Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Lekë Dukagjini

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Kanuni i Lekë Dukagjinit është përmbledhje e normave dhe dokeve shqiptare me karakter juridiko-social në një libër, në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjini.

Ligjet e Kanunit kan shërbyer për shumë kohë si norma shoqërore dhe si një sistem vetëqeverisës që mbizotëronte në viset e malësive të Shqipërisë së Veriut në kohën kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane. Kanuni ka një rëndësi themelore në historinë e popullit shqiptar pasi që është një dokument i lashtë. Për më tepër rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë, si edhe në vendet tjera në të cilat kanë shtegtuar shqiptarët.

Forma e parë e tij e shkruar i referohet Lekë Dukagjinit edhe pse konsiderohet që ekzistonte shumë më parë e që i përkiste tradiave të goj'dhënave të trashëguara brez pas brezi. Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u përmblodh me shënime nga At Shtjefën Gjeçovi gjatë viteve 1910-1925.

Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, serbisht, frëngjisht, rusisht dhe anglisht.

Në korpusin e ligjeve të pashkruara ekzistojnë: "Kanun'i vjetër", "Kanuni i Lekë Dukagjinit", "Kanuni i Çermenikës", "Kanuni i Papa Zhulit", "Kanuni i Labërisë" dhe "Kanuni i Skënderbeut" ose ndryshe "Kanuni i Arbërisë".

ermi Kanun është etimologjikisht i lidhur me fjalën arabe "القانون" ("alqanun"), që nënkupton rregull dhe miratim në gjuhën shqipe nga gjuha turke. Ndërsa përkatësia që luhatet nga vendi në vend "Kanuni i Lekë Dukagjinit", ose "Kanuni i Lekës", "Kanuni i Malcís". Tregohet nga studjuesit se prejardhja mund të datojë qysh nga koha e Aleksandrit të Madh.

Praktika e ligjeve të kanunit mund të datojë që në kohën bronzit. Disa autorë mendojnë se kanuni vjen nga disa fise ilire. Disa të tjerë kanë sugjeruar se kanuni ka elemente të disa epokave para historike indo-evropiane. Antropologe e njohur Edith Durham cilëson se këto ligje datojnë nga koha e bronzit. Disa të tjerë thonë se ka shumë ngjashmëri midis Kanunit dhe Manusmirtrit një traditë e hinduizmit. Edhe pse Kanuni i atribohet Princit shqiptar Lekё Dukagjini, rregullat e tij evoluan me kohё si rrugё pёr tё sjellur rregull dhe ligj nё tokat shqiptare kur nuk ekzistonte ndo një institucion i caktuar për ligje dhe rregullim juridik.

Kodi i Lekё Dukagjinit është i përbërë nga 12 libra: Kisha, Familja, Martesa, Shpi Gja e Pronё, Puna, Tё Dhanunat (transferimi i prones), Fjala e Gojёs, Ndera (nderi), Damet (dёmet), Kanuni kundra mbrap shitёvet (kanuni mbi krimet), Kanuni i pleqnis, Shlirime e Pёrjashtime. Kanuni ka 1262 nene, tё cilat rregullojnё tё gjitha aspektet e jetёs nё male: organizimin ekonomik, mikpritjen, vёllazёrinё, kufinjtё, punёn, martesёn, e kёshtu me rradhё. Besa (Albanian culture) Besa (nderi ) ёshtё e njё rёndёsie primare nё tё gjithё kodin si gurthemel i sjelljes personale dhe shoqёrore. Kanuni pёrfshinte Shqiptarёt si tё fesё Katolike ashtu edhe Muslimane.

Katër shtyllat e Kanunit janë: nderi, mikëpritja, sjellja dhe fisi.
Materialin e gjeni më poshtë!
 
Last edited:
Nese ndonjeri nga anetaret disponon material rreth Kanunit te na e shfaqe. ?
 
-Gjeja me e shemtuar nga tgjitha zakonet shqiptare kanuni eshte!
 
-Gjeja me e shemtuar nga tgjitha zakonet shqiptare kanuni eshte!

Ndaj jane te interesuar shume te huaj per te labby se qenka i shemtuar sipas teje.
 
Po te shesesh gjakun me lek gje e bukur eshte !
 
Kanuni i Lekë Dukagjinit është përmbledhje e normave dhe dokeve shqiptare me karakter juridiko-social në një libër, në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjini.

Ligjet e Kanunit kan shërbyer për shumë kohë si norma shoqërore dhe si një sistem vetëqeverisës që mbizotëronte në viset e malësive të Shqipërisë së Veriut në kohën kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane. Kanuni ka një rëndësi themelore në historinë e popullit shqiptar pasi që është një dokument i lashtë. Për më tepër rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë, si edhe në vendet tjera në të cilat kanë shtegtuar shqiptarët.

Forma e parë e tij e shkruar i referohet Lekë Dukagjinit edhe pse konsiderohet që ekzistonte shumë më parë e që i përkiste tradiave të goj'dhënave të trashëguara brez pas brezi. Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u përmblodh me shënime nga At Shtjefën Gjeçovi gjatë viteve 1910-1925.

Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, serbisht, frëngjisht, rusisht dhe anglisht.

Në korpusin e ligjeve të pashkruara ekzistojnë: "Kanun'i vjetër", "Kanuni i Lekë Dukagjinit", "Kanuni i Çermenikës", "Kanuni i Papa Zhulit", "Kanuni i Labërisë" dhe "Kanuni i Skënderbeut" ose ndryshe "Kanuni i Arbërisë".

ermi Kanun është etimologjikisht i lidhur me fjalën arabe "القانون" ("alqanun"), që nënkupton rregull dhe miratim në gjuhën shqipe nga gjuha turke. Ndërsa përkatësia që luhatet nga vendi në vend "Kanuni i Lekë Dukagjinit", ose "Kanuni i Lekës", "Kanuni i Malcís". Tregohet nga studjuesit se prejardhja mund të datojë qysh nga koha e Aleksandrit të Madh.

Praktika e ligjeve të kanunit mund të datojë që në kohën bronzit. Disa autorë mendojnë se kanuni vjen nga disa fise ilire. Disa të tjerë kanë sugjeruar se kanuni ka elemente të disa epokave para historike indo-evropiane. Antropologe e njohur Edith Durham cilëson se këto ligje datojnë nga koha e bronzit. Disa të tjerë thonë se ka shumë ngjashmëri midis Kanunit dhe Manusmirtrit një traditë e hinduizmit. Edhe pse Kanuni i atribohet Princit shqiptar Lekё Dukagjini, rregullat e tij evoluan me kohё si rrugё pёr tё sjellur rregull dhe ligj nё tokat shqiptare kur nuk ekzistonte ndo një institucion i caktuar për ligje dhe rregullim juridik.

Kodi i Lekё Dukagjinit është i përbërë nga 12 libra: Kisha, Familja, Martesa, Shpi Gja e Pronё, Puna, Tё Dhanunat (transferimi i prones), Fjala e Gojёs, Ndera (nderi), Damet (dёmet), Kanuni kundra mbrap shitёvet (kanuni mbi krimet), Kanuni i pleqnis, Shlirime e Pёrjashtime. Kanuni ka 1262 nene, tё cilat rregullojnё tё gjitha aspektet e jetёs nё male: organizimin ekonomik, mikpritjen, vёllazёrinё, kufinjtё, punёn, martesёn, e kёshtu me rradhё. Besa (Albanian culture) Besa (nderi ) ёshtё e njё rёndёsie primare nё tё gjithё kodin si gurthemel i sjelljes personale dhe shoqёrore. Kanuni pёrfshinte Shqiptarёt si tё fesё Katolike ashtu edhe Muslimane.

Katër shtyllat e Kanunit janë: nderi, mikëpritja, sjellja dhe fisi.
Materialin e gjeni më poshtë!
E kam diku të stivuar në libra?
 
  • Pëlqej
Reactions: Zap
Eeeee kanuni i leks ahahahaha qeto qika ne koh te kanunit I kishte tana tu bajt dru, dushk e tu kqyr dhit ne ven te formut :lolx::p:lolx::p
 
Ligji i kanunit i ka masakru e shkatru shqiptaret, po shyqyr zotit qe po humbet , si kur humbi komunizmi inshallah tani humb edhe kanuni.
 
Me sa dij un dhe sa mesova ke lezimi siper. Kuptohet se kanuni ka lindur si kod i mos shkruar kshu qe jan ato ligjet t thena dhe jo te shkruara per te ven rregull aty ku institucjonet mungonin.
Normale qe mund te ket qen jete e veshtir por smendoj se ka qen nje organizim vetem per tu vrar me njeri tjetrin sic fatekeqsisht esht ber kohet e fundit.
Them se duhet t mesojm me shum per historin e shqipris dhe jo direkt t japim nje mendim t krijuar me thashe theme.
E njejta gje vlen dhe me mafjen n itali.
Bite me par mbas luftes kur mafja filloj t hapej kishte shum rregull dhe slejonte mafja as vrasje as dhunime as vjedhje por ishte institucjon aty ku mungonte dhe populli ish i detyruar t mbijetonte me rregullat e veta kurse tani vriten tradhtohen dhunohen njeres si n xhungel.
 
Per kohen e vete, kanuni ka qen i dobishem dhe i nevojshem. Madje perparimtar duke pare rrethanat dhe kushtet e kohes.
Ndersa per kohet e sotme, nuk ze vend askund dhe eshte prapambetje e se shkuares.
 
Per kohen e vete, kanuni ka qen i dobishem dhe i nevojshem. Madje perparimtar duke pare rrethanat dhe kushtet e kohes.
Ndersa per kohet e sotme, nuk ze vend askund dhe eshte prapambetje e se shkuares.

E vertete, por duhet te ruhet si nje "liber historik" i shqiperise.
 
Kanuni i Lek Dukagjinit dhe njohja e tij prej shtetit të Venedikut



Kanuni i shqiptarëve është një kryemonument juridik zakonor i kombit tonë në Mesjetë. Ky korpus rregullash të plotfuqishme është një botë e gjallë dhe njëkohësisht e fosilizuar e mendësisë popullore, e mençurisë së zgjidhjes së problemeve të mprehta dhe e një vetadministrimi të problemeve shoqërore.

Kanuni i shqiptarëve i njohur në Veri edhe me emrin konvencional si Kanuni i Lekë Dukagjinit, është mbledhur nga At Shtjefën Gjeçovi dhe është botuar jo vetëm në shqip, por në disa gjuhë kryesore të botës. Studiuesit e së drejtës kanë bërë shumë analiza për tekstin fragmentar dhe jo të plotë të Kanunit.

I mbledhur vonë dhe i kompozuar në mënyrë subjektive sipas mbledhësve, Kanuni nuk na paraqitet plotësisht dhe në mënyrë të pacenuar siç ka qenë para shumë shekujve. Ky Kanun është një nga kryeveprat mendore të kombit shqiptar në të gjitha kohërat.
Me të drejtë, Kanuni i Lekë Dukagjinit është një monument i traditës, i ndërlidhur ngushtë me Eposin e Kreshnikëve të Veriut si dhe konstelacionin e mrekullueshëm dhe të pashembullt të proverbave shqiptare. Gjithashtu, ky Kanun nuk mund të kuptohet pa gjenezën e kodeve juridike të perandorit ilir të Bizantit, Justinianit të Madh. Pra, nisma e Kanunit është fundi i Antikitetit të Vonë dhe plotfuqishmëria e Kanunit është periudha e Mesjetës së hershme etj.

Kanuni i Lekë Dukagjinit është kodi konceptual vetëqeverisës i shqiptarëve në atë që quhet epoka parashtetërore. Vetvetiu, struktura e një shteti është diçka krejt tjetër dhe do të krijojë kështu një paradoks dhe kundërvënie të juridicitetit parashtetëror me juridicitetin shtetëror. Kjo formulë e thënë nga studiuesit nuk është e saktë në mënyrë absolute. Shumë elementë përbërës të kodit juridik parashtetëror të shqiptarëve reflektojnë qenësinë e një autonomie shtetërore, ndoshta fjala vjen, e Shtetit të Parë të Arbërit ose dhe e principatave shqiptare të Veriut.

Duke respektuar deri në fund Gjeçovin e madh, ne duhet t’i shtrijmë hulumtimet tona në shekujt e mëparshëm. Ka qenë një befasi e madhe kur, duke shfletuar disa libra botuar nga Instituti i Studimeve Shqiptare, me titull: “Studime dhe tekste”, botuar më 1944, gjeta një studim relativisht të gjatë, botuar në italishten venedikase. Ky studim nuk ka emrat e autorëve. I takon si kohë shekullit të XVII.

Për herë të parë është transkriptuar në gjuhën shqipe nga miku im, mesjetarologu i shquar, i ndjeri Injac Zamputi. Pikërisht ky studim hap një faqe të re krejtësisht origjinale për studimet mbi Kanunin. Duke lexuar këtë studim habitesh jo vetëm me arsyetimin e lartë juridik të përpiluesve me sa duket venedikas, ka mundësi edhe shqiptarë që shërbenin në Venedik, mbi Kanunin Shqiptar.

Studimi i drejtohet Republikës së Venedikut dhe quhet “Informacion mbi origjinën dhe metodën e arbitrazhit në çështjet e marrjes së gjakut në Shqipëri”. Arsyeja bazë e studimit është që të bëhet harmonizimi midis ligjeve të Kanunit Shqiptar dhe ligjeve shtetërore të Venedikut. Pikërisht në tokat shqiptare nga Kotorri e deri në Shkodër, që ishin në zotërim të Venedikut.

Ky material analizues e i pashembullt i para 4 shekujve na lejon të kuptojmë forcën, por dhe dobësinë e Kanunit Shqiptar edhe në ditët e sotme. Si arsyetohet dhe si bëhet argumentimi i këtij studimi?
Që në fillim theksohet se grindjet ndërmjet privatëve gjykohen në dy mënyra, ose duke iu drejtuar autoritetit të ligjshëm të popullsisë, ose duke ia lënë në dorë drejtësisë së të Urtëve, që vullnetarisht dhe me marrëveshje zgjidhen nga të dyja palët. Kjo bëhet sepse e kërkon Kanuni kur ka grindje: jo e imja, jo e jotja – ndërmjet personave të fisit. Kur larja e fajeve i lihet në dorë për zbatim gjykimit privat, ahere del në pah prishja e popullsisë dhe dobësia e qeverisë.
Kushdo e sheh qartë se krimi dëmton po aq personin privat sa edhe e shrregullon shoqërinë sepse ia dhunon ligjet, kështuqë, në qoftë se shteti, për interesin e veçantë të të cilit është fjala nuk ndërhyn në gjykim, arbitrari është i pavlefshëm. Kështu përpiluesit e studimit duan të paraqesin origjinën e këtij abuzimi në Shqipëri me qëllim që të shmangin pasionin dhe interesat njerëzore me të cilët ngjyroset dhe shtrembërohet e vërteta.

Shqipëria Venedike (trojet etnike shqiptare të administruara nga Venediku) është një vend në kufirin bregdetar me Sulltanin. Në të dyja këto hapësira popujt nuk kanë një gjykatës të përbashkët, prandaj për arsye të qetësisë është i nevojshëm arbitrazhi, sepse mungon autoriteti për një ligjshmëri të pakundërshtueshme. Kjo gjë në të vërtetë nuk është aspak kundër arsyes, por nga ana tjetër, fakti që krimet e shtetasve të mos i nënshtrohen gjykimit të gjykatës është drejtpërdrejt në kundërshtim me arsyen e shtetit dhe me natyrën e nënshtetësisë.

Kështu, përpiluesit e studimit justifikojnë ekzistencën e një grupi të veçantë për të kryer gjykime në formën e institucionit të arbitrazhit. Në bashkësinë e komuniteteve njerëzore padyshim që janë institucione zyrtare venedikase, por siç ka ndodhur në Rizon të Kotorrit, që u pajis me titullin e bashkësisë me Kapedan dhe Zëvendës dhe Gjykatës, për shkak të traditës vendase doli se banorët e Rizonit në rrugë të veçantë dhe unike ia dolën të merrnin në dorë jo vetëm gjykatën civile por edhe atë penale. Kështu, institucionet juridike venedikase u formalizuan. Autoriteti gjyqësor venedikas nuk funksionon. Çfarë duhej bërë?

U vendos një kompromis, të krijohej një institucion hibrid, ai i arbitrazhit, por me lejen e zyrtarëve shtetërorë venedikas. Shqiptarët e kuptuan fuqinë e këtij parimi të ndërmjetëm. Kështu u krijua një realitet i ri gjyqësor që nga forma ishte venedikase, por nga përmbajtja ishte tipik kanunor dhe shqiptar. Ahere u përcaktuan dhe rregullat përkatëse të funksionimit të arbitrazhit.
Kështu, në bashkësinë e vendeve që nuk kanë pjesë në grindje zgjidhen 12 veta prej fajtorit (që ka bërë fajin ose krimin) dhe ata dërgohen te shtëpia e atyre që kanë pësuar fyerje, për të kërkuar prej tyre pezullimin e inateve, pezullim që quhet premtim apo besë. Këta 12 të dërguar paraqesin disa dhurata të vogla si fjongo, gjilpëra, shami, për të treguar dëshirën që ka fajtori për një pajtim të sinqertë dhe të qëndrueshëm. Dy herë ata kthehen mbrapsh pa e marrë fjalën e besës, hera e tretë është vendimtare. Nëse pranohen herën e tretë ndërmjetësit është simboli që të fyerit janë gati për kompromis.
Ata kthehen te shtëpia e fajtorit, i cili për të bërë provën e fundit të seriozitetit merr 12 djepe dhe ia dërgon të fyerit së bashku me ndërmjetësit, të 12 djepet janë të mbuluara me mahrama, mbulesa me qëndisje të dendur që përdoren nga shqiptarët, dhe në secilin djep është vendosur një monedhë e quajtur real prej floriri. Kur hiqen mahramat nga djepet shihen edhe monedhat.
Kur ndërmjetësit arrijnë te porta e të fyerit, u bëhet pyetja se cilët janë. Ata duke iu shmangur përgjigjes që do të mund të ringjallte kujtimin e fyerjes, i përgjigjen: “Hape derën kumbarë, që të pranosh Zotin dhe Shën Gjonin.” Kështu, pasi porta nuk hapet as të parën dhe as të dytën herë, ia nisin për herë të tretë: “Hape derën kumbarë, që të pranosh Zotin dhe Shën Gjonin, mos na kthe mbrapa, për fatin tënd, për fëmijët e tu, për mbarësinë e punëve të tua, për rritjen e konakut tënd”.
Si hapet porta e shtëpisë dhe pranohen dhuratat, nis e shtrohet biseda për caktimin e besës dhe caktohet afati brenda të cilit, sa të rregulloren punët e nevojshme për gjykimin duhet të mos pësojnë dëm njerëzit e njërës palë dhe tjetrës dhe numërohet si turpi më i madh sikur besa të thuhej dhe të zezohej me mashtrim.
Numri i gjykatësve rregullohet sipas rëndësisë së krimit: nëse është fjala për vdekje duhet të ketë 24 vetë, për plagosje 12 vetë. Për vjedhjet, grabitjet dhe mashtrimet 6 ose 4 vetë. Për shpifjet veprohet me kumbari dhe vëllamëri.
Kështu, dëmshpërblimi jepet me coha në ngjyrë të kuqe ose me mbulesa të qëndisura mahrame ose paguhet me realë. Shpifja dëmshpërblehet në këtë mënyrë vetëm kur nuk ka cenuar nderin dhe jetën, sepse fyerjet e tjera, zënkat e përditshme nuk merren fare parasysh. Për plagosje, dëmshpërblimi ka vlerë 10 realë ose 10 zenikë. Kësaj i shtohet dhe shuma që ka shpenzuar i plagosuri për kirurgjinë. Jeta e një burri vlerësohet e barabartë me 12 gjaqe ose me 12 zekinë të plotë. Gruaja e vrarë çmohet vetëm me gjysmën e kësaj shume. Nëse vrasja ka ndodhur gjatë kohës së besës, ahere vrasësi gjykohet pavarësisht nga e drejta e tij e mëparshme.
Zyrtarë venedikas mbas dhënies së dënimit nga arbitrazhi i shkruajnë vendimet gjyqësore. Meqenëse shqiptarët nuk kanë vulë për ta bërë autentik dhe të vlefshëm dokumentin, bëjnë dy kopje në të cilat ngjisin një grosh raguzian dhe e ndajnë në mes. Ata e çmojnë kaq shumë të nevojshëm këtë ngjitje, saqë e quajnë të pavlefshëm vendimin gjyqësor nëse ky do të ishte pa këtë kërkesë.
Si të lexohet vendimi, gjykatësit ngrihen në këmbë dhe qëndrojnë ndërmjet dy palëve, të cilët vihen rresht dhe ahere paraqitet vrasësi duke mbajtur të varur në qafë armën me të cilën ka vrarë, dhe duke ecur në gjunjë zvarritet tek përfaqësuesi i familjes së të vrarit për t’i kërkuar falje. I dëmtuari ia heq armën që ka vrasësi dhe e përqafon atë pasi e ka lënë t’i lutet tri herë.
Po kështu veprojnë të dy palët, pastaj përqafohen dhe kuptohet se vendimi është pranuar. Përpiluesit anonimë të studimit për Kanunin shprehin habi se si vallë një popull i varfër si shqiptarët mundet të veprojnë me një urtësi të tillë.
Por në fund të studimit ata nuk ngurrojnë të shtojnë se ky arbitrazh është i papranueshëm për normat juridike zyrtare venedikase dhe është “një abuzim i së drejtës sovrane në ushtrimin gjyqësor’.
Pra, ligjet zyrtare të Venedikut janë ato që bëjnë një kompromis me ligjet shqiptare të Kanunit. E gjithë kjo histori marramendëse është e para katër shekujve.
Si vallë para katër shekujve shteti i Venedikut nuk qëndron indiferent për shtetasit shqiptarë? Shqipëria sot ka një kod juridik tepër të përparuar dhe bashkëkohor, të standardeve ndërkombëtare.
Kanuni i Veriut është në aktivitet ende. Normat parashtetërore nuk i përfillin ligjet shtetërore. Venedikasit shpikën institucionin e arbitrazhit, të organizuar nga shqiptarët, por me lejen e tyre. Kjo tregonte interes dhe vëmendje të venedikasve. Natyrisht që sot është marrëzi të operosh me kompromise të normave parashtetërore dhe ligjeve shtetërore.
Unë jam për plotfuqishmërinë juridike të shtetit dhe jo të Kanunit. Por nuk mund të kuptoj dot indiferencën e shtetit shqiptar. Shembulli i shtetit venedikas më vë në mendime. Venedikasit përpiluan dhe një studim të posaçëm për Kanunin Shqiptar. Po shtetarët shqiptarë çfarë bëjnë, heshtin, futin kokën në dhe’ si strucët.

Nga Albert Vataj
 
Lekë Dukagjini
Portreti i Lekë Dukagjinit

Lekë Dukagjini, portret nga Simon Rrota

"Po kush ka qenë ky (Lekë) Dukagjini? Ai ka qenë sundimtari i këtij vendi dhe në të njëjtën kohë ligjbërësi i tij, mbasi ai ka hartuar Kanunin e Dukagjinit, domethënë dispozitat, në bazë të të cilave jetojnë deri në ditët e sotme, jo vetëm dukagjinasit, por edhe të gjithë malësorët që banojnë në veri të Drinit... të cilët këtë emër ia atribuojnë heroit të tyre kombëtar". J.G. von Hahn

Lekë Dukagjini "duhet të ketë pasur një personalitet imponues që ka ndikuar kaq shumë te njerëzit, aq sa shprehja "Kështu ka thënë Leka", ka më tepër forcë detyruese se sa të Dhjetë Porositë e Biblës, mësimet e Islamit e të Krishterimit, Ligji i Sheriatit dhe i Kishës, të gjitha duhet t'i nënshtroheshin Kanunit të Lekës... Fama e tij midis fiseve që ende ruajnë emrin e tij, ia ka kaluar edhe famës së Skënderbeut." Edith Durham

Lekë Dukagjini është një figurë historike mjaft komplekse. Madje është një figurë edhe e legjendarizuar, nëse e pranojmë këtë term, ashtu siç e kemi pranuar për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeun.

Lekë Dukagjini dhe Skënderbeu
Lekë Dukagjini (1410-1481) ishte bashkëkohës i Gjergj Kastriotit (1405-1468). Historia i njeh të dy si princër trashëgimtarë, që u lartësuan, kur morën në sundim dy principatat që mbanin mbiemrat e tyre: Leka - të Dukagjinëve, pas vdekjes së të atit, Pal Dukagjini (1446) dhe Gjergji - të Kastriotëve më 1443, tetë vjet pas vdekjes së të atit, Gjon Kastriotit. Principata e Dukagjinëve kishte si kryeqendër qytetin e Lezhës, përfshinte Zadrimën, zonat në veri dhe në verilindje të Shkodrës dhe shtrihej deri thellë trojeve të Serbisë së sotme me kryeqendër të dytë qytetin e Ulpianës afër Prizrenit; ndërsa Principata e Kastriotëve me kryeqendër Krujën, përfshinte Matin dhe krahinën e Dibrës, duke u shtrirë nga kështjella e Rodonit në bregdetin e Adriatikut.

Deri në kohën kur vihen në krye të principatave të tyre, Lekë Dukagjini kishte marrë një kulturë të gjithanshme me frymë humaniste të Rilindjes Evropiane, në qytete të tilla si Venecia, Raguza apo Shkodra; ndërkohë që Skënderbeu kishte bërë një karrierë të shpejtë dhe të shkëlqyer prej ushtaraku në oborrin e sulltan Muratit II.

Në udhëheqje të Besëlidhjes Shqiptare (themeluar në Lezhë më 1444) Skënderbeu e ndien përherë pranë vetës Lekën (fillimisht të atin e tij Pal Dukagjinin), sepse të dy luftuan krah për krah (apo edhe iu kundërvunë njëri-tjetrit) deri sa vdiq (1468), ndërsa Lekë Dukagjini e pasoi veprën e tij, duke u prirë shqiptarëve në fazën më të vështirë të rezistencës së tyre antiosmane, deri në fund të jetës së vet (1481).

Lekë Dukagjini sipas historianëve
Me të drejtë kronistë e historianë, duke filluar nga Tivarasi, Frëngu, Barleti e Muzaka, bashkëkohës të tyre, e deri te Gegaj e Noli të shek.XX, kanë ndriçuar bëmat e Gjergj Kastriotit dhe nëpër to kanë përmendur edhe Lekë Dukagjinin, ashtu sikundër disa princër të tjerë të kohës. Por nuk do të mund të thuhet se, po me të drejtë, ata, historianë e kronistë, e kanë përfolur vend e pa vend Lekë Dukagjinin, vetëm e vetëm se ishin të magjepsur prej heroit të veprës së tyre, Skënderbeu. Më me barazpeshë se historianët kanë vepruar "legjendarizuesit" anonimë të figurave të tilla. Nga anonimati, Skënderbeu u identifikua me princin dragua, që guxon të matet dhe fiton në çdo rast me kuçedrën; ndërsa te Lekë Dukagjini u pa princi engjëll, që u shfaq me guxim dhe urtësi për të ruajtur në vazhdimësi shqiptarizmën.

Historianët e kanë përfolur që në krye Lekë Dukagjinin, sepse kërkuan te ai një përsonazh antagonist të Skëndebeut për ta intriguar jetëshkrimin e heroit të vetëm shqiptar, që njohu Evropa në përballjen e suksesshme shqiptaro-turke, por edhe sepse nuk donin të fajësonin Evropën perëndimore, që nuk arriti të krijonte një koalicion antiosman në Ballkan. Ata nuk guxuan të gjykonin, veçanërisht, Republikën e Venedikut, që jo vetëm nuk u qëndroi aleate shqiptarëve kur mbanin mbi supet e tyre një perandori të tërë të egërsuar kundër Evropës, por e shrytëzoi rezistencën e tyre për interesat e veta komercialiste, duke i përçarë princërit shqiptarë me intriga, duke i kundërvënë ata njëri me tjetrin edhe me armë dhe, kur nuk ia arrinte kësaj, duke i shpallur armiq të Republikës dhe të Krishtërimit.

Konfliktet politike të Lekë Dukagjinit
Lekë Dukagjini ishte princi më i fuqishëm shqiptar pas Skënderbeut dhe më me autoritet, prandaj u bë pre e intrigave të p olitikës veneciane (dhe të historianëve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portës së Lartë, krejt afër pragut të shtëpisë së vet dhe u bashkua realisht me rezistencën e shqiptarëve, duke i shpallur luftë Perandorisë Osmane (1463). Pas këtij viti venecianët pushuan së përfoluri Lekë Dukagjnin. Ndërsa historianët kanë shkruar për disa prej bëmave të Lekë Dukagjinit përkrah Skënderbeut, deri në vdekjen e tij (1468) dhe më pas në krye të trupave shqiptare përkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nënshkroi paqen me Portën e Lartë (1479). Pas kësaj historianët heshtin. Gojëdhëna na bën me dije se Lekë Dukagjini e vazhdoi rezistencën në krye të trimave të principatës së tij derisa qe gjallë.

Por të përfolurit e Lekë Dukagjinit ka vazhduar edhe pas vdekjes së tij, ashtu si ka vazhduar edhe rezistenca antiosmane në principatën e tij e më gjërë. Të përfolurit pas vdekjes ka të bëjë me veprën, Kanunin , që u la trashëgim Lekë Dukagjini shtetasve të tij, shqiptarëve. Thelbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj. Ky fenomen homerik e ka legjendarizuar emrin e Lekë Dukagjinit duke e kthyer atë në një mit të vërtetë, aq sa studiuesit e kanë pasur të vështirë ta pranojnë si një realitet historik. Prandaj disa syresh kanë vazhduar ta përflasin Lekë Dukagjinin, së bashku me Kanunin e tij, ashtu si është përfolur e verbuar Homeri, së bashku me Iliadën e Odisenë e tij (Sa për ngjashmëri edhe Lekë Dukagjinit i është sajuar një vëlla i verbër). Por, duke analizuar faktet e dokumentuara biografike për Lekë Dukagjinin, mund të hidhet dritë për kohën dhe rrethanat kur u ngjizën fjalët e urta të Kanunit të tij.

Zanafilla e Kanunit të Lekë Dukagjinit
Në fund të viteve ’50 të shek.XV Principata e Dukagjinëve nuk ka më asnjë nga qendrat e veta të zhvilluara: Lezha u është dorëzuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqytei i principatës, është shkatërruar me themele nga turqit më parë se të binte në dorën e tyre Prizreni (1458), një qendër tjetër e zhvilluar e Principatës së Dukagjinëve. Në këto kushte, Lekë Dukagjini ka pushtuar kështjellën e Shatit në Zadrimë për ta pasur si rezidencë princërore, por u sulmua nga Skënderbeu, i cili ua ktheu menjëherë venedikasve. Pa një rezidencë princërore dhe, për një farë kohe, në mes të tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skënderbeu), Lekë Dukagjini gjeti strehim në thellësi të maleve të principatës së tij, ku ndërtoi saraje e kështjella së bashku me banorët e lirë të atyre anëve, të cilët kryezotin e tyre të derës së Dukagjinëve me gruan e tij, Teodorën e Muzakajve të Beratit dhe të gjithë oborrtarët që i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt.

Me malësorët e Principatës së Dukagjinëve, të njohur për trimëritë e tyre (M.Barleti:98), Leka, jo vetëm ringriti qytezë-kështjellat e veta, por siguroi në mënyrë të pandërprerë një ushtri të mjaftueshme që luajti rol të rëndësishim në kuadrin e trupave të Lidhjes së Lezhës nën komandën e Skënderbut dhe më pas. Në këmbin të kësaj gatishmërie, Lekë Dukagjini u siguroi malësorëve të principatës së tij dhe të gjithë atyre që u bashkuan me të për të gjetur mbrojtje, veçanërisht, pas vdekjes së Skënderbeut, lirinë brenda organizimit të tyre fisnor, të cilën në kushtet e krijuara e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqësive mbi bazë fshati e krahine.

Gjatë kësaj periudhe (1458-1481), kur ai udhëhiqte të gjitha kuvendet dhe pleqësitë e malësorëve, u ngjiz Kanuni, që u trashëgua brez pas brezi, si praktikë gjykimi dhe përmes fjalëve të urta të formuluara apo të rithëna prej tij rast pas rasti, si sentenca juridike. Ai Kanun mbeti i pashkruar, por veproi ndër shekuj si “Common law” anglez, deri sa u mblodh dhe u kodifikua prej Shtjefën Gjeçovit, në kapërcyell të shekujve XIX-XX.

Ndikimi i Lekë Dukagjinit dhe Kanunit në historinë dhe kulturën shqiptare
Në kohën kur Gjeçovi punonte mbi materialet e mbledhura kanunore, Kanuni, së bashku me autorin që e kishte dhënë atë, ishin të shenjtëruar prej të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga besimi fetar i tyre. Në popull nuk mbeti i përfolur emri i Lekë Dukagjinit, përkundrazi, ai u heroizua. Fakti që një sundimtar ishte kthyer në një hero të vërtetë, popullor e kombëtar, mund të shpjegohet sipas një teorie që thotë se masat popullore (malësorët), duke i pranuar sundimtarët dhe kalorësit si heronj të tyre, ata vetë “identifikoheshin me vlerat e prijësit dhe të fisnikërisë ose, të paktën, sepse atyre u duhej ta strukturonin botën e tyre nëpër mjet modelesh që u jepte grupi sundues” (P.Burke:169).

Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste e periudhës së Rilindjes Evropiane në gjuhën shqipe, e cila, megjithëse u përfol dhe vazhdon të përflitet edhe sot e kësaj dite, është vlerësuar nga studiues seriozë, vendas dhe të huaj, si një “vepër monumentale” (A.Budaçovi-Kryeziu:22), “kontribut në thesarin e kulturës botërore” (C. Von Schwerini Dritës 1939:502) dhe autori i saj, Lekë Dukagjini, është cilësuar “një personalitet imponues” (E.Durham:116) e “Hero Kombëtar” (J.Hahn:114) i popullit të vet. Shumë shkrimtarë dhe artistë i kanë kushtuar vepra, në mes të të cilëve Dritëro Agolli (“Mundja e Lekë Dukagjinit”, poezi, 1969), Henrik Lacaj (“Dy princa për një vashë”, dramë historike vënë në skenë me regjinë e vetë autorit dhe interpretuar nga grupi teatror i kinoteatrit “Rozafat” të Shkodrës më 1937, ku rolin e Lekë Dukagjinit e luante aktori Loro Kovaçi), arbëreshi Anton Santori (“Alessio Ducagini”, melodramë, shkruar midis viteve 1855-1860 dhe botuar më 1983), piktori Naxhi Bakalli (“Kuvendi i Dukagjinit”, tablo murale 4x3.2m në Muzeun Historik të Burrelit, 1986), piktori kosovar Engjëll Berisha (“Rrënjët e Dukagjinit”, vizatime 1950-1956), piktori Simon Rrota (“Lekë Dukagjini”, portret, koleksion privat në Shkodër), skulptori Sotir Kosta (“Lekë Dukagjini”, portret në bronz-GKA Tiranë dhe Muzeu Kombëtar i Skënderbeut në Krujë, 1982) etj.

Si apokrif i Lekë Dukagjinit ka mbetur portreti i i Simon Rrotës (1887-1961), i cili e paraqet autorin e Kanunit në pamje ballore, me një vështrim të mprehtë ku bashkohet zgjuarsia dhe urtësia, veshur më një jelek të kostumit tradicional të malësorëve të veriut, me shpatë në brez dhe me një dorëshkrim të Kanunit në dorën e majtë, që të sugjeron intelektualin humanist të shek.XV.

Rëndësia e Lekë Dukagjinit dhe Kanunit në historinë dhe kulturën shqiptare
Kur bëhet fjalë për fisnikun fiorentinas me “një personalitet të jashtëzakonshëm”, Lorenzo de’ Medici, me të cilin ne kemi dashur ta përafrojmë Lekë Dukagjinin që në fillim të këtij jetëshkrimi, shkruhet se “ishte një politikan gjenial, i cili mund të dallonte pushtetin e njëmendët nga shfaqjet e jashtme të tij. Frontespisi i librit të tij e tregon në rrugët e Firences, të veshur si një qytetar i thjeshtë, të rrethuar prej vajzash që këndojnë baladat e tij. Në të vërtetë, Lorenzo-ja ishte një poet i mirë dhe përkrahësi më bujar i poetëve të tjerë si dhe i shkencëtarëve e filozofëve” (K.Clark:106). Kështu mund ta përfytyrojmë deri në një farë shkalle edhe Lekë Dukagjinin, poezitë e të cilit do të ishin sentencat e Kanunit .

Nëse ky krahasim nuk do të shkonte, si çdo krahasim tjetër, së paku, Principata e Dukagjinëve mund të përqasej me oborret më të vogla të Italisë veriore në çerekun e fundit të shek.XV, të cilëve “Rilindja u detyrohet thuajse po aq sa Firences” (K.Clark:107). Dhe Leka mund të përafrohej, ndoshta, me Dukën e Urbinos, Frederigo Montefeltro, i cili “nuk ishte vetëm një burrë jashtëzakonisht i kulturuar dhe i mençur, por edhe strategu i madh i kohës së vet, që diti të mbronte zotërimet e tij prej katilëve që e rrethonin. Ishte koleksionist i pasionuar librash dhe portretet e tij të çmuara e tregojnë duke lexuar një nga dorëshkrimet e tij. Eshtë i veshur me parzmore dhe tërë pajimet luftarake... Pallatin e tij nisën ta ndërtonin si kështjellë mbi një shkëmb thuajse të pakalueshëm dhe vetëm më pas, kur fituan siguri, lejuan t’i jepnin atij pamjen e butë dhe të stërholluar, që e bënë një nga monumentet më të bukura arkitektonike të botës” (K.Clark:107 ).

Ne sot nuk jemi në gjendje as të restaurojmë një kështjellë a pallat princëror të Lekë Dukagjinit, aq më pak, të mund ta vlerësojmë atë që nuk ekziston me superlativa: “më i bukuri në botë, në mesdhe apo rajon”, sepse në atë kohë “kështjella e qytete të lulëzuara (shqiptare)... me pallate e monumente... u zhduknë nga faqja e dheut ... mbetnë si hieje të bukurisë dhe shkëlqimit të vjetër” (F.S.Noli :591-592). Por Kanuni i Lekë Dukagjinit është vërtetë monumenti më i rëndësishëm i kulturës shqiptare gjatë periudhës së Rilindjes Evropiane, që ka gjalluar prej gjashtë shekujsh dhe ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në jetën e popullit, në gjuhën e të cilit është krijuar.

Kronologjia e jetës së Lekë Dukagjinit
  • Shek.VII- Përmenden për herë të parë “Dukagjinët e Arbërisë”. Disa mendojnë se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku në kufirin e rrethinave të Pukës me Mirditën, afër fshatit Dardhë, ku kanë qenë të vendosur fillimisht të parët e Principatës së Dukagjinëve.
  • 1202-4- Dukagjinët pushtuan Zadrimën dhe u shtrinë shumë shpejt në Shqipërinë e veriut me kryeqendër Lezhën. Disa mendojnë se në këtë kohë Dukagjinët u shfaqën në trojet arbërore të ardhur nga Franca si kryqtarë dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga përngjitja e titullit Dukë me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, që do të thoshte Djali i Gjinit.
  • 1356- Kur osmanët shkelin për herë të parë në Ballkan, Principata e Dukagjinëve është zgjeruar në Shqipërinë veri-lindore dhe ka një qendër të dytë në Fand, krahinë e Mirditës së sotme. Disa mendojnë se aso kohe Principata e Dukagjinëve përfaqësohej me dy degë.
  • 1389- Beteja e Fushëkosovës. Thyhet nga osmanët koalicioni ballkanas, në të cilin bënte pjesë edhe Principata e Dukagjinëve, sadoqë ndër burime nuk përmendën.
  • 1393- Dukagjinët ua dorëzojnë qytetin e Lezhës venedikasve, që të mos binte nën sundimin e osmanëve, duke ruajtur të drejtën e një të tretës së të ardhurave.
  • 1406- Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i përmendur për urtësi, vihet në krye të Principatës së Dukagjinëve me kryeqendër Ulpianën (qytet i themeluar prej tij), ku mbretëron së bashku me të vëllanë Nikollë Dukagjinin, i shquar për trimëri.
  • 1410- lind në Ulpiana princi trashëgimtar i Pal Dukagjinit, Lekë Dukagjini, formimi kulturor i të cilit mendohet të jetë bërë në qendra të zhvilluara të kohës, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe një vëlla, Palin, me zgjuarsi të jashtëzakonshme, por të verbër; një motër, Roza, me bukuri të rrallë e shumë krenare dhe, ndoshta, një tjetër me emrin Maria, që do të bëhet gruaja e Gjon Muzakës së Beratit.
  • 1432- Pal Dukagjini me të vëllanë, Nikollën, mbështesin së bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshëm të Skënderbeut, në kryengritjen e tij të suksesshme kundër forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qenë gruaja e Pal Dukagjinit, e ëma e Lekës.
  • 1444- Pal dhe Nikollë Dukagjini janë pjesëmarrës të Besëlidhjes së Skënderbeut në Lezhë. Ata mbështesin Lidhjen me 5 000 ushtarë nga 15 000 që kishte gjithsej Skënderbeu. Pali shoqëron Skënderbeun në Krujë.
  • 1444- Beteja e Torvjollit ku marrin pjesë edhe trupat e Principatës së Dukagjinëve nën komandën e Tanush Topisë. Pali, së bashku me princër të tjerë, do të presë në Krujë Skënderbeun për ta përshëndetur për fitoren.
  • 1445- Në dasmën e Mamicës, së motrës së Skënderbeut në Muzakinë, shfaqet për herë të parë princi Lekë Dukagjini. Dueli i tij me Lekë Zakarinë për dorën e princeshës së bukur Jerina Dushmani.
  • 1446- Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij në krye të Principatës së Dukagjinëve e zë i biri, Lekë Dukagjini.
  • 1447- Vriten në pusi Lekë Zakaria së bashku me Bozhdar Çërnoviçin dhe për këtë përflitet Lekë Dukagjini.
  • 1447- Nikollë Dukagjini, i nxitur nga njerëzit e Skënderbeut, pushton përkohësisht Shatin, ndërkohë që Dejën e kanë marrë venedikasit. Skënderbeu i shpall luftë Venedikut.
  • 1447- Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i përmendur për urtësi, vihet në krye të Principatës së Dukagjinëve me kryeqendër Ulpianën (qytet i themeluar prej tij), ku mbretëron së bashku me të vëllanë Nikollë Dukagjinin, i shquar për trimëri.
  • 1447-8- Skënderbeu rrethon Dejën, Shkodrën dhe Durrësin, qytete në zotërim të venedikasve. Përkrah Skënderbeut është Nikollë Dukagjini.
  • 1448- Paqja e Skëndebeut me Venedikasit. Lekë Dukagjini nuk merr pjesë.
  • 1451- Martesa e Skënderbeut. Lekë Dukagjini nuk merr pjesë.
  • 1451-1452- Komploti i Krrabës kundër Skënderbeut. Përflitet Lekë Dukagjini.
  • 1452- Pajtimi i parë i Lekë Dukagjinit me Skënderbeun në Durrës.
  • 1454- Breksamus, diplomat i Lekë Dukagjinit, përfaqëson Skënderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatësh për Lekën prej mbretit Alfons.
  • 1458- Bie Prizreni, qendra më e zhvilluar tregtare e kulturore e Principatës së Dukagjinëve, ndërkohë që kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkatërruar nga themelet para Prizrenit.
  • 1458- Lekë Dukagjini pushton kështjellën e Shatit që ishte në zotërim të venedikasve. Skënderbeu ndërhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve.
  • 1458-81- Lekë Dukagjini ndërton disa kështjella në thellësi të trojeve të principatës së vet, forcon pushtetin vendor të malësorëve, shtetas të tij, që jetonin brez pas brezi në gjendje të lirë dhe institucionalizon përmes praktikave gjyqësore një sistem j juridiko-popullor, që do të trashëgohet përmes fjalëve të urta të thëna nga ai, si një vepër fondamentale e kulturës humaniste shqiptare . Kjo vepër, e ruajtur në një shqipe kaq të bukur, që u mblodh nga Shtjefën Gjeçovi në kapërcyellin e shek.XIX-XX, është Kanuni i Lekë Dukagjinit.
  • 1461- Përflitet Lekë Dukagjini se u është drejtuar turqve për aleancë. Papa Piu II e kërcënon me çkishërim.
  • 1463- Papa Piu II ndërhyn për pajtimin e Lekë Dukagjinit me Skënderbeun.
  • 1463- Pajtimi i dytë me Skënderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skënderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernoviçin e Malit të Zi.
  • 1465- në betejën e Sfetigradit Lekë Dukagjini shpëton prej vdekjes Skënderbeun.
  • 1466- Leka dhe Nikel Moneta komandojnë 13 mijë forca shqiptare përkrah Skënderbeut kundër Ballaban Pashës.
  • 1468- në Shkodër thyhen trupat osmane prej ushtrisë shqiptare pa pjesëmarrjen e Skënderbeut. Mendohet se kjo fitore është arritur nën drejtimin e Lekë Dukagjinit.
  • 1468- Vdes Skënderbeu. Lekë Dukagjini është ndër kryetrimat shqiptarë që iu ndodh pranë deri në çastet e fundit të jetës.
  • 1477- Leka në mbrojtje të Krujës, ku duhet të ketë mbetur i plagosur, pasi u përfol se mbet i vrarë.
  • 1479- Venecianët nënshkruajnë pushtimin e Shqipërisë prej turqve, por Lekë Dukagjini vazhdon rezistencën kështjellave që kishte ngritur thellësive të maleve të principatës së tij.
  • 1481- Lekë Dukagjini përmendet për herë të fundit në dokumentet e kohës, duke kaluar nga Raguza për në principatën e tij.
  • 1481- mendohet vdekja e Lekë Dukagjinit, pinjolli më i fundit i Principatës së Dukagjinëve. Asnjë dokument nuk flet për vendvarrimin e tij. Gojëdhëna thotë se iku duke bekuar lirinë e viseve shqiptare dhe duke mallkuar robërimin e tyre, derisa të zotët të kthehen në trojet e veta.Kjo profeci e Lekë Dukagjinit, materializuar në Kanunin që mban emrin e tij, ka vepruar mrekullisht ndër banorët e Principatës së Dukagjinëve, të cilët kanë ruajtur gjuhën e tyre shqipe, traditat e të parëve, besimin fetar të kishës perëndimore (me disa përjashtime) dhe lirinë për t’u vetadministruar (relativisht) deri në ditët e sotme.
 
E mahnitshme sperto qe i shkru apo i kopjo ti ???
 
edhe ky shkrim ka shune gjana te pasakta, sepse sa e lexova kuptova qe asht historia e kodifikuesit te madh shqiptar Leke Dukagjini, sipas historianeve te enver hoxhes...

sa qesharake, Leke dukagjini iku duke prediku sa kam qesh....kshu aaht kur t...b

asnje nuk e njeh historine e maleve nga ata qe kane jetu aty dhe kane gojedhana,.....
 
edhe ky shkrim ka shune gjana te pasakta, sepse sa e lexova kuptova qe asht historia e kodifikuesit te madh shqiptar Leke Dukagjini, sipas historianeve te enver hoxhes...

sa qesharake, Leke dukagjini iku duke prediku sa kam qesh....kshu aaht kur t...b

asnje nuk e njeh historine e maleve nga ata qe kane jetu aty dhe kane gojedhana,.....

Shyqyr qe e njeh ti dhe ..ja na sill ti ato origjinalet te mesojme e ne e paditurit
 
kur te heqesh ate shkrimin grek ...
shqip ngjan ma bukur

“perjetsisht une”

qe keni kto sindroma stokholmi
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.