Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Joshua i pamposhtur, mposht Takam me “KO teknik” dhe mbron titujt kampionë

U

Universal

Guest
Boksieri britanik Anthony Joshua ka mbrojtur tituj kampionë bote në kategoritë IBF dhe WBA në peshat e rënda, pas fitores me “KO teknik” në raundin e 10-të ndaj Carlos Takam, sfidë e zhvilluar në Kardif, në prani të 80 mijë shikuesve, të gjithë fansa të kampionit të botës. Ky është suksesi i 20-të i britanikut në po kaq sifda të zhvilluara, duke qëndruar i pamposhtur në ring. Joshua ka fituar ashtu sikurse edhe parashikohej edhe pse dueloi ndaj një rivali të panjohur për të dhe publikun, me Takam që zuri vendin e bullgarit Kubrat Pulev, i dëmtuar gjatë stërvitjes tri javë më parë. Takam konfirmoi se është i fortë fizikisht dhe rezistoi 10 raunde, kur gjyqtari vendosi të ndalë sfidën. Joshua rikthehej në ring 6 muaj pas fitores epike ndaj Wladimir Klitschko.
Joshua e dominoi pothuajse gjatë gjithë kohës sfidën, ishte më superior se rivali i tij, që edhe pse u përpoq të mbrohet dhe synoi duelin nga afër, ra pre e grushteve të fortë të britanikut. Në raundin e dytë, kampioni i botës u dëmtua në hundë, nga ku rridhte gjak, po pa pasoja, ndërsa në raundin e 4-t Takam tregon shenjat e para të dorëzimit, teksa për një moment bie në tapet, por ngrihet shpejt. Ndërkohë që sfidanti është carë në vetullën e djathtë, nga ku rrjedh gjak e syri sa vjen e zvogëlohet. Kjo e bën edhe më të lehtë sfidën për Joshua, që shfrytëzon edhe shtatlartësinë e tij ndaj një sfidanti më të shkurtër, që nuk ka asnjë shans të sulmojë e vetëm mbrohet dhe kërkon duelin trup më trup.Në raundin e shtatë është Takam që tenton të bëjë surprizën me disa gjuajtje, por edhe Joshua reagon mirë, duke e bërë mjaft interesante sfidën edhe pse nuk është shumë spektakolare. Boksierët janë të fortë fizikisht dhe përballojnë mirë grushtet e njëri-tjetrit, me Joshua që nis gradualisht të fitojë avantazh në pikë. Në raundin e 10-të, disa grushte të njëpasnjëshme të Joshua detyrojnë gjyqtarin e sfidës ta ndalë atë edhe pse ky vendim nuk miratohet nga Takam, që synote të shkonte deri në fund. Një vendim që nuk u pëlqye edhe nga fansat, që vërshëllyen në fund, por Joshua e meritoi fitoren dhe konfirmohet si kampion bote, i pamposhtur në ring.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.