Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kalendari historik

15 Qershor​


Ngjarje​


Lindje​


Vdekje​

 

16 Qershor​


Ngjarje​

  • 1567 – Mary, mbretëresha e skocezëve, burgoset në Kështjellën e Lochleven.
  • 1779 – Duke i dalë në ndihmë SHBA-së, Spanja i shpall luftë Anglisë.
  • 1784Holanda ndalon veshjet portokalli.
  • 1858 – Presidenti i famshëm amerikan, Abraham Lincoln, i cili e shpëtoi SHBA-në nga ndarja, ka thënë: “Një shtëpi e ndarë brenda vetes nuk mund të qëndrojë në këmbë”.
  • 1881Austro-Hungaria dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje ushtarake.
  • 1913 – Parlamenti i Afrikës së Jugut ua ndalon me ligj zezakëve të jenë pronarë të tokave.
  • 1935 – Kongresi amerikan miraton “Marrëveshjen e re” të presidentit Federick Delano Roosevelt.
  • 1955 – Papa Piu XII shkishëron presidentin argjentinas Juan Peron.
  • 1957Franca ndërmerr ofensivë të madhe ushtarake në Algjeri.
  • 1973 – Leonid Brezhnev viziton SHBA-në.
  • 1995 – Kryhet një masakër e madhe në Algjeri, ku vriten me dhjetëra persona.


Lindje​

 

17 qershor​

Ngjarje​


Lindje​

 

18 Qershor​


Ngjarje​

  • 1953 – Egjipti rrëzon mbretërinë dhe zyrtarisht shpallet Republikë, me gjeneralin Neguib si president të parë.
  • 1954 – Pierre Mendes-France bëhet kryeministër i Francës.
  • 1972 – Ndodh katastrofa ajrore Staines me vdekjen e 118 personave, kur një aeroplan rrëzohet vetëm dy minuta pas që të ngrihet nga aeroporti ndërkombëtar i Londrës “Heathrow”.
  • 1981 – Epidemia e AIDS-it zyrtarisht njihet nga ekspertët mjekësorë në San Francisco të Californias.
  • 1984 – Një përleshje ndërmjet rreth 5.000 policëve dhe një numri të përafërt të minatorëve ndodh në Orgreave, Yokshiren jugore, gjatë protestës së viteve 1984-1985 të minatorëve britanikë.
  • 1997 – Sirhan Sirhanit i refuzohet lirimi me kusht për të dhjetën herë. Ai kishte vrarë kandidatin presidencial amerikan, Robert Kennedy, më 1968.
  • 2002 – Në Algier, Algjeri, ministrat e Jashtëm të Etiopisë dhe Eritresë nënshkruan një marrëveshje preliminare të armëpushimit dhe u pajtuan të punojnë se bashku për një paqe të përhershme pas luftës dyvjeçare për kufijtë.
  • 2006 - Kazakistani lansoi satelitin vete të parë.


Lindje​


Vdekje​

 

19 Qershor​

Ngjarje​


Lindje​


Vdekje​

 

20 Qershor​


Ngjarje​


Lindje​


Vdekje​


Festa dhe përvjetore​

 

21 Qershor​


Ngjarje​

Dita më e gjatë e vitit,15 orë e 35 minuta.

  • 1947 – Në vitin 1947, Fan Noli botoi librin ‘Beethoven and French Revolution’ dhe i dërgoi nje kopje kritikut George Berndard Shaw – ky iu përgjigj me shaka e kompliment: “Ngatërruat profesionin, kur u bëtë prift…”
  • 1788 – Kushtetuta amerikane hyri në fuqi kur New Hampshire u bë shteti i nëntë që e ratifikoi.
  • 1937 – Në Paris, Kabineti i Frontit të Bashkuar i Leon Blumit dha dorëheqje.
  • 1940 – U martuan Richard Nixon dhe Thelma Catherine Ryan.
  • 1941 – Ushtarët gjermanë hynë në Rusi nga Arktiku drejt Detit të Zi.
  • 1954 – Shoqata amerikane kundër Kancerit raportoi për një numër të konsiderueshëm të vdekjeve në mesin e duhanprirëse, krahasuar me joduhanpirësit.
  • 1963 – Franca bëri të ditur se po tërhiqej nga flota e NATO-s për Atlantikun e Veriut.
  • 1985 – Shkencëtarët deklaruan se një skelet i ekshumuar në Brazil ishte i kriminelit nazist të luftës, Josef Mengele.
  • 1990 - Nga tërmeti në veri të Iranit , humbën jetë rreth 100.000 njerz.
  • 1993 – Në Madrid, pesë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe dy civilë humbën jetën nga sulmi me një autobombë.
  • 2001- Ish-koloneli Haitian, Carl Dorelien, u arrestua në portin St. Lucie. Dorelien ndodhej në ekzil që nga viti 1994, kur u dënua me burgim të përjetshëm në lidhje me një masakër të vitit 1994.
  • 2003 – Libri i pestë me Harry Potter, “Harru Potter and the Order of the Phoenix” u botua nga J. K. Roëling. Amazon.com dërgoi më shumë se një milion kopje në këtë ditë, duke qenë dita me shpërndarjen më të madhe të një artikulli të caktuar në historinë e tregtisë përmes internetit. Libri vuri rekorde në shitje me rreth pesë milion kopje të shitura në botë gjatë ditës së parë.


Lindje​


Vdekje​


Festa dhe përvjetore​

 

22 Qershor​


Ngjarje​

  • 1941Gjermania naziste fillon pushtimin e Bashkimit Sovjetik. Lideri sovjetik, Joseph Stalin, befasohet nga sulmi i papritur i forcave të Adolf Hitlerit. Nazistët Marshojnë drejt Moskës. Ai kështu shkeli marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik për respektimin e sovranitetit reciprok.
  • 1979 – Gjykata britanike e liron Jeremy Thorpen, liderin e Partisë Liberale nga akuzat për tentativë vrasje të Norman Scottit.
  • 1981 Mark Chapman e pranon se kishte qëlluar për vdekje frontmenin e “Beatles”, John Lennonin. Ai në dhjetor të vitit 1980 e kishte vrarë këngëtarin më të famshëm të asaj kohe. Ai kishte ndryshuar në mënyrë dramatike deklaratën, duke theksuar se thirrja për vrasjen e Lennonit i kishte ardhur nga Zoti.
  • 2001 – Gjykata vendos t’i lirojë dy të miturit që kishin kryer vrasjen e James Bulger. Drejtësia kishte bindjen se djemtë e moshës dhjetëvjeçare nuk ishin plotësisht të vetëdijshëm për veprim që kishin bërë.
  • 2004 – Një gjykatë belge e dënon me vdekje Marc Dutrouxin, i cili kishte dhunuar, torturuar dhe vrarë fëmijë.


Lindje​


Vdekje​

 

23 Qershor​


Ngjarje​

  • 1887 - Krijohet Banff National Park, i pari në Kanada
  • 1956 - Gamal Abdel Naser zgjidhet kryetar i Egjyptit.
  • 1967Konferenca Glassboro - Presidenti amerikan, Lyndon B. Johnson, takohet me kryeministrit sovjetik, Alexei Kosygin, në Glassboro të New Jerseyt, ku u mbajt një konferencë treditore për shqetësimet e dy superfuqive të luftës së ftohtë.
  • 1968 - 74 persona u vranë dhe 150 të tjerë u plagosën në stampede futbolli në drejtim të një daljeje të mbyllur në stadiumin e Buenos Airesit.
  • 1972 – Presidenti amerikan, Richard Nixon, dhe shefi i kabinetit të tij i Shtëpisë së Bardhë, H. R. Haldeman, incizohen gjatë bisedave të tyre ku përpiqen ta përdorin CIA-n për ndaljen e hetimeve të zhvilluara nga FBI-ja pas dyshimeve për aferën Watergate, shkak i së cilës Nixon dha dorëheqjen.
  • 1981 – Një aeroplan i kompanisë “India Air” kishte humbur kontrollin mbi territorin ujor irlandez, duke lënë 329 pasagjerë të vdekur. Aeroplani nuk kishte kaluar më shumë se 45 minuta fluturim pas ngritjes nga aeroporti londinez në momentin kur ka humbur kontaktin me radarët.
  • 1983 – Papa Gjon Pali i Dytë u takua me liderin e ndëshkuar të punëtorëve të Polonisë, Lech Walesa, i cili ishte lider i “Solidaritetit”, një lëvizje që nxiti frymën e rebelimit të polakëve për rrëzimin e komunizmit në fund të viteve tetëdhjetë.
  • 1985 - Një bombë terroriste në fluturimin Air India 182 rrëzon një Boeing 747 në bregun e Irlandës, duke i vrarë të 329 personat në avion.
  • 1990 - Moldavia deklaron pavarësinë.
  • 1992 – “Teflon Don” u dënua me burgim të përjetshëm. Bosi i krimit të New Yorkut, John Gotti, ishte dënuar me dënimin kapital. Atij nuk i ishte lejuar as e drejta e ankesës. Ai ishte drejtuesi i mafisë më të madhe njujorkeze, që zhvaste dhe vriste njerëz të biznesit.
  • 1994 - Republika e Afrikës së Jugut, pasi shfuqizon ligjet mbi Apartheidin, ripranohet në Mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuar.


Lindje​


Vdekje​

 

24 Qershor​


Ngjarje​


Lindje​


Vdekje​


Festa dhe përvjetore​

 

25 Qershor​


Ngjarje​

  • 1847 - Robërit zezak të liruar nga SHBA-të, themelues të Liberisë, shpallën këtë shtet të Afrikës Republikë të Pavarur.Në të njejten ditë të vitit 1862. Liberinë e njohin edhe SHBA-të.
  • 1950 – Me një forcë ushtarake prej mbi 100.000 trupash, Koreja Veriore sulmon fqinjin e vet jugor, duke e filluar në këtë mënyrë edhe zyrtarisht luftë ndërmjet dy Koreve.
  • 1963 – Lindi ylli britanik i rockut, George Michael.
  • 1975 – Mozambiku shpall pavarësinë nga Portugalia.
  • 1985 – Policia britanike arreston 13 persona për lidhjet e tyre me IRA-n kryengritëse, e cila kishte filluar një fushatë masive të bombardimeve në vend.
  • 1991 - Slovenia dhe Kroacia shpallen pavarsinë.
  • 1993 – Kim Campbell jep betimin si kryeministrja e parë femër e Kanadasë.
  • 1997 – Hulumtuesi francez i gjallesave të nëndetshme dhe oqeanografike, Jacques Cousteau, ndërron jetë në Sydney të Australisë, në moshën 43-vjeçare.
  • 2009 - Përurohet autostrada Rrëshen - Kalimash. Rruga e " Bashkimit kombëtarë".
  • 2005 – Mahmoud Ahmadinejas zgjidhet president i Iranit, duke i dhënë kështu një kah më ekstrem Republikës Islamike.


Lindje​


Vdekje​


Festa dhe përvjetore​

  • Përkujtohet përvjetori i masakrave në Çamëri. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve ndaj popullsisë autoktone Shqiptare, në luftën e dytë botërore.
 

26 Qershor​


Ngjarje​

2015 - Legalizimi i martesave homoseksuale (LGBT) ne SH.B.A


Lindje​


Vdekje​


Festa dhe përvjetore​

  • Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës
  • Dita Botërore e Luftës kundër Drogës.
 

27 qershor​


Ngjarje​

. Me 27 Qershor 1944 u krye nje masaker e vertete nga shteti grek kunder popullsise shqiptare te Camerise . Mijera te vrare pa kursyer edhe femijet e porsalindur, mbi 25000 te debuar nga shtepite . 27 Qershori eshte nje Dite Perkujtimi per Camerine e shumevuajtur , kete vit eshte 75 Vjetori i kesaj masakre barbare.


Lindje​


Vdekje​


Festa dhe përvjetore​

 

28 Qershor​


Ngjarje​

  • 1709 – Rusët mposhtën kozakët në Betejën e Poltavës.
  • 1776 – Kolonistët amerikanë zmbrapsën një sulm britanik nga deti në Charleston.
  • 1911 – Samuel J. Battle u bë polici i parë afrikano-amerikan në New York City.
  • 1914 – Franz Ferdinandi dhe zonja e tij u vranë nga një nacionalist serb në Sarajevë të Bosnjës.
  • 1919 – U nënshkrua Traktati i Versajës duke i dhënë fund Luftës së Parë Botërore, saktësisht pesë vjet pas fillimit të saj.
  • 1942 – Trupat gjermane ndërmorën një ofensivë për t’i marrë nën kontroll fushat sovjetike të naftës në Kaukaz dhe në qytetin e Stalingradit.
  • 1944 - Luftës së Velegllavës. Ndeshja e parë, më e madhe, e mbrojtësve të kufirit shqiptar me njësitë sulmuese të armikut komunisto‑çetnik serb, filluar me sulmin në pozicionet e Kikës.
  • 1945 – Gjenerali amerikan, Douglas McArthur, deklaroi se e kishte shuar rezistencën japoneze në Filipine.
  • 1950 – Forcat koreanoveriore morën nën kontroll Seulin, kryeqytetin e Koresë së Jugut.
  • 1954 – Ushtarët francezë filluan tërheqjen nga provinca Tonkin e Vietnamit.
  • 2001 - U burgos kryetari i Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq, dhe iu dorëzua Gjykatës Ndërkombëtare për krime në Hagë, kryetar i parë i një shteti që i është dorëzuar Gjykatës Ndërkombëtare.


Lindje​


Vdekje​

 

29 Qershor​


Ngjarje​

  • 1444 - U zhvillu Beteja e Torviollit (sot Fusha e Domosdovës) në veri të Peshkopisë (Shqipëri Aministrative), ndeshja e parë ushtarake e ushtrisë shqiptare nën udhëheqjen e Skenderbeut me ushtrinë otomane, që i printe Ali Pasha.
  • 1892 - Vdiq në Liban Vaso Pasha. Lindi me 30 qershor 1825 në Shkodër.
  • 1960 – Korporata britanike e emetimit, e njohur si BBC, lansoi projektin e saj për televizionin e ri. Qendra Televizive do të ishte një “Hollywood” i vogël britanik krahasuar me atë amerikan.
  • 1970SHBA-ja i jep fund ofensivës së madhe ushtarake në Kamboxhia.
  • 1974Marina Estela Isabela Martinez de Peron zgjidhet femra e parë presidente e Argjentinës, duke u betuar si drejtuesja e re e Republikës së Argjentinës. Ajo mori këto përgjegjësi nga burri i saj president, i cili kishte telashe të mëdha shëndetësore. Ajo u bë edhe presidentja më e re amerikane.
  • 1981 – Një sulm me bomba në selitë e Partisë Islamike të Iranit la të vdekur 72 persona.
  • 1995 – Një mision amerikan i hapësirës i bashkohet një mision rus, duke kryer për herë të parë pas 20 vjetësh një aksion të përbashkët në kozmos. Dërgimi i dy astronautëve amerikanë në stacion rus të hapësirës “Mir” sinjalizoi një epokë të re bashkëpunimi.
  • 2001 – Qeveria britanike njoftoi se një memorial kushtuar princeshës së Wales, Diana, do të ndërtohet në Hyde Park të Londrës. Diana vdiq pas një përplasjeje me makinë në Paris.
  • 2008Thomas Beathie bëhet mashkulli i parë që lind një fëmijë. Ai lind një vajzë pas ndërrimit të organeve gjenitale. Beathie ka njoftuar se është sërish shtatzënë.


Lindje​


Vdekje​


Festa dhe përvjetore​

 

30 Qershor​


Ngjarje​

  • 1905 - Albert Ajnshtajn boton artikullin "Mbi elektrodinamikën e trupave lëvizës", nëtë cili ai paraqiti Teorinë e relativitetit.
  • 1960Republika e Kongos siguron pavarësinë nga Belgjika.
  • 1963Kardinali Giovanni Montini emërohet Papa Pali VI.
  • 1971 – Ekipi treanëtarësh i fluturakes sovjetike të hapësirës “Soyuz II” vdes në tentativën për të rihyrë në atmosferën e Tokës, si pasojë e rënies së presionit të ajrit. Ata kishin caktuar një rekord të qëndrimit në hapësirë prej 570 orësh e 22 minutash.
  • 1974Alberta King, nëna e liderit të të drejtave civile të zezakëve në SHBA, Martin Luther King, është vrarë gjatë një meshe kishtare.
  • 1977 - Shpërbëhet Organizata e Traktatit të Azisë Juglindore SEATO.
  • 1990Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore i bashkuan ekonomitë e tyre me Lindjen që adoptoi markën gjermano-perëndimore si valutë të saj.
  • 1997 – Britania ktheu Hong Kongun përsëri në qeverisje të Kinës.
  • 2004 – Sonda hapësinore e NASA-s “Cassini” kaloi nëpër unazat e Saturnit dhe në orbitë të saj, në studimin më të hollësishëm të bërë ndonjëherë në planetin e gjashtë më të largët të Tokës.
  • 2005 – Parlamenti spanjoll i dha aprovimin e fundit ligjit që legalizon martesat homoseksuale, duke e kundërshtuar haptazi Kishën Katolike. Spanja kështu bëhet vetëm shteti i katërt pas Kanadasë, Belgjikës dhe Holandës që lejon martesat e të njëjtës gjini.


Lindje​


Vdekje​

 

1 Korrik​


Ngjarje​


Lindje​


Vdekje​


Festa dhe përvjetore​

  • Dita ndërkombëtare e humorit
 

2 Korrik​


Ngjarje​

  • 1839 – Robërit afrikanë në një anije “Amistad” ngrihen dhe rebelohen kundër zotërinjve të tyre.
  • 1881 – James Gardield, presidenti i 20-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, plagoset në Washington dhe si pasojë e kësaj vdes në muajin shtator.
  • 1917 – Gjatë Luftës së Parë Botërore, Greqia i shpall luftë Gjermanisë dhe aleatëve të saj.
  • 1961 – Shkrimtari Ernest Hemmingway vdes nga infektimi i plagës së vetëshkaktuar nga një armë zjarri në Ketchum, Idaho.
  • 1964 – Presidenti amerikan, Lyndon Johnson, nënshkruan Projektligjin për të drejtat civile.
  • 1990 - Filloi hyrja masive në ambasada. Filluan demostratat në gjithë vendin. Goditje e ashpër ndaj diktaturës dhe shërbetorëve të saj në Tiranë.
  • 1990 - Dita e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese në Kosovë.
  • 1992IRA pranon vrasjen e tre personave, për të cilët pretendonte se jepnin informata për aktivitetet e tyre.
  • 1999 – Shkrimtari amerikan, Mario Puzo – autor i librit “Kumbari” – vdes në moshën 78-vjeçare.
  • 2005 – Ngjarja më e madhe globale muzikore “Live 8” mbahet në tentim për të rritur vetëdijen për varfërinë në Afrikë.


Lindje​


Vdekje​


Festa dhe përvjetore​

  • Dita ndërkombtare e gazetarëve sportiv
 

3 Korrik​


Ngjarje​


Lindje​


Vdekje​

 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.