Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kanionet e Skraparit Dhe Legjenda E Saja

Poeti_Yjeve

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Tet 4, 2020
Mesazhe
95
Ka qenë pikërisht bukuria e veçantë dhe forma interesante e këtij kanioni që rreth tij të dilnin edhe legjenda, të cilat kanë udhëtuar gojë më gojë deri në ditën e sotme. Midis tyre tregohet legjenda e nuses dhe ajo e gjurmës të shenjtit Abaz Aliu. Legjenda e lidh shpellën e "Vrimës së Nuses", të përmëndur më lart, me fatin e një nuseje që po martohej pa dëshirën e saj, por që ishte e detyruar të zbatonte zakonin e vjetër. Krushqit po ktheheshin me nusen që kishin marrë në një fshat tjetër, kur arritën këtu nusja u thotë atyre se "po e çonin tek burri pa dëshirën e saj", por krushqit nuk i dhanë përgjigje. Ndaj ajo e mendoi vet planin e ikjes. Duke iu lutur zotit, i drejtohet shkëmbit të kanionit: "Hapu, o shkëmb që të shpëtoj nga sikleti që më ka zënë". Dhe shkëmbi e dëgjoi, menjëherë hapi një vrimë, zgavër. Nusja u hodh nga kali dhe u fsheh në këtë vrimë. Krushqit u kthyen në fshat pa të. Më vonë kjo vrimë nisi të vizitohej nga nuse të reja që kërkonin të bëheshin me fëmijë. Legjenda e dytë lidhet me format e çuditshme të krijuara nga karsti (tretja) e gëlqerorëve në ujë. Këto forma janë të ngjashme me gjurmën e një kali dhe të një shkopi. Ato gjenden pranë fshatit Dhores, rreth 5 km larg qytetit të Çorovodës. Legjenda i cilëson ato si gjurmët e shenjtit Abaz Aliu, i cili erdhi në Tomor nga Qerbelaja, hipur mbi kalin e tij të bardhë. Ai fluturoi dhe e la gjurmën e tij në dërrasën e Kajcës, nga ku përsëri fluturoi në malin e Tomorit. Besimtarët bektashianë për të qetësuar shpirtin, kërkojnë ndihmën e gjurmës së shenjtit Abaz Aliu.
Sapo kalon qytetin e Çorovodës dhe merr sipër rrjedhën e lumit, papritmas te shfaqet pamja e mrekullueshme e Kanionit te Osumit. Ky kanion ende i panjohur mire për shkak te mungesës se publicitetit, është një nga perlat e natyrës shqiptare dhe një vend gati tërësisht i virgjër për tu eksploruar nga turistet si vendas ashtu dhe te huaj. Kanioni nis ne vendin e quajtur Hambull afro 18 kilometra nga qyteti i Çorovodës, pëson një ndërprerje pasi kalon fshatin Lapan, për shkak se shtrati i lumit zgjerohet në vendin e quajtur "Mulliri i Babait" dhe prej aty deri ne Vaun e Grepckes, gati dy kilometra larg qytetit të Çorovodës kanioni shfaqet madhështor dhe të ofron pamje me të vërtete te mrekullueshme e te papërsëritshme. Por pjesa me e bukur e tij shtrihet nga fshati Blezencke deri në fundin e fshatit Çerenisht.
 
Kanion trajta e pashquar
Kanion-i trajta e shquar

Kanioni, emer ne gjinine mashkullore.

Titulli i temes duhet te ishte: Kanionet e Skraparit dhe legjendat e tij.
 
Last edited:

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.