• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.
  • Kerkojme ndjese per problemet qe mund te keni hasur me postimet e meparshme. Forumi eshte azhornuar me funksione te reja. Eshte e nevojshme te ri-vendosni foto e profilit nga e para! Argetim te kendshem ne NETEDY.COM!

Kanuni i Lek Dugagjinit.

Juno

VIP
Staff member
VIP i Forumit
Mesazhe
4,778
Mosha
35
Location
Prague
Kanuni i Lekë Dukagjinit është përmbledhje e normave dhe dokeve shqiptare me karakter juridiko-social në një libër, në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjini.

Ligjet e Kanunit kan shërbyer për shumë kohë si norma shoqërore dhe si një sistem vetëqeverisës që mbizotëronte në viset e malësive të Shqipërisë së Veriut në kohën kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane. Kanuni ka një rëndësi themelore në historinë e popullit shqiptar pasi që është një dokument i lashtë. Për më tepër rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë, si edhe në vendet tjera në të cilat kanë shtegtuar shqiptarët.

Forma e parë e tij e shkruar i referohet Lekë Dukagjinit edhe pse konsiderohet që ekzistonte shumë më parë e që i përkiste tradiave të goj'dhënave të trashëguara brez pas brezi. Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u përmblodh me shënime nga At Shtjefën Gjeçovi gjatë viteve 1910-1925.

Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, serbisht, frëngjisht, rusisht dhe anglisht.

Në korpusin e ligjeve të pashkruara ekzistojnë: "Kanun'i vjetër", "Kanuni i Lekë Dukagjinit", "Kanuni i Çermenikës", "Kanuni i Papa Zhulit", "Kanuni i Labërisë" dhe "Kanuni i Skënderbeut" ose ndryshe "Kanuni i Arbërisë".

ermi Kanun është etimologjikisht i lidhur me fjalën arabe "القانون" ("alqanun"), që nënkupton rregull dhe miratim në gjuhën shqipe nga gjuha turke. Ndërsa përkatësia që luhatet nga vendi në vend "Kanuni i Lekë Dukagjinit", ose "Kanuni i Lekës", "Kanuni i Malcís". Tregohet nga studjuesit se prejardhja mund të datojë qysh nga koha e Aleksandrit të Madh.

Praktika e ligjeve të kanunit mund të datojë që në kohën bronzit. Disa autorë mendojnë se kanuni vjen nga disa fise ilire. Disa të tjerë kanë sugjeruar se kanuni ka elemente të disa epokave para historike indo-evropiane. Antropologe e njohur Edith Durham cilëson se këto ligje datojnë nga koha e bronzit. Disa të tjerë thonë se ka shumë ngjashmëri midis Kanunit dhe Manusmirtrit një traditë e hinduizmit. Edhe pse Kanuni i atribohet Princit shqiptar Lekё Dukagjini, rregullat e tij evoluan me kohё si rrugё pёr tё sjellur rregull dhe ligj nё tokat shqiptare kur nuk ekzistonte ndo një institucion i caktuar për ligje dhe rregullim juridik.

Kodi i Lekё Dukagjinit është i përbërë nga 12 libra: Kisha, Familja, Martesa, Shpi Gja e Pronё, Puna, Tё Dhanunat (transferimi i prones), Fjala e Gojёs, Ndera (nderi), Damet (dёmet), Kanuni kundra mbrap shitёvet (kanuni mbi krimet), Kanuni i pleqnis, Shlirime e Pёrjashtime. Kanuni ka 1262 nene, tё cilat rregullojnё tё gjitha aspektet e jetёs nё male: organizimin ekonomik, mikpritjen, vёllazёrinё, kufinjtё, punёn, martesёn, e kёshtu me rradhё. Besa (Albanian culture) Besa (nderi ) ёshtё e njё rёndёsie primare nё tё gjithё kodin si gurthemel i sjelljes personale dhe shoqёrore. Kanuni pёrfshinte Shqiptarёt si tё fesё Katolike ashtu edhe Muslimane.

Katër shtyllat e Kanunit janë: nderi, mikëpritja, sjellja dhe fisi.
Materialin e gjeni më poshtë!
 

Attachments

Last edited:
Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Juno

VIP
Staff member
VIP i Forumit
Mesazhe
4,778
Mosha
35
Location
Prague
Nese ndonjeri nga anetaret disponon material rreth Kanunit te na e shfaqe. 😊
 
Top