Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kalimi përtej..!

Zeus

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Maj 16, 2021
Mesazhe
4,316
Në momentin e vdekjes, nuk ka vdekje "reale", sepse natyra jonë e lindur është përtej kohës. Në atë kalim flakët nuk mund të na djegin, armët nuk mund të na lëndojnë, gjithçka është iluzore dhe pa substancë: gjithçka është zbrazëti. Përvojat që do të shfaqen në momentin e vdekjes janë të pakonceptueshme. Gjëja më e rëndësishme është të mbani mend të mos jeni të trishtuar ose të dëshpëruar, sepse nuk do të kishte asnjë arsye. Përkundrazi, duhet konsideruar si gëzimi i një udhëtari që kthehet në shtëpinë e tij. Të gjithë jemi pak a shumë të burgosur të veseve, frikës, iluzioneve tona. Vuajtjet duhet të na bëjnë të heqim dorë nga egoja, e cila mbyll rrugën e kthimit në natyrën tonë të përhershme hyjnore."

Pjesë nga "Attraversando il bardo. Sguardi sull'aldilà"
Life_and_death._Oil_painting._Wellcome_L0076241.jpg
Ps
Nëse vdekja është një nga disa gjërat më të siguritë të jetës sonë, një nga misteret antropologjike që ka prekur gjithmonë njeriun është ajo që ndodh me të vërtetë në momentet pak para dhe menjëherë pas asajë që mund të konsiderohet "vdekje". Sigurisht, fizikisht ne e dimë se çfarë ndodh pranë trupit, i cili kalon në dekompozim, por përvoja e vërtetë që është në një nivel mendor mbetet një nga pyetjet më të mëdha të njeriut. Sidoqoftë, disa njerëz kanë arritur të jetojnë përvoja shumë të veçanta, në kufi, dhe janë kthyer në botën e të gjallëve, duke sjellë me vete kujtime magjepsëse.

Mos keni edhe ju një eksperiencë të tillë, përsonale apo të dikujt tjetër?
Këtu është vendi ku mund të shpreheni ?
By ⚡ Zeus ⚡
Per "netedy"
 
?paske bo nermend me na len pa gjum
Po risjell një pjesë nga tema ?

Përkundrazi, duhet konsideruar si gëzimi i një udhëtari që kthehet në shtëpinë e tij. Të gjithë jemi pak a shumë të burgosur të veseve, frikës, iluzioneve tona. Vuajtjet duhet të na bëjnë të heqim dorë nga egoja, e cila mbyll rrugën e kthimit në natyrën tonë të përhershme hyjnore."
 
Bera shaka?
Flm per keto tema?msoj e un
Se do mi jap teze @HERA floket ne dore.
 
@HERA pse nuk me thu motra ke sjell nje filozof te kohrave moderne por me rrenje ne lashtesi e mitologji respekte?
 
@HERA pse nuk me thu motra ke sjell nje filozof te kohrave moderne por me rrenje ne lashtesi e mitologji respekte?
Asgjë më tepër se një puntorë i thjeshtë....një kurjoz agnostik që pretendon të gjejë një përgjigje çfarë nuk është e njohur nga njeriu human.
 
Nuk kam përvojë personale, por gjatë praktikimit të profesionit në spitale, si pjesëtare e team-it “ringjallës” me masazh zemre të pacientëve në repartin intenziv, kam dëgju histori nga më interesantet.
Tani, Dr. MacDougall shndërroi një shkallë industriale Fairbanks (1907) në një shtrat dhe e përdori atë për eksperimentet e tij me pacientë terminalë. Kështu ai mund të konstatonte se shpirti peshon 21 gram. Mbase një metode pak bizare, por në ato momente kur shpirti largohej nga trupi, kufoma peshonte pra rrerh 21 gram më pak. Do ishte interesante të peshohej sërish në rastet kur kthehej në trup, por gati e pamundshme të realizohet. E kam fjalën për Këshillin Etik.
Ato 21 gram ikin diku dhe me raste të ralla kthehen. Por, a thua brenda tyre është nënvetëdija, si bashkëudhëtare? Mbetet për t’u hulumtu nga njerëz kompetent.
 
Asgjë më tepër se një puntorë i thjeshtë....një kurjoz agnostik që pretendon të gjejë një përgjigje çfarë nuk është e njohur nga njeriu human.
dhe kjo gje do kurajo e shpirt qe eshte I etur per te padituren,sepse njerzit sot nuk po arrijne dot te kuptoj as 1+1=2 jo me te kuptojne gjera me te Thella ndaj respekte nga ana ime
 
Asgjë më tepër se një puntorë i thjeshtë....një kurjoz agnostik që pretendon të gjejë një përgjigje çfarë nuk është e njohur nga njeriu human.
Nuk mund te gjejme kurre pergjigje te tilla qe i perkasin dickaje shume larg nga ajo cka quajme "egzistenca reale". Interpretime te ndryshme mund te kete nga disa njerez qe varet se si e konceptojne fenomenin "pertej vdekjes".
Personalisht dua te besoj se gjithca qe ndodh ketu (ndersa jetojme) ngelet ketu, dicka si puna e llambes qe kur fiket nuk mund te shohesh me asgje.
 
Sëpari te korigjoj agnostik me gnostik(ku konsideroj veten), që janë dy gjëra krejt të ndryshme.

Shkenca deri tek Big Bang mdonse teorikisht arrinë t'a konfermojë ekzistencën e sajë si origjinë të universit. Por se çka përtej ati fleshi fillestar nuk mund as të imagjinohet. Kështu që i lihet fushë e lirë çdo llojë interpretimi fantanzioz.

E njëjta gjë ndodh edhe argumentin e temës, jemi të qartë deri tek vdekja jonë, më tej kemi vetëm disa eksperienca përsonale të përsonave të veçantë por nuk mund të konfirmohet.
Pikërisht në këtë aspekt luan një rrol besimi por gjithmonë në ambjentin spekulativ, duke garantuar një jetë tjetër dhe të përhershme pas vdekjes. Por kurrë nuk mundën t'a shpjegojnë, dhe as nuk provojnë t'a shpjegojnë. Kjo është e keqja. Biles, nuk lejohet nga kleri as të ngrihet pyetja se si e qysh, sepse hyn në doktrinën e dogmave. Duhet të besosh çfarë thonë ata dhe stop.
Ky është edhe sekreti pse religjonet kanë jetëgjatësi shekullore brez pas brezi.

Diferenca me gnostik, është pikërisht tek përpjekja e thyerjeve të tabuve dogmatike. Dhe kjo arrihet vetëm me zgjimin e gjëndrës pineale (ose epifiza në gjuhën mjekësore). O "Syri i tretë" siç quhet ndryshe, që ndodhet në qendër të trurit tonë dhe "fle gjumë", dhe që konsiderohet selia e Shpirtit..:)
 
U perqendrova ne ate cka shkrojta melart me shume ne gjuhen shkencore (cfare vertetohet me fakte) ose ne "ligjin fiziko-biologjik" nese mund ta quaj keshtu.
Mesa kuptova nga referimi yt per "syrin e trete", kuptova se po kerkon te flasesh pertej asaj qe vertetohet me fakte nga shkenca. Ok me ty jam por... qe te arrish tek "syri i trete" duhet filluar te permendet "rrenja" qe eshte nr 1. Shpresoj tme kesh kuptuar se per cfare po flas ?
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.