Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kafshët shtëpiake rrisin përgjegjësinë te fëmijët

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Kafshët shtëpiake rrisin përgjegjësinë te fëmijët​


kidsanddogs1

Rritja në prani të kafshëve shtëpiake ka një efekt pozitiv për fëmijët, sepse kafshët në shtëpi, sjellin gëzim dhe argëtim. Të vegjlit, ato i perceptojnë kryesisht si lodra të gjalla me të cilat mësojnë si duhen respektuar nevojat e të tjerëve dhe se si të kujdesen për të tjerët. “Dilema më e zakonshme prindërore – nëse dhe kur duhet blerë një kafshë shtëpiake për fëmijët, si ta zgjedhin, si të sillen kur ju ngordhin”, sqaron psikologia Anna Bruse. Megjithatë, kjo nuk është arsye e mjaftueshme për t’i blerë fëmijës një kafshe shtëpiake. Para se të nxitoni për të marrë kafshë shtëpiake, merrni në konsideratë disa çështje shumë të rëndësishme:


Deri në moshën tre vjeçare
Prindërit duhet të dinë se shumica e kafshëve distancohen nga fëmijët më të vegjël se tre vjet dhe në atë moshë atyre nuk duhet t’iu blini një kafshe shtëpiake. “Pra, fëmijët e vegjël nuk e dinë se si të trajtojnë kafshët dhe ndoshta do t’i tërheqin dhe keqpërdorin gjatë lojës. Fëmija trevjeçar është në gjendje për të kuptuar reagimin e qenit, për të kuptuar se çfarë do të thotë ulërima e tij dhe strehimi për të, por në qoftë se e tërheq për bishti, ndoshta ai do ta kafshojë”, thotë Bruse. Prindërit e pesëvjeçarëve, për më të rinj as mos të flasim, nuk mund të presin që ata vetë do të kujdesen për një kafshe shtëpiake. Vazhdimisht do të duhet për t’i kujtuar fëmijës që duhet ushqyer peshqit, shëtitur qenin, t’i ndërroje rërën maces ose çfarë do që është e nevojshme tashmë… Deri në moshën gjashtë apo shtatë vjeç, fëmija nuk do të jetë në gjendje që vetvetiu të kujdeset për një kafshe shtëpiake.
Të vegjëlve për këtë arsye duhet t’iu blini peshq, sepse nuk kërkojnë angazhim të madh. Ata jetojnë relativisht pak, kështu që fëmija do të mësoj për të përballuar humbjen, sepse ngordhjen e peshkut me siguri do ta përballoj më lehtë se sa ngordhjen e qenit. Kur kjo ndodh, fëmijëve duhet tu themi se kafshët nuk jetojnë përgjithmonë. “Lejoni fëmijën të qajë dhe nëse kërkon, ta varrosë atë. Gjëja më e rëndësishme është që të mos nxitoni ne dyqanin e kafshëve për ta blerë një kafshë të re, sepse humbja nuk mund dhe nuk duhet të kompensohet në këtë mënyrë. Vetëm kur fëmija përfundon mërzinë dhe kur vlerësoni se fëmija është i gatshëm për një kafshë të re, blijeni atë”, thotë Bruse, duke shtuar se kafshët duhet të zgjidhen në përputhje me karakterin e fëmijës.

• Fëmijët e vegjël nuk e dinë se kur nuk duhet të prekin një kafshë, nuk e dinë se si ta përdhelin ose bartin në mënyrën e duhur.

• Disa fëmijë shumë shpejt humbin interesin në kafshë, kështu që juve do t’iu duhet për të marrë kujdesin e plotë të saj.

• Kafsha shtëpiake, edhe nëse ajo është jashtëzakonisht e urtë, në disa momente mund ta lëndoj fëmijën .

• Kafsha shtëpiake, sikurse njerëzit, sëmuren dhe vdesin. Për fëmijë të ndjeshëm mund të jetë tejet traumatike .

• Fëmijët që kanë kafshë shtëpiake më lehtë mësojnë për t’u kujdesur për të tjerët, për të respektuar nevojat e të tjerëve, janë të përgjegjshëm dhe të ndjeshëm.

• Fëmijët me anë të kafshës shtëpiake mësojnë të pranojnë pashmangshmërinë e jetës – lindja, riprodhimi, sëmundja dhe vdekja .

• Nëse fëmija ka një problem me shoqërim ose shpenzon shumë kohë para TV dhe kompjuterit, qeni do ta motivojë të dal jashtë dhe do ta ketë më të lehtë të gjej shoqëri.

• Kafshët shtëpiake heqin stresin dhe depresionin.

Petsfriends
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.