Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kam njohur një personazh, “Baçin e Vlorës”…

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,947
Nga Zylyftar Hoxha

Sherif Dyrmishi, i mbiquajtur Baçi (në nder të gjyshit të tij, Babaçe Durmo Lepenica) është një emër i njohur në Vlorë, në pjesën bregdetare të Fierit e më gjerë. Natyrisht, i njohur për mirë, si kapiten, si detar, si peshkatar, si punëtor i palodhur dhe njohës i mirë i detit dhe i nëndetit.

Kam udhëtuar vetëm një herë me të brigjeve të Karaburunit deri në Shpellën e Haxhi Alisë. Në atë udhëtim të paharrueshëm dhe tepër mbreslënës, më ndodhi si me një ndeshje futbolli në stadiumin “Qemal Stafa” këtu e 40 vjet më parë. Duke mos qenë aspak tifoz, nuk shikoja ndeshjen, por spektatorët, shikoja se si reagonin ata, si qanin dhe si qeshnin, ç’formë u merrte fytyra dhe si bërtisnin në histeri kur poshtë në fushë triumfonin apo gabonin lojtarët e tyre të zemrës. Vura re se këtë punë e bëja unë dhe një polic poshtë, në fushë, që e kishte për detyrë t’i kthente kurrizin ndeshjes dhe të shikonte spektatorët.

Kështu më gjeti edhe mua me Sherifin. Shikoja çdo veprim të tij në skaf, çdo radhë pune. Sa u nisëm ai dha udhëzimet e nevojshme të udhëtimit në det, emergjencat dhe të papriturat që mund të ndodhnin dhe si mund të përballoheshin me qetësi dhe pa panik, jo sikur do të bënim 10-15 milje deri te Kepi i Gjuhëzës dhe fare pranë brigjeve të Karaburunit, por sikur do të kalonim Otranton dhe ishim mbi një transoqeanik.

Sherifi e kuptoi hutimin tonë: “Sado i shkurtër udhëtimi, kujdesi duhet të jetë maksimal, je mbi ujë, nuk je në tokë”, tha dhe i dha gaz motorrit.

Si një njeri që e kalon pjesën më të madhe të kohës në det dhe njohës i mirë i tërë Gjirit të Vlorës, i detit dhe nëndetit, i qiellit dhe i tokës, si dhe duke parë veprimet e shkathëta dhe sipas radhës, të them të drejtën, e admirova për seriozitetin dhe mënyrën se si punonte fort në heshtje, duke lënë erën dhe detin të flisnin e të tregonin.

Në fakt, në syrin e një vrojtuesi të kujdesshëm, të një psikologu apo gazetari, si në këtë rast unë, Sherifi ishte vërtet një kuriozitet. Një çudi, jo për kapelen dhe bluzën e bardhë, simbol të detarëve që e mban gjithmonë, dimër e verë; jo për kondicionin fizik të tij (O zot, sa ngjan me kapitenin e Titanikut, Edëard Smith, veç mos pastë fatin e tij!); jo për karakterin e tij të ashpër lab (ka gjurmë mali nga Lepenica, dhe gjurmë deti të Gjirit), por se është një nga guidistët dhe udhërrëfyesit më të mirë të turizmit që ka Parku Kombëtar Detar Sazan- Karaburun dhe Vlora.

Shpjegimet e Sherifit për historitë e Orikumit, Gjirit të Vlorës, Mesokanalit, Karaburunit, Sazanit, shpellave të Haxhi Alisë, të Gramatës, të Piratëve etj. janë prefekte dhe në detaje. E ka bërë puna që ai të lexojë dhe të mësojë mirë historinë, që të Orikut antik, të Sazanit të lashtë, dëshmitar i sa e sa hordhive që të parin hu, shenjë pushtimi të Shqipërisë, e ngulnin aty, e deri te historitë fatkeqe të fundit, që edhe këto do të ishin të dhimbshme, me ngjarje tepër të rënda.

Për të mbushur xhepat e skllevërve të parasë, pas viteve ’90 të shekullit të kaluar lulëzoi këtu në mënyrë të paligjshme e të rrezikshme biznesi i trafikut të qenieve njerëzore drejt brigjeve italiane. Nga porti i vogël i skafeve të Radhimës dhe nga gjiret e fshehur të Ujit të Ftohtë dyndeshin burra, gra dhe fëmijë nga e gjithë Shqipëria duke shkuar më shumë drejt vdekjes se drejt jetës. “Vetëm deti e di se çfarë ka ndodhur dhe sa jetë njerëzore kanë humbur në të”, thotë Baçi, kur kujton atë kohë!…

Edhe pse natë e ditë në det, si një marinar i thjeshtë peshkimi, inventari i pronës së tij të vënë me djersë balli është për t’u patur zili. Ka në në zotërim një anije, një skaf dhe disa mjete të tjera të vogla detare, një mol për ankorim skafesh dhe varkash, një dyqan dhe restorant peshku. E, megjithatë, nuk e pranon ta quash as kapiten dhe as biznesmen. “Për biznesmen nuk do goca, thotë ai me shaka, e kam babin të mirë, nuk e kam biznesmen, u thotë njerëzve kur e pyesin”!…

Do t’u rekomandoja atyre që përdorin dhe lundrojnë në internet të shkruajnë në “Google” fjalën kyçe “Sherif Durmishi” dhe do të shohin se pas klikut mbi emër, do t’u dalin mbi 200 informacione që kanë lidhje me të. Janë lajme televizionesh, gazetash dhe portale online që flasin për një pasion të tij mbi zbulimet nënujore arkeologjike, por edhe të specieve të rralla e të panjohura që hyjnë në Gjirin e Vlorës.

Siç thamë më lartë, ai nuk është vetëm një peshkatar i thjeshtë, por një njeri me interesa të gjëra. Ka një bashkëpunim të vazhdueshëm me arkeologët dhe studiuesit dhe njofton sa herë që në rrjetat e peshkatarëve bje ndonjë objekt arkeologjik. Po kështu ai bashkëpunon ngushtë me zoologët. Janë me dhjetëra raste që ai ka njoftuar për peshq, peshkaqenë, breshka të rralla që hyjnë aksidentalisht në Gji dhe që përfundojnë në rrjetat e peshkatarëve.

Fare pranë molit të tij është Qendra e Vizitorëve të Parkut Detar Sazan – Karaburun. Baçi, veç afërsisë 5-6 metra nga kjo qendër, nuk ka lidhje tjetër. Megjithatë ai është një ndër anëtarët, ndoshta jo zyrtar, më aktiv i stafit të kësaj qendre, duke ndihmuar me çka në dorë. Dhe ka shumë. Ai është rojtari dhe “xhandari i parë” i brigjeve të Gjirit për ta ruajtur ekologjikisht, por edhe nga gjuetitë e paligjshme. Ai është gjithashtu udhërrëfyesi i parë në Gji që ndeshin turistët, të cilët lakmojnë brigjet e Karaburunit dhe të Sazanit.

Tani është sezoni i pushimeve verore dhe bregdeti nga Vlora deri në Orikum është plot me pushues. Mjeshtri ynë i lundrimit në këto ditë s’gjen kohë as për të kruajtur veshin. Sa erdhi nga peshkimi, i duhet të çojë një grup turistësh në Shën Vasi, një plazh i ri i bukur në një gji të fshehur të Karaburuuit ku ndodhet edhe një kalatë e vjetër për ankorim anijesh dhe mjetesh lundruese. Dikur këtu ka qenë një kishë e vjetër me të njëjtin emër ku faleshin e luteshin detarët. Shën Vasia është kthyer në plazh me një kapacitet prej 800-1000 pushues.

Hipij dhe unë në në skaf. Gjiri i Vlorës, si anjëherë tjetër, këtë vit është mbushur me anije peshkimi dhe udhëtimi, me anije me vela, skafe e motorra uji që që u bjen kryq e tërthor brigjeve nga Vora, Uji i Ftohtë, Jonufra, Radhima, Orikumi dhe përtej në Karaburun e Sazan.

Baçi na tregon se këto tre-katër vitet e fundit udhëtimi me anije e mjete të tjera lundruese këtu është kthyer në një destinacion të dëshirueshëm për pushuesit e shumtë që kanë preferuar brigjet e Vlorës, por sidomos për të gjithë ata që dëshirojnë t’i ikin rutinës dhe ritmit ditor të qyteteve të mëdha. Me shetitjen romantike nëpër kuriozitetet e Karaburunit udhëtarët ndjehen të gëzuar dhe të mrekulluar. Ashtu siç u ndjeva dhe unë në këtë rast, me udhëtimin, por më shumë me njohjen me Baçin, këtë personazh interesant në shumë pikpamje, të cilin, po u ra rasti dhe po deshët, e gjeni shumë lehtë, në të dalë të Radhimës ku ka objektet e tij të biznesit ose thjesht të pyesni “kërkojmë Baçin e Vlorës”, pasi nuk ka njeri të mos e njohë.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.