Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“Jeni pak të hutuar, gjithçka ecën shumë ngadalë…”/ Horoskopi javor, parashikimi për të gjitha shenjat e zodiakut

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,952
Dashi

Pesë yje për Dashin. Venusi fillon një tranzit të veçantë dhe tani do të jeni në gjendje t’i keni më të qarta gjërat në zemrën tuaj. Planetët do të jenë në anën tuaj të mërkurën, ndaj duhet ta lini veten të dashuroheni. Në punë nuk jeni shumë të kënaqur, por gaboni sepse burimet janë aty. Lajme të mira vijnë, veçanërisht mes të enjtes dhe të premtes!

Demi

Tre yje për Demin. Në dashuri, gjithçka ecën shumë ngadalë: jeni kërkues, nuk jeni kurrë të kënaqur, por në dhjetor diçka mund të ndryshojë. Tani përpiquni të vëzhgoni më mirë dhe të flisni më shumë. Në punë, kjo javë premton për mirë dhe do të ketë lajme edhe më të mira në vitin 2023. Pra, duhet të përgatiteni sepse do të jeni vërtet të zënë.

Binjakët

Tre yje për Binjakët. Jeni pak të hutuar, shumë të zënë në punë dhe jo shumë të vëmendshëm ndaj marrëdhënieve. Për këtë shkak, këtë javë, do të jeni intolerant: përpiquni të jeni të kujdesshëm sidomos të premten, sepse Dielli dhe Hëna do të jenë në dizavantazh me shenjën tuaj. Në punë thuajse ndjeni nevojën për t’u mbrojtur, për t’i thënë të gjithëve atë që mendoni. Por a ia vlen? Duhet ta kuptoni dhe t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje!

Gaforrja

Katër yje për Gaforren. Yjet e dashurisë janë në anën tuaj, ndaj lëreni veten të shkoni në aventura të bukura. Qielli është interesant, por nuk duhet të lidheni me njerëz tashmë të përkushtuar, veçanërisht nëse janë të shenjës së Bricjapit ose Dashit. Në punë ka përmirësime: tani jeni të qetë, por duhet të bëni kujdes të hënën, për ta nisur javën në mënyrën më të mirë të mundshme!

Luani

Pesë yje për Luanin. Epo në dashuri, momenti është interesant dhe mes të mërkurës e të premtes qielli ju buzëqesh. Pas një kohe të trazuar, tani mund të lësh gjithçka pas dhe të harrosh të kaluarën. Në punë, nëse diçka nuk ju intereson, është mirë të vazhdoni përpara. Të mërkurën dhe të enjten yjet janë me ju: kështu që nëse keni nevojë të sqaroni gjëra, bëjeni tani.

Horoskopi për ditën e sotme, 20 nëntor 2022
Virgjëresha

Tre yje për shenjën e Virgjëreshës. Pauzë për reflektim në dashuri, nuk ka shumë të reja. Jeni të dashuruar, por nuk mund ta jetoni marrëdhënien ashtu siç dëshironi. Përpara dhjetorit, përpiquni të ruani qetësinë dhe të mos bëni zgjedhje të rrezikshme. Në punë duhet të bëni një pushim për të reflektuar dhe sqaruar gjërat. Mos u shqetësoni: ky moment nuk do të zgjasë shumë!

Peshorja

Pesë yje për Peshoren. Në dashuri, gjithçka po shkon mirë dhe tani më në fund mund të harroni të kaluarën. Energjia është aty, Hëna është në shenjën tuaj dhe të hënën do të jeni më simpatik se zakonisht. Takimet e reja me Venusin janë gjithashtu të preferuara. Në punë, një telefonatë e rëndësishme vjen së shpejti. Mos harroni se mes të mërkurës dhe të enjtes çdo gjë mund të ndodhë. Dhe gjithçka, duke folur pozitivisht, mund të ndryshojë!

Akrepi

Katër yje për Akrepin. Në dashuri duhet të rifitoni njëfarë besimi: jeni duke u sjellë disi të largët, me temperament të shpejtë dhe madje edhe pak të shqetësuar. Nëse ju pëlqen dikush, mos mendoni shumë për pasojat, veçanërisht të martën kur Hëna do të jetë në anën tuaj. Në punë, të martën do të keni mundësi të prezantoni një projekt të mirë: përpiquni të nxirrni veten në pah, thoni atë që mendoni!

Shigjetari

Pesë yje për Shigjetarin. Afërdita është ende në shenjën tuaj, ndaj në dashuri mund të kënaqeni duke përjetuar emocione të bukura. Nuk duhet të tërhiqeni, duhet të bëni takime të reja: është turp të izoloni veten tani. Në punë gjithçka po shkon mirë dhe jeni plot ide. Me pak fjalë, nuk mund të kërkoni më mirë në këtë periudhë!

Bricjapi

Katër yje për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Afërdita së shpejti do të jetë në anën tuaj, ndaj një njohje nga 10 dhjetori mund të bëhet e rëndësishme. Po kërkoni qoftë edhe vetëm një aventurë? Përfitoni tani. Në punë nuk mungojnë mundësitë dhe mos harroni se pranvera e vitit 2023 do të jetë vërtet e rëndësishme, shkruan noa.al.

Ujori

Katër yje për Ujorin. Në dashuri duhet të harrosh të kaluarën, të shkosh përtej. Afërdita së shpejti do të jetë në anën tuaj dhe madje një miqësi mund të bëhet e rëndësishme. Bashkimi me të lindurit e shenjës së Shigjetarit apo Bricjapit është e mirë. Në punë nuk mungojnë nismat e reja: qielli është i mirë, por ju jeni pak të lodhur dhe të stresuar. Ndonjëherë ju urreni të bëni të njëjtat gjëra vazhdimisht dhe dëshironi të ndryshoni gjithçka!

Peshqit

Tre yje për të lindurit në shenjën e Peshqve. Në dashuri duhet të keni durim sepse ka shumë dyshime. Dhe polemika. Është më mirë t’i shtyni diskutimet deri në dhjetor, duhet ta jetoni jetën më të shkujdesur dhe ti merrni gjërat më lehtë. Në punë jeni pak konfuz, nuk dini saktësisht si të lëvizni. Por kjo ndjenjë nuk do të zgjasë shumë: idetë do të vijnë nga 10 dhjetori. Dhe do të jeni më të bindur për veten tuaj!
 
Sa e mire qenkam ???
 
Jam rehat,nuk shikoj ëndrra???
Perpara se te binte termeti ne Shqiperi,shikoja cdo nate ne enderr sikur u bente apokalips,dhe ndodhi termeti,sa kom frik me flejt gjum ??
 
Perpara se te binte termeti ne Shqiperi,shikoja cdo nate ne enderr sikur u bente apokalips,dhe ndodhi termeti,sa kom frik me flejt gjum ??
Ty po që duhet me ti tregu ëndrrat,se qeke më keq se horoskopi ??
Mos lexo horoskop ,se të lën pa mënd kta ?dhe 2 mënd që ti kesh ti heqin fare ?
 
Ty po që duhet me ti tregu ëndrrat,se qeke më keq se horoskopi ??
Mos lexo horoskop ,se të lën pa mënd kta ?dhe 2 mënd që ti kesh ti heqin fare ?
Pranej sme ka ngel fare ??
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.