Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

‘Kafja Turke’; historia, prejardhja, përgatitja dhe arsyeja pse quhet kjo kafe, ‘kafe turke’!

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

‘Kafja Turke’; historia, prejardhja, përgatitja dhe arsyeja pse quhet kjo kafe, ‘kafe turke’!​




Kafe Turke


A ju pëlqen të pini kafe? Kafe sade, me qumësht, të filtruar ose që shkrihet në ujë… Për tu zgjuar herët në mëngjes, për ta shijuar pas dreke ose për të kurorëzuar një ushqim të mrekullueshëm.

Sido që të jetë, në botë konsumohen 2,25 miliardë filxhanë kafeje në ditë. Edhe “kafe turke”, fama e së cilës është përhapur në të gjithë botën, është një prej llojeve të kafesë që konsumohet më shumë në këto toka. “Kafe turke”, me mënyrës se si bëhet, mënyrën e shërbimit, mënyrën se si pihet dhe madje me fallin që shihet pasi është pirë, është një lloj kafe shumë ndryshe.

Pavarësisht se quhet “kafe turke”, bima e kafes nuk kultivohet në Turqi. Përmendja e saj si kafe turke, ka të bëjë me mënyrën se si ajo përgatitet (zihet), që është zhvilluar nga turqit. Për herë të parë kafeja turke ka ardhur në Anadoll në shekullin e 16-të nga Jemeni. Ajo u pëlqye brenda një kohe të shkurtër.

Tregtarët venedikas, që erdhën në Turqi në fillim të shekullit të 17-të, e morën këtë pije kënaqësidhënëse aromatike që panë në Perandorinë Osmane dhe e çuan atë në Evropë. Kafeja që në fillim shitej në rrugë, në vitin 1645 për herë të parë, filloi të shitej në një dyqan në Itali pra në një kafe.

Ndërkaq, duke filluar që në vitet e para të shekullit të 18-të, kafja filloi të përhapet në Evropë. Historia e hyrjes së kafes në Austri është shumë interesante. Gjatë rrethimit të Vjenës në vitin 1683, ushtria osmane shpartallohet dhe ndërkohë që tërhiqet, lë pas thasë plot me kafe. Austriakët në fillim mendojnë se është ushqim për kafshët. Georg Kolschitzky, që i njihte osmanët, kërkon që ti jepen atij këto thasë dhe duke vendosur kështu një kapital, hap një vend në Vjenë ku pihej kafe. Kështu që edhe austriakët njihen me kafen.

Kafja turke, që prej shekullit të 16-të përgatitet dhe shërbehet në të njëjtën mënyrë, zë një vend të veçantë në kulturën turke. Kafja bashkon në një vend të përbashkët njerëzit nga të gjitha nivelet e shoqërisë dhe është një mjet i rëndësishëm i socializimit. Kafeja që pihet me dikë ballë për ballë, nënkupton shumë më shumë se një lëng kaf që përmban kafeinë.

Një filxhan kafe ka raste që shoqëron një bisedë të bukur, ndan me dikë një brengë ose me raste është një lajm në lidhje me të ardhmen. Si ndodh kjo? Si një traditë të përhapur, pasi pihet kafeja filxhani përmbyset dhe mendohet një dëshirë. Filxhani kthehet në pjatën e tij dhe lihet në këtë mënyrë deri sa të ftohet. Pasi të jetë ftohur plotësisht, ai komentohet sipas rregullave të fallit (shtihet fall) dhe bëhen profeci. Pasi kemi përcjellë kaq informacione në lidhje me kafen turke, le të shpjegojmë për ata që nuk e dinë se si përgatitet një filxhan kafeje.

Kafja turke konsumohet në filxhanë të vegjël prej afërsisht 70 milimetrash dhe në të njëjtën kohë filxhani përdoret edhe si masë për ujin.

Përgatitja e kafesë bëhet në këtë mënyrë:

– një lugë kafeje me pluhur kafeje (nëse keni mundësi përdorni nga ato të bluarat në vend)
-1 filxhan kafeje ujë
– sheqer (nga 1/3 deri në 1 lugë kafeje)

Përgatitja e kafes turke është e detajuar. Para së gjithash, nëse nuk keni blerë kafe të gatshme (të paketuar), kokrrat e kafes së pjekur i bluani me anë të një mulliri kafeje. Pas kësaj hidhni një lugë kafeje me kafe në xhezve. Nëse nuk keni xhezve të posaçme për kafe, mund të përdorni atë që ngrohni qumështin. Kafesë në xhezve i shtojmë ujë të ftohtë dhe sheqer. Këtu na duhet të japim një shpjegim të detajuar në lidhje me sheqerin. Pasi sheqeri i kafes turke hidhet para se të ziej dhe sheqeri ose qumështi nuk mund të shtohet pasi kafja të jetë zier! Sipas sheqerit, kafja ndahet në 4 lloje. Kafes sade nuk i hidhet sheqer. Kafe me pak sheqer quhet kafja për të cilën përdoret 1/3 lugë kafeje me sheqer. Kafe e mesme është kafe me 2/3 e lugës së kafes me sheqer. Kurse kafe e ëmbël është kafe me një lugë sheqer mbase edhe pak më shumë.

Tani le të vazhdojmë të shpjegojmë përgatitjen e kafes; harxhi i hedhur në xhezve përzihet mirë dhe më pas vendoset mbi zjarr. Kafeja zihet me pak zjarr për afërsisht 3-4 minuta deri sa të fryhet pak. Një pjesë e ajkës (kajmak) hidhet në filxhan. Pasi sa më shumë ajkë të ketë aq më e mirë është. Xhezvja vendoset përsëri në zjarr dhe pasi të jetë zier (të fryhet edhe një herë) hidhet e tëra në filxhan.
Kafeja shërbehet me një gotë ujë dhe një llokume turke.

Ju bëftë mirë!
 

Kafeja​

pije me një erë të veçantë dhe shije të përgatitur nga fara pjekur të bimëve Coffea


Kafeja, në një pjesë të mirë të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut kahve (në Veri me spostim të theksit káfe, kafja), është një ndër pijet më të konsumuara në të gjithë botën, e përbërë prej kokërrave të thara (pjekura) të kafesë, po ashtu është quajtur groshë kafeje, që rrjedhin nga druri i kafesë. Kafeja fillimisht është konsumuar në shekullin e IX, e cila ishte e zbuluar në krahinën Kaffa, nga edhe e ka marrë emrin, nga malsorët e Etiopisë. Ekziston legjenda për bariun Kaldi i cili në një moment ka vërejtur se dhitë e tij kanë qenë më të "gjalla" se zakonisht pasi hëngrën fasulet nga një bimë kafeje, nuk u paraqit me shkrim deri në vitin 1671 dhe është ndoshta apokrif.Nga aty është shpërndarë, në Egjipt dhe Jemen, deri ne shekullin e 15 arriti në Iran (Persi), Turqi, dhe Amerikën Veriore. Prej botës Islame, kafeja u shpërnda në Itali, pastaj në të gjithë Evropën dhe Amerikën. Tani kafeja është pija më e përhapur në të gjithë botën.



Kafeja e pjekur
Bimët e kafesë tani kultivohen në mbi 70 vende, kryesisht në rajonet ekuatoriale të Amerikës, Azisë Juglindore, nënkontinentit Indian dhe Afrikës. Që nga viti 2018, Brazili ishte prodhuesi kryesor i fasuleve të kafesë, duke prodhuar një të tretën e totalit të botës. Kafeja është një mall i madh eksporti, duke qenë eksporti më i lartë ligjor bujqësor për shumë vende. Është një nga mallrat më të vlefshëm që eksportohen nga vendet në zhvillim. Kafja e gjelbër, e pandotur është një nga mallrat më të tregtuar bujqësor në botë. Është kritikuar mënyra se si vendet e zhvilluara tregtojnë kafe me kombet në zhvillim, si dhe ndikimin në mjedis në lidhje me pastrimin e tokës për rritjen e kafesë dhe përdorimin e ujit.

Dëmet e kafesë​

YosriKopi.jpg

Mekanizmi i veprimit të kafesë - kafja është një substancë me tretshmëri të mirë në yndyrna për këtë arësye përthithja në organizëm fillon që në stomak, pra shumë shpejt. Ndërkohë që shumica e substancave përthithen ne duoden (zorrën 12-gishtore). Kafeja përmban kafeinë, kjo substancë vepron duke inhibuar një enzime që quhet fosfodiesteraze e cila shërben për të shkatërruar një sinjalizues të brendshëm qelizor që quhet AMP-ciklike. Në këtë mënyrë ky sinjalizues brendaqelizor AMP-c do të rritet brenda qelizës duke dhënë efekte nxitëse në sistemin nervor qendror (SNQ) dhe zemër. Këto efekte në tru jane rritja e përqendrimit, pagjumësia, ankthi, stresi, agresiviteti dhe dridhjet e duarve (tremori) ndërsa në zemër janë rritja e forcës tkurese, rritja e rrahjeve të zemrës (frekuencës) dhe predispozita për çrregullime ritmin (aritmi).
Jo të gjithë individët janë të ndjeshëm njëlloj ndaj kafeinës. Disa mund të kenë efekte tepër të ekzagjeruara dhe të tjerët mund të mos kenë fare efekt ose shumë pak.

Dëmet​

Depresioni​

Per shkak te mangesive te mineraleve dhe vitaminave te grupit B ulet toni i pergjithshem i organizmit qe manifestohet ne tru ne forme depresive. Shume njerez deprese qe marrin edhe ilace antidepresive jane konsumator te shume kafeve gjate dites qe rendojne me shume gjendjen e tyre ,Ata jane duke u kuruar me ilace per shqetesime mendore por qe ne fakt problemi i tyre eshte thjesht nje cekuilibrim i mineraleve, dhe vitaminave ne organizem, pra nje problem BIOKIMIK qe rendohet akoma me shume nga ilacet duke i lene pergjithmon deprese, kur FAKTI NE TE VERTET ESHTE SHUME I THJESHTE.
(Dhe ketu vijme perseri tek inteligjenca organike dhe jo-organike qe nuk kuptojne njera tjetren gje te cilen e kam shpjeguar ne postimet e meparshme.)

Mvaresi​

Ata qe pine kafe jane shpesh te mvarur prej saj si ne mengjes kur zgjohen, ne dreke pas buke ,apo mbas dite sepse ajo stimulon organizmin dhe pa kete stimul keta individ ndihen shume te dobet, por qe ne realitet jane duke u helmuar perdit e me shume.

Dhimbje koke​

Mbas buke ne dreke kur nje pjese e mire e energjise harxhohet per tretjen e ushqimit dhe nje pjese e mire e mineraleve ka shkuar ne kete drejtim ndihemi te dobet dhe marrim nje kafe e cila merr edhe ato pak minerale e vitamina qe kane mbetur duke shkaktuar dhimbje koke e cila kurohet me ilace qe ne perberjen e tyre kane pikerisht Kafeine dhe kryejne te nje njejtin proces qe kryen edhe kafeja.

Çmimi​

Çmimi i kafese eshte relativisht i ulet por cmimi i vertet per te paguar eshte ai i shendetit qe iken pak nga pak derisa perfundon tek doktori qe ta rrjep skalpin e kokes dhe te mbush me ilace kur faki eshte aq i thjeshte aq i thjeshte saqe kush lexon kete shkrim mund te thote se ai qe e ka shkruar eshte i cmendur gje qe nuk eshte e vertet sepse ajo qe lexon ne kete shkrim nuk do ta kesh lexuar ne asnje vend tjeter pasi te tjerat jane vetem publicita ndersa ky eshte realiteti qe shpesh na i fshehin per interesa te forta ekonomike dhe sociale, prandaj kush e kupton ka shpetuar kush nuk e kupton le ti bjerre vetes me kamzhik.
 
respekt per kafen turke sepse asht tradite e nji vendi, por asht e paperballushme per zemrat e dobeta? te shkon presioni i gjakut 220

kafja italiane tradite e tyne se si e kane perdore kafen asht shume ma nalt …
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.