Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Jo vetëm këngëtare! Dua Lipa mahnit fansat në rolin e modeles, hap sfilatën e “Versace” në Javën e Modës në Milano

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Jo vetëm këngëtare! Dua Lipa mahnit fansat në rolin e modeles, hap sfilatën e “Versace” në Javën e Modës në Milano​


Vall 1 780x439



Shfaqja e Javës së Modës në perandorinë “Versace” të Milanos ishte një magnet për yjet të premten pasdite dhe të famshmet si: Dua Lipa, Emily Ratajkowski dhe Gigi Hadid u siguruan që të gjithë sytë të ishin mbi to, ndërsa u shfaqën në pasarelë.

Dua, 26 vjeçe, veshi një fustan rozë me shkëlqen, duke theksuar belin dhe këmbët e gjata. Fustani i ngushtë me dy pjesë kishte një zbukurim të thellë, me rripa që përputheshin dhe kishte veshur taka në të njëjtën ngjyrë.

Ajo i mbante flokët e saj të zeza lirshëm rreth shpatullave të saj të zhveshura dhe i shtoi pamjes shkëlqim me disa stoli të përshtatshme, shkruan DailyMail.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Dua kishte vendosur një makijazh dramatik në fytyrën e saj – një rimel rreth syve ngjyrë të gjelbër dhe në buzë kishte vënë shkëlqyes buzësh.
lg.php

Pas saj ishte Emily, 29 vjeçe, e cila bëri një shfaqje të bujshme, pasuar nga kunata e saj Gigi Hadid.
Dalja në pasarelë nuk është diçka e re për Duan, pasi ajo e ka nisur karrierën në modeling, para se të bëhej këngëtare e famshme.

Lipa publikoi në Instagram disa fotografi dhe video nga shfaqja në këtë pasarelë, duke e falënderuar “Versace”-n si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të saj.

“Një nder kaq i madh të hapë dhe të mbyllë spektaklin e ‘Versace’-s sonte në Milano, një moment surreal që unë kurrë nuk do ta harroj! Donatella Versace, ti e di, unë do të jetë gjithmonë vajza jote e preferuar e ‘Versace’s – faleminderit të gjithë ekipit që sonte e bënë këtë të mundur”, ka shkruar ndër të tjerash artistja shqiptare në Instagram.

Defilimi i saj në pasarelë është shoqëruar me një prej këngëve më të njohura të Duas, “Physical” nga albumi i saj i fundit “Future Nostalgia”.

"Balkanweb"
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.