk kisha as internet për ta kërkuar”, thotë Jefrrey.

Tashmë ai luan çifteli në mënyrë profesionale, dhe pse në fillim e pati të vështirë të luante, por mësoi duke parë dhe video ku luhej ky instrument. Krahas saj, Jeffrey luan dhe disa instrumente të tjera shqiptare.

“Që nga atëherë kam mësuar të luaj dhe në sharki, pak lahutë e disa instrumente të tjera nga shtetet e Ballkanit. Luaj dhe mandolinë, tombolë etj.”, vijon ai.

Ai performon edhe në rrugë me çifteli dhe reagimi i qytetarëve është mbresëlënës.
“Shpesh herë njerëzit janë konfuz sepse asnjëherë nuk kanë parë apo dëgjuar diçka të tillë, po në të shumtën e rasteve interesohen dhe ju duket diçka interesante”, thotë Jeffrey.

Ai ka qenë në Shqipëri dhe thotë se është ndjerë mirë dhe këtë vizitë e ka shfrytëzuar për të blerë instrumente. Shpesh amerikani i pasionuar pas çiftelisë relaksohet duke luajtur./diasporashqiptare/

KultPlus.com
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.