Ylli kroat i Atletico Madrid, Kalinic, është afër nënshkrimit me skuadrën nga Serie A, Roma.
Kroati do të niset sonte drejt Romës, me fluturimin e mbrëmjes dhe pritet të mbërrij në Romë rreth orës 20:20.
Kalinic nuk është përfshirë në listën e Atletico Madrid për ndeshjen ndaj Eibar, pasi ka qenë e ditur se ai do të transferohet tek Roma, transmeton lajmi.net.
Drita e gjelbër për transferimin e kroatit u morr kur Roma arriti marrëveshje me Leipzig për huazimin e Schick.
Kalinic ka luajtur edhe më parë në Serie A, me skuadrat e Fiorentinës dhe Milan. Ai do t’i bashkohet Romës në formë huazimi, me opsion blerjeje për 10 milionë euro. /Lajmi.net/
Shkruar nga: taulantg